Introspektri-Qendra Psikologjike

Introspektri-Qendra Psikologjike Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Introspektri-Qendra Psikologjike, Child Development, Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë.

Një raport i rëndësishëm që evidenton sfidat dhe nevojën për fuqizimin e mbështetjes profesionale, të qasshme dhe të qën...
03/09/2026

Një raport i rëndësishëm që evidenton sfidat dhe nevojën për fuqizimin e mbështetjes profesionale, të qasshme dhe të qëndrueshme për fëmijët me nevoja të veçanta në sistemin arsimor.

ZKA: Sistemi arsimor nuk siguron ende mbështetje të barabartë dhe të qëndrueshme për nxënësit me nevoja të veçanta

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Mbështetja e Nxënësve me Nevoja të Veçanta në Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta në Kosovë” për periudhën 2022-2025 me fokus në funksionimin e mekanizmave për identifikimin, vlerësimin dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Subjekt i këtij auditimi kanë qenë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) në Komunën e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicë, si dhe 10 shkolla publike.

Rezultatet e auditimit tregojnë se sistemi arsimor nuk siguron ende mbështetje të barabartë, të qëndrueshme dhe të bazuar në nevojat reale të nxënësve. Ekipet vlerësuese komunale nuk kanë funksionuar në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa kapacitetet profesionale dhe mbështetëse në shkolla, përfshirë asistentët, mësuesit mbështetës, psikologët dhe pedagogët nuk janë të mjaftueshme dhe shpërndarja e tyre nuk mbështetet në analiza të dokumentuara të nevojave.

Po ashtu auditimi ka evidentuar mangësi në monitorimin dhe koordinimin institucional. Të dhënat për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në Sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim (SMIA) kanë shfaqur mospërputhje me gjendjen e evidentuar në terren, ndërsa në disa raste mungesa e mbështetjes institucionale është kompensuar nga prindërit përmes angazhimit të asistentëve privatë.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi se arsimi gjithëpërfshirës nuk nënkupton vetëm përfshirjen e nxënësve në shkollë, por sigurimin e mbështetjes së duhur që u mundëson atyre të zhvillojnë potencialin dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në procesin mësimor. Znj. Spanca tha se rezultatet e auditimit tregojnë se nevojitet një qasje më e koordinuar dhe e bazuar në nevojat reale të nxënësve në mënyrë që mbështetja të jetë e qasshme dhe në kohë për secilin nxënës.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë 14 rekomandime me qëllim të përmirësimit të funksionimit të ekipeve vlerësuese, planifikimit të kapaciteteve mbështetëse, cilësisë së të dhënave dhe monitorimit institucional.

Raportin e plotë të auditimit të performancës “Mbështetja e Nxënësve me Nevoja të Veçanta në Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta në Kosovë” e gjeni këtu: https://short-url.cc/1CXiH

Nëse jeni e dashur, bashkëpunuese dhe e përkushtuar për të ofruar mbështetje me kujdes dhe përgjegjësi, ju inkurajojmë t...
26/08/2026

Nëse jeni e dashur, bashkëpunuese dhe e përkushtuar për të ofruar mbështetje me kujdes dhe përgjegjësi, ju inkurajojmë të kontaktoni në numrin e poshtëshënuar

16/06/2026
Në kuadër të projektit ‘Rinia – Agjent i Ndryshimit’, psikologu i Qendrës ‘Introspektri’, Leutrim Edipi, ishte trajner n...
16/06/2026

Në kuadër të projektit ‘Rinia – Agjent i Ndryshimit’, psikologu i Qendrës ‘Introspektri’, Leutrim Edipi, ishte trajner në tri punëtori të organizuara nga Vizioni Rinor i Shalës.”

10/06/2026

Play, learn, and grow. 🎉📚🌱

10/06/2026
10/06/2026

Address

Hajrullah Zymi
Fushë Kosovë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Introspektri-Qendra Psikologjike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share