14/06/2021
Nxënës të dashur,
📣 Kemi kënaqësinë të prezantojmë kampanjën “𝐄𝐤𝐬𝐩𝐥𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐛𝐨𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞” në Busulla.COM, të organizuar nga Kosovo Career Development Foundation - KCDF dhe Programi ’Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt’ – ASSET.
Me anë të kësaj kampanje, përmes videove të profesionistëve të ndryshëm, të realizuara nga nxënësit e gjimnazeve partnere të Programit ASSET, dëshirojmë të ju njoftojmë me botën e profesioneve me qëllim që të merrni informata të sakta dhe të qarta rreth profesioneve të preferuara.
Videot e 3 profesioneve të para mund t’i ndiqni në vijim:
👩🎨 https://busulla.com/occupations/mesimdhenes-e-i-e-artit
👩🏫 https://busulla.com/occupations/mesimdhenes-e-i-e-shkolles-se-mesme-te-larte
📒 https://busulla.com/occupations/educational-psychologist
Këto video janë realizuar nga nxënësit e gjimnazeve Hajdar Dushi – Gjakovë Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt, Xhelal Hajda Toni – Rahovec Shkolla e Mesme e Lartë "Xhelal Hajda - TONI" Rahovec dhe Haxhi Zeka – Istog Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog, në kuadër të aktivitetit Zhvillimi i Shkathtësive në Video Produksion gjatë vitit shkollor 2020/21, organizuar nga Programi i USAID ‘Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt’ dhe Fondacionit Kosovar për Zhvillim të Karrierës (KCDF).
Na përcjellni gjatë javës për risitë tjera!
Psikologët shkollor u japin mbështetje psikologjike dhe emocionale nxënësve që kanë nevojë për to. Ata janë të aftë të mbështesin profesionalisht nxënësit dhe gjithashtu bëjnë administrimin e testeve dhe vlerësimeve psikologjike. Kur është e nevojshme, ata gjithashtu këshillohen...