23/03/2026
🌍🌦️ Dita Botërore e Meteorologjisë në shkollën tonë!
Në kuadër të shënimit të 23 Marsit - Ditës Botërore të Meteorologjisë, e shpallur nga World Meteorological Organization në SHFMU “Mihal Grameno” - Aneksi 2 u realizuan aktivitete edukative që e sollën meteorologjinë më afër nxënësve tanë.
Përmes një tryeze diskutimi, nxënësit trajtuan tema si:
- ndryshimet klimatike 🌍
- motet ekstreme ⚠️
- rëndësia e parashikimeve në jetën e përditshme
🌡️ Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe stacionit meteorologjik të shkollës, ku nxënësit u njohën me instrumentet dhe procesin e matjes së elementeve të motit, duke e kthyer mësimin në përvojë praktike dhe konkrete. Falënderojmë aktivet e klasave 4, 5, 6 dhe 7 për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre aktiv në këto aktivitete, si dhe mësimdhënësin e lëndës së Gjeografisë, Faruk Foniqi, për organizimin dhe shënimin dinjitoz të kësaj dite.
🤝 Një falënderim i veçantë shkon për prindërit, të cilët kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në realizimin e projektit të stacionit meteorologjik të shkollës, duke mbështetur kështu mësimin praktik dhe zhvillimin e nxënësve tanë.
🌱 Nxënësit tanë po mësojnë të vëzhgojnë, të kuptojnë dhe të veprojnë për një të ardhme më të sigurt.
📌 “Vëzhgojmë sot - Mbrojmë nesër!”