14/09/2026
FALËNDERIM PËR KONTRIBUTIN
Drejtoria e Shkollës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë ata që kontribuan me mjete financiare për pagesën e mjeshtrit që bëri montimin dhe vendosjen e klimave në shkollën tonë në Bardh. 🏫❄️
Tashmë çdo klasë në shkollën tonë është e pajisur me klimë, duke krijuar kushte më të mira dhe më të përshtatshme për nxënësit dhe stafin e shkollës. 🌡️🤝
Një falënderim i veçantë u shkon edhe dy imamëve tanë, z. Fitim Gërguri dhe z. Bashkim Berisha, për organizimin dhe angazhimin e tyre në grumbullimin e mjeteve financiare për pagesën e punëtorit që realizoi montimin e klimave. 👏
Ky kontribut është një dëshmi e mirë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë. ❤️
🙏 Faleminderit të gjithë kontribuuesve për bujarinë dhe mbështetjen e tyre!
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës