SHFMU "Lismiri"

SHFMU "Lismiri" Shkolla fillore e mesme e ulët "Lismiri" ndodhet në fshatin Lismir në Komunën e Fushë Kosovës.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

📣Njoftim! Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta do të mbahet nesër, ditën e premte, më 2...
25/06/2026

📣Njoftim!

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta do të mbahet nesër, ditën e premte, më 26 qershor 2026 i cili fillon nga ora 10:00.

Nxënësit e SHFMU “Lismiri” do ta mbajnë testin në shkollën SHFMU “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në shkollë nga ora 8:30-9:00.

Nxënësit nesër duhet të posedojnë me vete:
•Librezën shkollore
•Një laps grafik

Më poshtë i keni të bashkëngjitura udhëzimet në detaje lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e testit: ⬇️

📆 e premte, 19.06.2026👩‍🏫 Mësuese: Leonora Kllokoqi-JashariMësuesja Leonora Kllokoqi-Jashari sot mbylli një kapitull të ...
20/06/2026

📆 e premte, 19.06.2026
👩‍🏫 Mësuese: Leonora Kllokoqi-Jashari

Mësuesja Leonora Kllokoqi-Jashari sot mbylli një kapitull të bukur me klasën e pestë, një kapitull të mbushur me dije, buzëqeshje, kujtime, shumë dashuri, përkushtim, durim dhe kujdes që dhuroi çdo ditë. Mësuesja jo vetëm që u mësoi të lexojnë e të shkruajnë por edhe të janë njerëz të mirë dhe të besojnë në vetvete.
Nxënësve iu drejtua me keto fjalë:

“Edhe pse rrugët tona do të vazhdojnë në klasa të tjera, kujtimet me ju do të mbeten gjithmonë të veçanta në zemrat tona. Ju falënderoj për gjithçka dhe ju uroj shëndet, lumturi dhe shumë suksese të tjera.”

🏫 Klasa e I-rë👩‍🏫Mësuesja: Jeohna Mustafa“FESTA E ABETARES” 📚Nxënësit e klasës së parë të shkollës sonë nën udhëheqjen e...
05/06/2026

🏫 Klasa e I-rë
👩‍🏫Mësuesja: Jeohna Mustafa

“FESTA E ABETARES” 📚

Nxënësit e klasës së parë të shkollës sonë nën udhëheqjen e mësueses Jehona Mustafa festuan me gëzim përfundimin e abetares.
Ky moment simbolizon një arritje të rëndësishme drejt së ardhmes së tyre në rrugën e dijes, ku ju urojmë shumë suksese që të vazhdojnë me pasion rrugën e tyre të mësimnxënies!

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në shkollën tonë u realizua aktiviteti humanitar me moton “Nj...
01/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në shkollën tonë u realizua aktiviteti humanitar me moton “Një zemër e vogël, një ndihmë e madhe”.

Falënderojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit që kontribuuan me rroba dhe pako ushqimore për familjet në nevojë.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit dëshmuan ndjenjën e solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit për të tjerët.

Të gjitha ndihmat e grumbulluara do t’i dorëzohen Kryqi i Kuq, i cili do t’i shpërndajë ato tek familjet në nevojë.

Sot, me shumë respekt dhe mirënjohje, përcjellim në pensionimin e merituar kolegun tonë të dashur, Ahmet Hajdari, i cili...
21/05/2026

Sot, me shumë respekt dhe mirënjohje, përcjellim në pensionimin e merituar kolegun tonë të dashur, Ahmet Hajdari, i cili që nga paslufta e Kosovës e deri dje ka shërbyer me përkushtim të jashtëzakonshëm në shkollën tonë “SHFMU Lismiri” si punëtor teknik.

Puna, përkushtimi dhe kujdesi i tij ndaj shkollës nuk u kursyen asnjëherë. Ahmeti ishte më shumë se një kolegë, ai ishte pjesë e familjes sonë shkollore. Me butësinë, afërsinë dhe respektin e tij, ai fitoi zemrat e stafit, nxënësve dhe çdo anëtari të komunitetit që vizitoi shkollën tonë.

Kontributi i tij ndër vite do të mbetet gjithmonë shembull i përkushtimit, korrektësisë dhe humanizmit.

I urojmë nga zemra shëndet, lumturi dhe mbarësi në këtë kapitull të ri të jetës. Pensionimi qoftë fillimi i ditëve të qeta, të gëzuara dhe të mbushura me bekime për të dhe familjen e tij.

Faleminderit për gjithçka, Ahmet Hajdari!

NJOFTIM!Afatet për regjistrimin e fëmijëve në klasën parashkollore dhe klasën e parë për vitin shkollor 2026–2027.Të nde...
18/05/2026

NJOFTIM!

Afatet për regjistrimin e fëmijëve në klasën parashkollore dhe klasën e parë për vitin shkollor 2026–2027.

Të nderuar prindër dhe qytetar të Fushë Kosovës,

Ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në klasën parashkollore dhe klasën e parë në SHFMU “Lismiri”.

Njoftim mortor!Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-kolegut tonë të nderuar, Vehbi Bogiqi,ish-arsimta...
30/04/2026

Njoftim mortor!

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-kolegut tonë të nderuar, Vehbi Bogiqi,
ish-arsimtar i Historisë në shkollën tonë.

Ai do të kujtohet për përkushtimin, afërsinë dhe këshillat që ka dhënë në shkollë dhe kudo . Një mësimdhënës i çmuar dhe një koleg i dashur, i cili la gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit dhe kolegët që e njohën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogiqi, kolegëve, miqve, nxënësve dhe historianëve të Kosovës.

Varrimi i tij bëhet sot më datë: 30.04.2026 në ora 17:00 në fshatin Vukovc, Drenas!

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! 🕊️

Me datë 25.04.2026 në komunën tonë është mbajtur faza e dytë e Garës së Olimpiadës së Gjuhës Shqipe.Shkolla jonë u përfa...
26/04/2026

Me datë 25.04.2026 në komunën tonë është mbajtur faza e dytë e Garës së Olimpiadës së Gjuhës Shqipe.

Shkolla jonë u përfaqësua denjësisht nga nxënëset: Borë Mustafa, Klea Hajra dhe Lijana Konjuhi, të cilat më 17 prill kishin dalë fituese në fazën e parë të organizuar brenda shkollës sonë.

U urojmë shumë suksese të mëtejshme këtyre nxënëseve të dalluara në rrugëtimin e tyre për dije dhe në garat e ardhshme!

Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësen e gjuhës shqipe, Drita Krasniqi, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënëseve tona.

Suksese dhe krenarë gjithmonë me ju! 📚✨

Nxënësit e shkollës sonë organizuan aktivitetin jashtkurrikular për nderë të "Ditës së Tokës" 🌎, nga klasa parafillor de...
25/04/2026

Nxënësit e shkollës sonë organizuan aktivitetin jashtkurrikular për nderë të "Ditës së Tokës" 🌎, nga klasa parafillor deri në klasën e pestë nën udhëheqjen e edukatores dhe mësueseve të tyre. 🏫
Qëllimi i aktivitetit:
- Rritja e ndërgjegjësimit për mjedisin;
- Inkurajimi i veprimit për ruajtjen e natyrës.

Aktivitetet kryesore:
- Mbjellja e luleve;🌼
- Pastrimi i obortit; 🧹
-Edukimi mbi mjedisin.📚🍃

Address

Unaza 4, Fushë
Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 13:05
Tuesday 08:00 - 13:05
Wednesday 08:00 - 13:05
Thursday 08:00 - 13:05
Friday 08:00 - 13:05

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Lismiri" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Lismiri":

Shortcuts

Share

Category