The British School of Kosova

The British School of Kosova BSK është shkollë jo-publike që ofron standardet më të larta të arsimit bashkëkohor dhe cilësor.

Qëllimi i shkollës është që të gjithë nxënësit të:

• Arrijnë nivelin më të lartë akademik sipas aftësive individuale;
• Sfidohen për të përmbushur potencialin e tyre dhe për tu përballur me botën moderne;
• Fitojnë njohuri, shkathtësi dhe qëndrime relevante sipas trendeve bashkëkohore;
• Respektojnë njëri-tjetrin, pa dallim kombësie, religjioni, gjinie apo race;
• Kontribuojnë pozitivisht si qytetarë të botës, sipas udhëzimeve të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara;
• Marrin pjesë në shoqërinë globale me vetbesim, vizion dhe kurajo në mënyrë që të jenë të përgjegjshëm në vendim-marrje dhe të jenë ambicioz në arritjen e aspiratave jetësore. Nxënësve tanë do t’u ofrohet:

• Mësimdhënës me përvojë, të kualifikuar, të trajnuar e të licensuar, të cilët janë mbështetës, të përgjegjshëm, miqësor, mirë të informuar, të përshtatshëm dhe të cilët janë frymëzues për dashurinë e të mësuarit tërëjetësor;
• Planprogram mësimor, të aprovuar nga Ministria e Arsimt, e Shkencës dhe Teknologjisë.
• Kushtim të vëmendjes individuale nëpër klasa me numër të vogël të nxënësve për t’i rritur mundësitë për mësimdhënie me qasje inovative dhe metodologji bashkëkohore të të mësuarit dhe të nxënit;
• Program ekstra-kurrikular që ofron mundësi shtesë për të zhvilluar kreativitetin, talentet dhe hobet e nxënësve;
• Mjek, pedagog e psikolog që janë në dispozicion të përhershëm për nxënësit;
• Ndërtesë moderne shkollore, me standarde të larta të sigurisë dhe të shëndetit;
• Pajisje moderne elektronike, të cilat e bëjnë të mësuarit më të efektshëm dhe efikas;
• Laboratorë modern të lëndës së fizikës, kimisë, biologjisë dhe informatikës;
• Administratë të digjitalizuar – E-service për nxënës, mësimdhënës dhe prindër;
• Uniformë shkollore;
• Transport të sigurtë;
• Ushqim cilësor

Fillon mësimi i rregullt në të gjitha nivelet e The British School of Kosova!BSK i uron suksese të gjithë nxënësve në vi...
03/09/2026

Fillon mësimi i rregullt në të gjitha nivelet e The British School of Kosova!

BSK i uron suksese të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor🫶

The British School of Kosova zhvillon ciklin e trajnimeve profesionale për stafin mësimdhënësNë kuadër të përgatitjeve p...
03/09/2026

The British School of Kosova zhvillon ciklin e trajnimeve profesionale për stafin mësimdhënës

Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor 2026/2027, The British School of Kosova ka organizuar një seri trajnimesh profesionale me qëllim ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve dhe zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës.

Para fillimit të vitit të ri shkollor, janë zhvilluar trajnime të fokusuara në planifikimin mësimor, vlerësimin e nxënësve, metodologjitë moderne dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor.

Përmes këtyre trajnimeve, BSK vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të stafit dhe në krijimin e një procesi mësimor gjithnjë e më bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt nevojave dhe zhvillimit të nxënësve.

The British School of Kosova mirëpret fatosët në klasë të parë!Rrugëtimi  fatosëve në klasë të pare filloi përmes një ce...
03/09/2026

The British School of Kosova mirëpret fatosët në klasë të parë!

Rrugëtimi fatosëve në klasë të pare filloi përmes një ceremonie të veçantë mirëseardhjeje, të mbushur me emocione dhe gëzim në The British School of Kosova.

Të shoqëruar nga më të dashurit e tyre, nxënësit më të rinj të BSK-së, hodhën hapat e parë drejt rrugëtimit shkollor duke filluar një kapitull të ri, të mbushur me aventura dhe përvoja të reja.

Në ceremoninë pritëse, drejtori i shkollës, Hysen Kasumi, shprehu urimet e tij për nxënësit duke theksuar rëndësinë e fillimit të këtij rrugëtimi të ri në jetën e tyre.

“Sot po shënojmë fillimin e një rrugëtimi të ri për fatosët tanë. Urojmë që vitet e tyre në The British School of Kosova të jenë të mbushura me dije, miqësi, kreativitet dhe kujtime të bukura që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.”

Ndër të tjera, drejtori theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet shkollës dhe prindërve, duke e cilësuar atë si një element thelbësor në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

Ky moment shënoi fillimin e një përvoje të re për nxënësit e klasave të para, të cilët tani më janë pjesë e familjes së madhe të The British School of Kosova.

The British School of Kosova njofton të gjithë nxënësit se viti i ri shkollor 2026/2027 fillon më 2 shtator, sipas orari...
31/08/2026

The British School of Kosova njofton të gjithë nxënësit se viti i ri shkollor 2026/2027 fillon më 2 shtator, sipas orarit të rregullt mësimor.

BSK i uron të gjithëve një vit të mbarë shkollor, të mbushur me suksese dhe përvoja të bukura! 🫶📚✨

The British School of Kosova njofton prindërit se ceremonia e pritjes së nxënësve në klasën e parë do të mbahet më 1 SHT...
27/08/2026

The British School of Kosova njofton prindërit se ceremonia e pritjes së nxënësve në klasën e parë do të mbahet më 1 SHTATOR, duke filluar nga ora 10:00 😍

𝐕𝐄𝐍𝐃𝐄𝐓 𝐄 𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈𝐓 𝐍Ë 𝐍𝐈𝐕𝐄𝐋𝐈𝐍 𝐄 𝐌𝐄𝐒Ë𝐌 𝗧Ë 𝗨𝗟Ë𝗧 𝗡Ë 𝐁𝐒𝐊!Kjo mund të jetë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 për tu bërë pjesë e The Britis...
24/08/2026

𝐕𝐄𝐍𝐃𝐄𝐓 𝐄 𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈𝐓 𝐍Ë 𝐍𝐈𝐕𝐄𝐋𝐈𝐍 𝐄 𝐌𝐄𝐒Ë𝐌 𝗧Ë 𝗨𝗟Ë𝗧 𝗡Ë 𝐁𝐒𝐊!

Kjo mund të jetë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 për tu bërë pjesë e The British School of Kosova!
𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢 sa më parë dhe 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 tuaj në një nga shkollat më prestigjioze në vend dhe rajon!
Apliko tani: 048 999 170 – 048 999 174

Kledisi, pjesë e The British School of Kosova🫶
14/08/2026

Kledisi, pjesë e The British School of Kosova🫶

𝐍𝐠𝐚 𝐁𝐒𝐊 𝐧ë 𝐬𝐤𝐞𝐧ë𝐧 𝐞 𝐦𝐮𝐳𝐢𝐤ë𝐬 𝐭𝐮𝐫𝐤𝐞Nxënësja e The British School of Kosova, Hera Mehmeti, ka përfaqësuar Kosovën në festiv...
13/08/2026

𝐍𝐠𝐚 𝐁𝐒𝐊 𝐧ë 𝐬𝐤𝐞𝐧ë𝐧 𝐞 𝐦𝐮𝐳𝐢𝐤ë𝐬 𝐭𝐮𝐫𝐤𝐞
Nxënësja e The British School of Kosova, Hera Mehmeti, ka përfaqësuar Kosovën në festivalin e këngës “SunArt” në Stamboll të Turqisë.

Në këtë garë, Hera u vlerësua me çmimin për këngën më mbresëlënëse në skenë.
The British School of Kosova i uron Herës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj, duke vazhduar të kontribuojë në zhvillimin artistik dhe muzikor të brezave të rinj.

Luela, bëhet pjesë e The British School of Kosova🫶
13/08/2026

Luela, bëhet pjesë e The British School of Kosova🫶

The British School of Kosova u ofron nxënësve mundësi të shumta ndërkombëtare, duke krijuar një mjedis arsimor që i përg...
13/08/2026

The British School of Kosova u ofron nxënësve mundësi të shumta ndërkombëtare, duke krijuar një mjedis arsimor që i përgatit ata për të ardhmen në një botë gjithnjë e më globale.

Përmes programeve akademike bashkëkohore, bashkëpunimeve, aktiviteteve dhe përvojave që tejkalojnë kufijtë e vendit, BSK u mundëson nxënësve të zgjerojnë horizontet, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të ndërtojnë një perspektivë ndërkombëtare.

Me fokus në zhvillimin akademik, gjuhësor dhe personal, The British School of Kosova i përgatit nxënësit të jenë të gatshëm për sfidat dhe mundësitë që ofron një e ardhme pa kufij.

Address

Fushë Kosovë
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when The British School of Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to The British School of Kosova:

Shortcuts

Share

Category