11/09/2026
Pasioni për shkrimin dhe krijimtarinë artistike të nxënësve të shkollës sonë, po vazhdon të vlerësohet edhe jashtë dyerve të klasave tona.
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se poezitë e nxënësve tanë janë publikuar në revistën e njohur për fëmijë "Zog Mëngjesi"
Përgëzojmë nga zemra nxënësit tanë për këtë arritje të bukur dhe i falënderojmë për emocionet që na dhurojnë përmes vargjeve të tyre. Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe sa më shumë krijime të tjera në të ardhmen!