Shkolla e mesme e mjekësisë "Elena Gjika" - Ferizaj

Shkolla e mesme e mjekësisë "Elena Gjika" - Ferizaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e mesme e mjekësisë "Elena Gjika" - Ferizaj, Middle School, Objekti i hershëm i "Gjon Serreçit", Ferizaj.

14/08/2026
14/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen nxënësit dhe prindërit se regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të bëhet më:

17, 18 dhe 19 gusht 2026
Nga ora 08:00 deri në 16:00

Regjistrimi do të bëhet në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” – Ferizaj.

Të dashur nxënës dhe prindër, ju mirëpresim!

Drejtoria e Shkollës

Sot në shkollën tonë filloi  procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin e ri shkollor. Të gjitha përgatitjet janë real...
07/07/2026

Sot në shkollën tonë filloi procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin e ri shkollor. Të gjitha përgatitjet janë realizuar me kohë, ndërsa anëtarët e komisioneve ishin të angazhuar në pranimin e dokumentacionit dhe ofrimin e informacionit për kandidatët.
Është kënaqësi të shohim interesimin e madh të nxënësve për profilet e ndryshme profesionale që ofron shkolla jonë.
Mirë se vini në familjen e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika”! Ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj drejt profesionit të së ardhmes.

06/07/2026

Njoftim lidhur me konkursin, dokumentet e nevojshme dhe kriteret e konkurimit për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10!

Profilet:
- Baskëpunëtor profesional i infermierisë (Profil i pergjithshëm) - 6 klasë
- Teknik dentar (teknik i dhëmbëve) – 1 klasë
- Teknik i farmacisë – 1 klasë
-Teknik i laboratorit mjekësor – 1 klasë


Dorëzimi i dokumentave për konkurim bëhet me datën 7, 8 dhe 9 korrik 2026, prej orës 8.00 deri 16.00.

DOKUMENTET E NEVOJSHME:

1. Dëftesa origjinale e suksesit prej klasës 6 deri 9 (Notat duhet të jenë të shkruara edhe me fjalë e jo vetëm
me numra)
2. Çertifikata e lindjes
3. Fletëparaqitja ( e cila merret në shkollën në të cilën konkuron)

Të drejtë konkurimi, kanë vetëm nxënësit të cilët e kanë kryer shkollimin fillor në këto komuna:
Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

TRI KRITRERET PËR DORËZIMIN E DOKUMENTAVE (Sipas konkursit të MASHT-it)

Kriteri I.
Suksesi i pёrgjithshёm nga kl. 6,7,8,9 – mesatarja duhet tё jetё sё paku 4
p.sh. suksesi mesatar i kl.6 + kl.7 + kl.8 + kl.9 = sё paku 4
p sh. 3 + 4 + 5 + 4 = 16
16:4=4

Kriteri II.
Mesatarja e lëndëve prioritare (Gjuhë shqipe, kimi, biologji, fizikё duhet tё jetё sё paku 4, p.sh
Notat mesatare nga secila nga këto lëndë, nё kl.(6 deri 9) : 4 = 4 ose 5

Pra : (Mesatarja Kimi+Mesatarja Biologji+Mesatarja Fizikë+Mesatarja Gjuhë shqipe) : 4 = 4 deri 5

Kriteri III.
Pikёt nga lёndёt prioritare (fizikё, kimi dhe biologji), duhet tё jenё gjithsej sё paku 10.
pikёt e testit të Aritshmërisë, nga: fizika + kimia + biologjia = së paku 10

Të dashur nxënës të klasave të nënta, mirë se vini në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj!Të martën f...
06/07/2026

Të dashur nxënës të klasave të nënta, mirë se vini në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj!

Të martën fillon regjistrimi për vitin e ri shkollor. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një shkolle që ndërton profesionistët e së nesërmes në fushën e shëndetësisë.
Nëse ëndrra juaj është të studioni dhe të punoni në profesionet më humane, atëherë Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Elena Gjika” është zgjedhja e duhur për ju.
- Arsim cilësor me staf profesional dhe të përkushtuar.
- Mësim teorik dhe praktik i orientuar drejt nevojave të tregut të punës.
- Bashkëpunim me institucione shëndetësore për zhvillimin e praktikës profesionale.
- Mundësi të shkëlqyera për vazhdimin e studimeve universitare dhe punësimin.

Zgjedhni cilësinë. Zgjedhni disiplinën. Zgjedhni profesionin që i shërben jetës.
Zgjedhni Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika”!

NJOFTIM PËR MATURANTËT- PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2026Të nderuar maturantë,Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton s...
01/06/2026

NJOFTIM PËR MATURANTËT- PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2026

Të nderuar maturantë,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ka filluar aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2026.
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershor deri më 12 qershor 2026.
Ftohen të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.
Maturantët e gjeneratave të kaluara duhet të paraqiten në zyrën e Sekretarit të shkollës për udhëzime shtesë lidhur me aplikimin.

Udhëzuesi për aplikim (PDF):

Në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare “Krosi Pranveror 2026”, të mbajtura në Strazhë, u organizuan gara në volejbo...
29/05/2026

Në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare “Krosi Pranveror 2026”, të mbajtura në Strazhë, u organizuan gara në volejboll, vrapim për klasat X dhe XI, si dhe aktivitete të tjera sportive e relaksuese, ku nxënësit treguan disiplinë, bashkëpunim dhe angazhim të veçantë.

Në kuadër të Ditës së Shkollës dhe ceremonisë së diplomimit, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” u organizua ...
22/05/2026

Në kuadër të Ditës së Shkollës dhe ceremonisë së diplomimit, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” u organizua një program artistik nga mësimdhënësit dhe nxënësit, i pasuruar me këngë, valle dhe monolog, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese.
Me këtë rast, drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për ish-mësimdhënësit e shkollës, në shenjë falënderimi për kontributin, përkushtimin dhe rolin e tyre në themelimin dhe avancimin e shkollës sonë.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, institucionet bashkëpunuese, mësimdhënësit, nxënësit dhe të pranishmit që me praninë dhe mbështetjen e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.
Maturantëve u urojmë shëndet, suksese dhe rrugëtim të mbarë në profesionin e tyre fisnik. Qofshi gjithmonë krenari e shkollës sonë dhe bartës të dijes, humanizmit dhe përkushtimit në shërbim të shoqërisë.

19/05/2026

Address

Objekti I Hershëm I "Gjon Serreçit"
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:20
Tuesday 08:00 - 19:20
Wednesday 08:00 - 19:20
Thursday 08:00 - 19:20
Friday 08:00 - 19:20

Telephone

+38649926481

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e mesme e mjekësisë "Elena Gjika" - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category