SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë

SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë

Share

[email protected]

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Vëllezërit Frasheri" në Miradi të Poshtme së bashku me dy paralelet e ndara fizike në Vragoli dhe Miradi e Epërme - Komuna Fushë Kosovë

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 04/06/2026

Nxënësit tanë edhe këtë vit dëshmuan kreativitet, talent dhe përkushtim në realizimin e muraleve artistike, duke e bërë ambientin e shkollës më të bukur dhe më frymëzues.
Për kontributin e tyre të çmuar, u shpërndanë mirënjohje si shenjë vlerësimi për punën, angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aktiviteti. Falënderim i veçantë shkon edhe për mësimdhënësen e Artit Figurativ, Teuta Ismajli, e cila me udhëzimet, përkushtimin dhe mbështetjen e saj udhëhoqi nxënësit në realizimin e këtyre punimeve të mrekullueshme.
Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre krijues!

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 02/06/2026

Festa e Abetares

Edhe nxënësit e paraleles së ndarë I/2 në Vragoli me mësuese Fiona Mehmeti, festuan me gëzim përfundimin e rrugëtimit të tyre me Abetaren. Me recitime, këngë e valle ata prezentuan para prindërve, mësimdhënësve dhe dtejtoreshës së shkollës, gjithçka që kanë mësuar gjatë këtij viti shkollor.

Kjo festë shënoi një hap të rëndësishëm në jetën e tyre shkollore, pasi tashmë ata kanë fituar një mik të ri për gjithë jetën, librin.

Urime nxënësve për suksesin e arritur dhe shumë suksese në rrugën e dijes!

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 02/06/2026

Festa e Abetares

Pas një viti të mbushur me përkushtim, punë dhe përpjekje të vazhdueshme, nxënësit e klasës I/1 në Miradi të Poshtme me mësuese Zymrije Hajdini, festuan me krenari Festën e Abetares. Gjatë gjithë vitit shkollor, ata i mësuan shkronjat një nga një, me durim e këmbëngulje, ashtu si bleta që mbledh nektarin për të krijuar mjaltin. Sot, fryti i asaj pune është i dukshëm: të gjithë nxënësit e klasës tashmë lexojnë e shkruajnë bukur dhe me plot vetëbesim.

Të veshur bukur dhe plot entuziazëm, nxënësit performuan para prindërve, gjyshërve, mësimdhënësve dhe drejtoreshës së shkollës. Me këngë, valle, skeçe dhe poezi kushtuar Abetares, nxënësit shprehën gëzimin dhe mirënjohjen e tyre për librin e parë që u hapi dyert e botës së dijes.

Abetarja mbetet një libër i veçantë, mikja e parë e çdo fëmije në rrugëtimin drejt njohurive. Ndarja nga ajo shënon fundin e një etape të rëndësishme dhe fillimin e një aventure të re në botën e leximit dhe të mësimit.

Falenderim i veçantë për prindërit që ndihmuan organizimin dhe bënë që festa të jetë më madhështore.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të bukur dhe shumë suksese në rrugëtimin drejt dijes!

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 02/06/2026

📚✨ Festa e Abetares në shkollën “Vëllezërit Frashëri” – Miradi e Epërme ✨📚
Me shumë gëzim, emocion dhe krenari u shënua Festa e Abetares në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Miradi të Epërme. Nxënësit e klasës së parë prezantuan një program të pasur artistik me këngë, recitime dhe aktivitete të ndryshme, duke treguar me sukses hapat e tyre të parë në botën e dijes dhe të leximit.
Atmosfera festive u zbukurua nga buzëqeshjet e fëmijëve, duartrokitjet e prindërve dhe përkushtimi i mësimdhënësve, duke e bërë këtë ditë një kujtim të veçantë për të gjithë të pranishmit.
Falënderim i veçantë i dedikohet prindit Valmir Pirraku, si dhe të gjithë prindërve të klasës së parë, veçanërisht nënave që përgatitën dhe sollën ëmbëlsira të ndryshme, duke kontribuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj feste. Mirënjohje për angazhimin e tyre në krijimin e një ambienti të ngrohtë, festiv dhe mikpritës për fëmijët.
Urime të përzemërta të gjithë nxënësve për përfundimin me sukses të Abetares! Ju dëshirojmë shumë suksese, dashuri për librin dhe arritje të reja në rrugëtimin tuaj arsimor. 📖🌟
Mësuesja e klasës së parë: Albana Bytyqi

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 01/06/2026

Sot, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nxënësit e klasës së 8-të prezantuan punën e tyre kushtuar të drejtave të fëmijëve. Përmes prezantimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, ata rikujtuan rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të çdo fëmije, duke përcjellë mesazhe të vlefshme për barazi, edukim dhe mirëqenie.

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 01/06/2026

Në kuadër të programit “Sporti në Shkolla”, për dy ditë me radhë në sallën e sportit të shkollës sonë, SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Miradi të Poshtme, u mbajtën Garat Republikane në Basketboll 3x3. Në këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv morën pjesë nxënës dhe ekipe nga shkolla të ndryshme të Kosovës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme sportive, garuese dhe miqësore.
Gjatë dy ditëve të garave u zhvilluan ndeshje cilësore dhe mjaft interesante, ku nxënësit treguan talent, përkushtim, disiplinë dhe frymë të lartë sportive. Shkolla jonë pati kënaqësinë dhe nderin të jetë mikpritëse e kësaj ngjarjeje në nivel republikan, duke kontribuar në promovimin e sportit, bashkëpunimit dhe vlerave pozitive tek të rinjtë.
Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, ekipet më të mira kanë siguruar pjesëmarrjen në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet të mërkurën. Finalja pritet të sjellë ndeshje emocionuese dhe konkurrencë të fortë për titullin kampion.
Falënderojmë organizatorët, gjyqtarët, mësimdhënësit, ekipet pjesëmarrëse dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Ekipeve finaliste u dëshirojmë suksese në finalen e së mërkurës dhe arritje të reja në të ardhmen.
🏀🏆👏

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 27/05/2026

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, drejtoria e shkollës ua përcjell urimet më të sinqerta të gjithë nxënësve, prindërve dhe kolektivit tonë, duke u dëshiruar lumturi dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja.

Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, harmoni, mirësi dhe begati në çdo familje. Urojmë që fryma e solidaritetit, respektit dhe dashurisë njerëzore të na shoqërojë gjithmonë në jetën dhe punën tonë të përditshme.

Photos from SHFMU "Vëllezërit Frashëri" Miradi e Poshtme KK Fushë Kosovë's post 26/05/2026

Ekspozitë në shkollën tonë
Arsimtarja e Artit figurativ Teuta Ismajli

25/05/2026

Dita e Shkollës
25.5.2026

Want your school to be the top-listed School/college in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:30
Tuesday 07:00 - 17:30
Wednesday 07:00 - 17:30
Thursday 07:00 - 17:30
Friday 07:00 - 17:30