Qendra e Karrierës - IAAP "Hoxhë Kadri Prishtina" - Fushë Kosovë

Qendra e Karrierës - IAAP "Hoxhë Kadri Prishtina" - Fushë Kosovë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra e Karrierës - IAAP "Hoxhë Kadri Prishtina" - Fushë Kosovë, School, Fushë, Fushë Kosovë.

Qendra e Karrierës “Hoxhe Kadri Prishtina” – Fushë Kosovë është hapësirë e dedikuar për orientimin profesional, zhvillimin e aftësive dhe ndërlidhjen e nxënësve me tregun e punës.

🌱💻 MUNDËSI PËR NXËNËSIT DHE TË RINJTË!Digital Green Innovation Competition 2026 ju fton të ndani ide kreative që kombino...
26/08/2026

🌱💻 MUNDËSI PËR NXËNËSIT DHE TË RINJTË!

Digital Green Innovation Competition 2026 ju fton të ndani ide kreative që kombinojnë teknologjinë dhe qëndrueshmërinë për të zgjidhur probleme reale të bizneseve në Kosovë.

💡 A keni një ide që ndihmon në kursimin e energjisë, ujit apo burimeve, reduktimin e mbetjeve ose zhvillimin e bizneseve më të qëndrueshme?

🚀 Nuk kërkohet një zgjidhje e përfunduar – mjafton një ide e mirë! Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësi për mentorim dhe zhvillim të idesë.

📢 Nxënës, sfidoni veten dhe sillni idenë tuaj!

https://www.facebook.com/share/p/1DMpbvATTX/?mibextid=wwXIfr

💡 A keni ndonjë ide innovative që mund ta ndihmojë një biznes të kursejë energji, ujë apo resurse, të reduktojë mbetjet ose të bëhet më i qëndrueshëm përmes digjitalizimit?

🌱 Digital Green Innovation Competition 2026 kërkon ide që kombinojnë teknologjinë me qëndrueshmërinë për të adresuar sfida reale të bizneseve në Kosovë.

Nuk ka nevojë të keni zgjidhjen përfundimtare tani – në fazën e parë filloni vetëm me koncept!

📅 Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2026.

Për më shumë, vizitoni linkun dhe filloni aplikimin:
https://gpek.universum-fr.org/sq

Digital Green Innovation Competition 2026 implementohet nga Kolegji Universum KU, për projektin “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK). GPEK është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.

# SDC
------
💡 Imate inovativno ideju koja može pomoći preduzeću da uštedi energiju, vodu ili resurse, smanji otpad ili postane održivije kroz digitalizaciju?

🌱 Digital Green Innovation Competition 2026 traži ideje koje kombinuju tehnologiju i održivost kako bi odgovorile na stvarne izazove sa kojima se suočavaju preduzeća na Kosovu.

Ne morate imati potpuno razvijeno rešenje – u prvoj fazi počinjete samo sa konceptom.

🏢 Prijave su otvorene do 30. septembra 2026. godine.

Za više informacija, posetite link i započnite prijavu: https://gpek.universum-fr.org/sr

Digital Green Innovation Competition 2026 sprovodi Univerzum koledž, za projekat „Ozelenjavanje privatnih preduzeća na Kosovu“ (GPEK). GPEK je projekat finansiran od Švajcarske agencije za razvoj i saradnju (SDC), sufinansiran od Švedske i sproveden od Helvetasa.



------

💡 Do you have an innovative idea that could help a business save energy, water, or resources, reduce waste, or become more sustainable through digitalization?

🌱 Digital Green Innovation Competition 2026 is looking for ideas that combine technology and sustainability to address real challenges faced by businesses in Kosovo.

You don’t need to have a fully developed solution now – in the first stage all you need is a concept.

📅 Applications are open until 30 September 2026.,

For more information, visit the link and start your application: https://gpek.universum-fr.org/en

Digital Green Innovation Competition 2026 is implemented by Universum College for the Greening Private Enterprises in Kosovo (GPEK) project. GPEK is a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), co-funded by Sweden and implemented by Helvetas.

# SDC

📚 Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën X-të për vitin shkollor 2026–2027!🎓 Bëhu pjesë e SHMP “Hoxhë Kadr...
06/07/2026

📚 Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën X-të për vitin shkollor 2026–2027!

🎓 Bëhu pjesë e SHMP “Hoxhë Kadri Prishtina” në Fushë Kosovë dhe ndërto të ardhmen tënde me një profesion.

🗓️ Afati i regjistrimit: 7, 8 dhe 9 korrik 2026
🕗 Orari: 08:00 – 16:00
📍 Adresa: Bresje, Fushë Kosovë

E ardhmja fillon me një profesion! Ju mirëpresim! 🎉

Historia e suksesit – Ilir KrasniqiMe krenari prezantojmë historinë frymëzuese të ish-nxënësit të Shkollës Profesionale ...
13/06/2026

Historia e suksesit – Ilir Krasniqi

Me krenari prezantojmë historinë frymëzuese të ish-nxënësit të Shkollës Profesionale “Hoxhë Kadri Prishtina” në Fushë Kosovë, Ilir Krasniqi, i cili me punë, përkushtim dhe disiplinë ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në futbollin profesionist.

Iliri hapat e parë në futboll i hodhi në Fushë Kosovë, ndërsa një pjesë të rëndësishme të formimit të tij e kaloi në shkollën tonë. Gjatë viteve të shkollimit, ai u dallua jo vetëm për edukatën, sjelljen shembullore dhe respektin ndaj mësimdhënësve e bashkëmoshatarëve, por edhe për talentin e tij të jashtëzakonshëm në futboll, duke treguar që herët potencialin për të ndërtuar një karrierë të suksesshme sportive.

Falë përkushtimit dhe punës së pandërprerë, Iliri arriti të bëhet një nga futbollistët më të vlerësuar të gjeneratës së tij. Gjatë karrierës së tij, ai është përzgjedhur dhe vlerësuar disa herë si “Lojtari i Vitit”, një dëshmi e cilësive të tij sportive dhe profesionale.

Karrierën profesionale e zhvilloi fillimisht me FC Llapin, ku realizoi mbi 100 paraqitje dhe u shqua si një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin kosovar. Më pas vazhdoi rrugëtimin e tij në Ukrainë, duke luajtur për Kolos Kovalivka dhe aktualisht për Polissya Zhytomyr në Premier Ligën e Ukrainës.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera i siguruan vend edhe në Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka përfaqësuar vendin në grupmoshat U19, U21 dhe në ekipin A të Kosovës, duke mbrojtur me krenari ngjyrat e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Sot, Ilir Krasniqi është dëshmi e qartë se talenti, puna e palodhur, përulësia dhe karakteri i mirë janë çelësi i suksesit. Ai mbetet një shembull frymëzimi për nxënësit tanë dhe për të gjithë të rinjtë që synojnë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Shkolla Profesionale “Hoxhë Kadri Prishtina” në Fushë Kosovë ndihet krenare për arritjet e ish-nxënësit tonë dhe i uron Ilirit suksese të reja në çdo hap të karrierës së tij.

“Nga bankat e shkollës deri te fanella e Kombëtares së Kosovës – një rrugëtim që dëshmon se ëndrrat realizohen me punë, përkushtim dhe besim në vetvete.” 🇽🇰⚽🏆✨

Aktivitet sensibilizues në kuadër të projektit “Errësirë–Dritë”Në kuadër të projektit për parandalimin e përdorimit të d...
02/06/2026

Aktivitet sensibilizues në kuadër të projektit “Errësirë–Dritë”

Në kuadër të projektit për parandalimin e përdorimit të drogave “Errësirë–Dritë”, më 30 prill 2026 në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, me qëllim informimin e nxënësve mbi pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe rëndësinë e zgjedhjeve të shëndetshme në jetë.

Pas ligjëratës së mbajtur nga Policia e Kosovës, projekti vazhdoi falë interesimit dhe vullnetit të madh të nxënësve për t’u angazhuar më tej në këtë temë me rëndësi shoqërore. Projekti u mbështet dhe u koordinua nga Këshilltarja e Karrierës, në bashkëpunim të ngushtë me Psikologen e Shkollës, të cilat përmes angazhimit dhe përkushtimit të tyre inkurajuan nxënësit të shprehin kreativitetin, idetë dhe mendimin e tyre kritik lidhur me temën “Errësirë–Dritë”.

Si rezultat, nxënësit realizuan punime të ndryshme artistike dhe edukative, përmes të cilave përcollën mesazhe të fuqishme sensibilizuese kundër përdorimit të drogave dhe në favor të një jete të shëndetshme dhe të suksesshme.

Më 2 qershor 2026, në Qendrën e Karrierës, u organizua ekspozita përmbyllëse e projektit, ku nxënësit shpalosën punimet e tyre para komunitetit shkollor. Përveç ekspozitës, u zhvillua edhe një aktivitet interaktiv, gjatë të cilit nxënësit prezantuan mesazhe motivuese dhe ndërgjegjësuese, duke promovuar vlerat e një jete të shëndetshme, larg drogave dhe dukurive të tjera negative.

Ekspozita dhe aktivitetet përcjellëse shërbyen si një platformë e rëndësishme për promovimin e
kreativitetit, vetëdijesimit dhe përgjegjësisë shoqërore.

Në kuadër të aktiviteteve promovuese dhe prezantimit të drejtimeve dhe profileve që ofron shkolla jonë, gjatë këtyre dit...
29/05/2026

Në kuadër të aktiviteteve promovuese dhe prezantimit të drejtimeve dhe profileve që ofron shkolla jonë, gjatë këtyre ditëve realizuam vizita në SHFMU “Mihal Grameno” si dhe në ShFMU “Mihal Grameno” Aneksi 2.

Gjatë takimeve me nxënësit e klasave të nënta, prezantuam mundësitë e shumta që ofron arsimi profesional, drejtimet dhe profilet tona, si dhe rëndësinë që kanë shkollat profesionale në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe zhvillimin e karrierës së tyre.

Shkollat profesionale luajnë një rol shumë të rëndësishëm në aftësimin praktik dhe profesional të nxënësve, duke u ofruar atyre njohuri konkrete, shkathtësi profesionale dhe mundësi më të mëdha për punësim dhe vazhdim të studimeve. Përmes profileve të ndryshme, nxënësit kanë mundësi të zbulojnë talentin dhe potencialin e tyre, duke ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të suksesshme.

Falënderojmë drejtorinë, mësimdhënësit dhe nxënësit për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre vizitave.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) mbajti një ligjëratë në shkollën tonë me temën: “Luftimi i fenomeneve si ...
26/05/2026

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) mbajti një ligjëratë në shkollën tonë me temën: “Luftimi i fenomeneve si dhuna në baza gjinore dhe dhuna në familje”.

Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të informohen më shumë rreth formave të dhunës, pasojave që ato shkaktojnë në shoqëri, si dhe mënyrave të raportimit dhe parandalimit të tyre. Ligjëruesi ndau informacione të rëndësishme mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe rëndësinë e krijimit të një ambienti të sigurt dhe të respektueshëm për të gjithë.

Aktiviteti u zhvillua në formë bashkëbisedimi interaktiv, ku nxënësit shprehën mendimet dhe pyetjet e tyre lidhur me këtë temë shumë të ndjeshme dhe me rëndësi shoqërore. Ky aktivitet ndikoi në ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për rëndësinë e respektit, tolerancës dhe reagimit ndaj çdo forme të dhunës.

Gjatë këtyre ditëve, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpresë nxënësit e klasave të nënta nga SHFMU “Daut Bogujevci” dh...
20/05/2026

Gjatë këtyre ditëve, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpresë nxënësit e klasave të nënta nga SHFMU “Daut Bogujevci” dhe SHFMU “Selman Riza”.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të promovimit të shkollës sonë, me qëllim informimin dhe njohjen sa më të afërt të nxënësve me drejtimet dhe profilet që ofron shkolla jonë, si dhe me mundësitë profesionale dhe zhvillimore që i presin në të ardhmen.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve promovuese, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë për Save the Children Kosova për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë përmes materialeve promovuese, të cilat kontribuan në realizimin sa më të suksesshëm të këtij aktiviteti.

Të gjithë nxënësve ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre drejt përzgjedhjes së profesionit të ardhshëm, duke u dëshiruar arritje, zhvillim dhe suksese të vazhdueshme.

18/05/2026
📢 Njoftim: Java e Dyerve të HapuraMe kënaqësi ju njoftojmë se në SH.M. Profesionale “Hoxhë Kadri Prishtina” do të organi...
06/05/2026

📢 Njoftim: Java e Dyerve të Hapura

Me kënaqësi ju njoftojmë se në SH.M. Profesionale “Hoxhë Kadri Prishtina” do të organizohet Java e Dyerve të Hapura në datat 6, 7 dhe 8 maj.

Ftojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që të na vizitojnë nga afër për t’u njohur me ambientet e shkollës, stafin profesional si dhe mundësitë që ofrojmë për zhvillim akademik dhe profesional.

🔹 Drejtimet që ofron shkolla jonë janë:
👉 Drejtimi Ekonomik:

* Banka dhe Sigurime
* Kontabilitet
* Shpedicion dhe Logjistikë

👉 Drejtimi Administratë:

* Asistent Administrativ
* Asistent Juridik

📍 Ju mirëpresim në shkollën tonë për të zbuluar më shumë rreth mundësive për të ardhmen tuaj!

Sot në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim zyrtarë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, të cilët mbajtën...
06/05/2026

Sot në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim zyrtarë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, të cilët mbajtën një ligjëratë shumë të vlefshme për nxënësit tanë.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth rolit dhe funksionit të Bankës Qendrore, rëndësisë së stabilitetit financiar, si dhe mënyrës se si funksionon sistemi bankar në vend. Një theks i veçantë iu kushtua edukimit financiar, duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë më mirë menaxhimin e parasë, kursimet dhe marrjen e vendimeve të përgjegjshme financiare.

Kjo ligjëratë ishte një mundësi e shkëlqyer për të lidhur njohuritë teorike me praktikat reale dhe për të motivuar nxënësit drejt zhvillimit të shkathtësive të rëndësishme për jetën e përditshme.

Falënderojmë përzemërsisht zyrtarët nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në edukimin e të rinjve tanë.

Address

Fushë
Fushë Kosovë
120000

Telephone

+38338534901

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Karrierës - IAAP "Hoxhë Kadri Prishtina" - Fushë Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category