SHFMU Daut Bogujevci

SHFMU Daut Bogujevci Shkolla Fillore e Mesme dhe e Ulët
“Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë

Sukses Ndërkombëtar i Nxënëses Sonë, Riga Syla!Kemi kënaqësinë e veçantë të ndajmë me ju një lajm të jashtëzakonshëm për...
08/09/2026

Sukses Ndërkombëtar i Nxënëses Sonë, Riga Syla!

Kemi kënaqësinë e veçantë të ndajmë me ju një lajm të jashtëzakonshëm për suksesin e nxënëses sonë, Riga Syla.
Në fushën e poezisë, Riga mori pjesë në garën ndërkombëtare të krijimtarisë letrare dhe poetike për fëmijë, "2026 World Youth Literary Poetry Competition".
E konkurruar në kategorinë Children Group (8–9 vjeç), Riga është vlerësuar me çmimin prestigjioz RUNNER-UP, duke u renditur në vendin e dytë ndër fituesit e kësaj gare ndërkombëtare më datë 31.08.2026.
Shkolla jonë e përgëzon përzemërsisht Rigën për këtë arritje të madhe që na bën të gjithëve krenarë, si dhe i uron asaj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj letrar e akademik!

Punëtori me bazë në shkollë për Planin Individual të Arsimit (PIA)Përveç përgatitjeve dhe angazhimeve të vazhdueshme për...
02/09/2026

Punëtori me bazë në shkollë për Planin Individual të Arsimit (PIA)

Përveç përgatitjeve dhe angazhimeve të vazhdueshme për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2026/2027, më 31.08.2026, në SHFMU “Daut Bogujevci” u zhvillua punëtori gjithëditore me mësimdhënësit e ciklit 1–5 dhe 6–9, e udhëhequr nga mësimdhënësi mbështetës, z. Arben Zabeli.

Punëtoria kishte në fokus Planin Individual të Arsimit (PIA) dhe rëndësinë e tij në mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.

Gjatë punëtorisë, mësimdhënësit u njohën më afër me procesin e hartimit, zbatimit dhe rishikimit të PIA-së, si dhe zhvilluan aktivitete praktike në grupe, duke trajtuar raste konkrete dhe duke punuar në hartimin e planeve individuale për nxënës.

Përmes bashkëpunimit, diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave, synuam të forcojmë kapacitetet profesionale të stafit dhe të avancojmë një qasje gjithëpërfshirëse, profesionale dhe të përshtatur me nevojat individuale të secilit nxënës.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar për të krijuar një mjedis arsimor ku çdo nxënës mbështetet, respektohet dhe ka mundësi të barabarta për të mësuar, zhvilluar dhe përparuar.

Së bashku për një vit të ri shkollor të suksesshëm dhe për një shkollë gjithëpërfshirëse, ku çdo nxënës ka mundësinë të shkëlqejë! 🌱📚

ORARI MËSIMOR PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027Cikli parafillor
31/08/2026

ORARI MËSIMOR PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
Cikli parafillor

31/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2026–2027

Të nderuar nxënës, prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026–2027 fillon më 1 shtator 2026 (e martë), sipas orarit mësimor të publikuar nga SHFMU “Daut Bogujevci”.

🕗 Ndërrimi i paradites: fillon në ora 08:00
🕜 Ndërrimi i dytë: fillon në ora 13:30

Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 15 minuta para fillimit të mësimit, në mënyrë që hyrja, sistemimi dhe fillimi i orëve mësimore të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

👕 Uniforma shkollore është obligative për të gjithë nxënësit dhe duhet të mbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.

Ju urojmë një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje, me punë, përkushtim, bashkëpunim dhe rezultate sa më të mira!

Mirë se vini në SHFMU “Daut Bogujevci”! 🏫📚

Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Daut Bogujevci”

ORARI MËSIMOR PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
31/08/2026

ORARI MËSIMOR PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

NJOFTIM PËR PRINDËRIT/KUJDESTARËT LIGJORËTë nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsi...
28/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT/KUJDESTARËT LIGJORË

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh), ju informojmë se për nxënësit e klasave I–IX, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin shkollor 2026/2027, kërkohet plotësimi dhe dorëzimi i Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor.

Deklarata do të merret në shkollë dhe duhet të plotësohet, nënshkruhet dhe dorëzohet nga prindi/kujdestari ligjor.

Afati i fundit për dorëzim: 1 tetor 2026.

Për informacione të hollësishme lidhur me procedurën dhe përmbajtjen e deklaratës, ju lutemi të lexoni njoftimin e MASh-it të bashkëngjitur.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Njoftim për prindërit!MASh ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027 dhe janë ekzekutuar m...
27/08/2026

Njoftim për prindërit!

MASh ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027 dhe janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9.
Prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore sipas çmimeve të përcaktuara në Katalogun zyrtar të MASh.

Vlera e subvencionimit:

Klasat 1–2: 60 €
Klasa 3: 65 €
Klasa 4: 70 €
Klasa 5: 80 €
Klasat 6–7: 90 €
Klasat 8–9: 100 €
📌 Katalogun zyrtar mund ta gjeni në faqen e MASh: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/
Prindërit që vërejnë mospërputhje në çmime mund ta raportojnë rastin në:
📞 +383 (0) 38 200 65 144
📞 +383 (0) 38 200 65 005

Gjithashtu, platforma eKosova mbetet e hapur për prindërit që ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore.

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

__________________________________

Usvaja se Katalog udžbenika i izvršava se isplata sredstava za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda

Ministarstvo obrazovanja i nauke usvojilo je danas Katalog udžbenika i izvršilo isplatu sredstava na račune roditelja korisnika za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda za školsku 2026/2027. godinu.

Proces prijavljivanja roditelja/zakonskih staratelja počeo je 27. jula i odvijao se putem platforme eKosova. Svaku podnetu prijavu verifikovali su ovlašćeni koordinatori u svakoj školi. Liste koje su škole verifikovale potom su prošle konačnu verifikaciju od strane nadležne komisije MON-a. Konačna lista korisnika dostavljena je Ministarstvu finansija radi realizacije transfera novca na bankovne račune roditelja.

MON je sproveo pregovore sa izdavačkim kućama radi utvrđivanja konačnih prodajnih cena udžbenika. Pregovaračka komisija pripremila je konačni izveštaj o rezultatima procesa. Na osnovu tog izveštaja i u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, MON je usvojio zvanični Katalog udžbenika, u kom su utvrđene konačne prodajne cene za svaki udžbenik. Cene utvrđene u ovom katalogu obavezujuće su za primenu na svim prodajnim mestima udžbenika. Katalog je objavljen na internetu i možete ga pronaći na: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ Isti je prosleđen ODO, školama, izdavačkim kućama, knjižarama i Savetu roditelja.

Na osnovu cena utvrđenih u katalogu, ministar je doneo odluku o visini subvencije za svaki razred. Visina subvencije po roditelju/učeniku za udžbenike na albanskom jeziku, po razredima, iznosi:

1 i 2 razred – 60 euro;
3 – razred 65 euro;
4 – razred 70 euro;
5 – razred 80 euro;
6 i 7 razred – 90 euro;
8 i 9 razred – 100 euro.

Današnjim usvajanjem i objavljivanjem kataloga, roditelji/zakonski staratelji mogu kupiti udžbenike.

MON apeluje na roditelje da se prilikom kupovine uvere da udžbenike kupuju po cenama utvrđenim u zvaničnom katalogu MON-a, koji je dostupan na internet stranici Ministarstva.

Takođe vas obaveštavamo da od danas, pa sve do početka nove školske godine, Inspekcija za obrazovanje započinje intenzivan i kontinuiran nadzor prodajnih mesta, radi verifikacije poštovanja cena utvrđenih u katalogu. Nadzor će se neprekidno sprovoditi na svim prodajnim mestima. A nakon početka školske godine, Inspekcija za obrazovanje će započeti provere u školama radi utvrđivanja da li su učenici opremljeni udžbenicima.

Roditelji koji uoče neslaganje između cene utvrđene u katalogu i prodajne cene, pozivaju se da slučaj prijave na zvanične brojeve telefona MON-a:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 i +383 (0) 38 200 65 005

Još jedno važno obaveštenje jeste da sistem za prijavljivanje na eKosova ostaje otvoren za decu koja još nisu upisana u prvi razred, a koja će se upisati u drugom roku.

Takođe, sistem ostaje otvoren i za roditelje/zakonske staratelje učenika drugih nivoa koji, iz različitih razloga, još nisu aplicirali za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke ostaje posvećeno transparentnom i regularnom sprovođenju procesa subvencionisanja, u cilju rasterećenja finansijskog tereta za porodice i obezbeđivanja neophodnih uslova za učenike na početku nove školske godine. Zahvaljujemo svim roditeljima i zakonskim starateljima na razumevanju i saradnji.

_________________________________

Is approved the Catalogue for Textbooks and Ex*****on of Subsidy Funds for Grades 1–9

The Ministry of Education and Science has today approved the Catalogue for Textbooks and executed the transfer of funds into the accounts of eligible parents for the subsidy of school textbooks for students in grades 1–9 for the 2026/2027 school year.

The application process for parents/legal guardians began on July 27 and was conducted through the e Kosova platform. Each application submitted was verified by authorized school coordinators. The verified lists were then subject to final review by the relevant MES commission. The final list of beneficiaries was forwarded to the Ministry of Finance for the transfer of funds into parents’ bank accounts.

MES held negotiations with publishing houses to determine the final sales prices of textbooks. The Negotiation Commission prepared the final report on the results of this process. Based on this report and in accordance with legal authorizations, MES approved the official Catalogue for Textbooks, which sets the final sales prices for each textbook. These prices are mandatory for all points of sale. The catalogue has been published online and can be accessed at: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ It has also been distributed to municipal education directorates, schools, publishing houses, bookstores, and the Parents’ Council.

Based on the catalogue prices, the Minister has issued a decision on the subsidy value per class. The subsidy amounts for parents/students for textbooks in the Albanian language are as follows:

• Grades 1 and 2 – €60
• Grade 3 – €65
• Grade 4 – €70
• Grade 5 – €80
• Grades 6 and 7 – €90
• Grades 8 and 9 – €100

With today’s approval and publication of the catalogue, parents/legal guardians may proceed with purchasing school textbooks.

MES urges parents to ensure that textbooks are purchased at the official catalogue prices, which are accessible online on the Ministry’s website.

Additionally, starting today and continuing until the beginning of the new school year, the Education Inspectorate will conduct intensive and continuous monitoring of sales points to verify compliance with the catalogue prices. Monitoring will be carried out across all sales units. After the school year begins, the Inspectorate will also conduct verifications in schools to ensure that students have been provided with the required textbooks.

Parents who identify discrepancies between the catalogue price and the sales price are invited to report the case to MES’s official phone numbers.

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 and +383 (0) 38 200 65 005

Another important announcement is that the application system on e-Kosova remains open for children who have not yet been enrolled in the first grade and who will be registered during the second enrollment period.

The system also remains open for parents/legal guardians of students in other grade levels who, for various reasons, have not yet applied for the subsidy of textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science remains committed to ensuring a transparent and orderly implementation of the subsidy process, aimed at easing the financial burden on families and securing the necessary conditions for students at the start of the new school year. We extend our gratitude to all parents and legal guardians for their understanding and cooperation.

SHFMU “Daut Bogujevci” pati nderin të mirëpresë Drejtorin Komunal të Arsimit, z. Sabri Xhigoli, i cili në të kaluarën ka...
26/08/2026

SHFMU “Daut Bogujevci” pati nderin të mirëpresë Drejtorin Komunal të Arsimit, z. Sabri Xhigoli, i cili në të kaluarën ka drejtuar këtë institucion arsimor.

Gjatë vizitës, z. Xhigoli zhvilloi një takim me drejtuesit dhe stafin mësimdhënës të shkollës. Diskutimet u përqendruan në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, organizimin e procesit mësimor, si dhe në nevojat dhe prioritetet e institucionit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të kushteve infrastrukturore dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt, funksional dhe të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

E falënderojmë z. Xhigoli për vizitën, interesimin dhe përkushtimin e treguar ndaj shkollës sonë, si dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ju falënderojmë për vizitën dhe ju mirëpresim sërish në SHFMU “Daut Bogujevci”!

26/08/2026

Njoftim për publikimin e listave të nxënësve të pranuar në klasën e parë

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se në hapësirën e jashtme të shkollës janë publikuar listat e nxënësve të pranuar në klasën e parë, të sistemuar në pesë paralele, për vitin shkollor 2026/2027.

Njëkohësisht, mësueset kanë marrë për obligim që gjatë ditës së sotme ose nesër të krijojnë grupet e komunikimit me prindër. Përmes këtyre grupeve do të përcillen njoftimet dhe informatat e rëndësishme lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Drejtoria e SHFMU “Daut Bogujevci”

26/08/2026

Njoftim për publikimin e listave të nxënësve të pranuar në klasën parafillore

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se në hapësirën e jashtme të shkollës janë publikuar listat e nxënësve të pranuar në klasën parafillore, të sistemuar në tri paralele, për vitin shkollor 2026/2027.

Njëkohësisht, mësueset kanë marrë për obligim që gjatë ditës së sotme ose nesër të krijojnë grupet e komunikimit me prindër. Përmes këtyre grupeve do të përcillen njoftimet dhe informatat e rëndësishme lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Drejtoria e SHFMU “Daut Bogujevci”

Address

Rr. Tahir Zemaj
Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 07:00 - 18:00

Telephone

+38338600609

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU Daut Bogujevci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category