15/06/2026
Krenarë me arritjet e nxënësve tanë! 🌟
Nxënësi ynë, Arison Terziu, është testuar në Garat e Institutit Atom për inteligjencë, ku ka rezultuar me inteligjencë superiore dhe aftësi të spikatura. Ky vlerësim është arritur me referim nga psikologia e shkollës, Jetmire Beqiri ,e cila ka identifikuar potencialin e tij të veçantë.
Mësuesja Shpresa Beqiri e ka mbështetur dhe përgëzuar nxënësin për suksesin e arritur, duke theksuar përkushtimin dhe sjelljen e tij shembullore në shkollë.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe nëna e nxënësit, e cila ka shprehur krenari për arritjet e djalit të saj.
Po ashtu, drejtori i shkollës e ka përgëzuar Arisonin dhe i ka ndarë një mirënjohje zyrtare për këtë arritje të rëndësishme, e cila përbën krenari për shkollën tonë.
Shkolla jonë mbetet krenare për nxënës të tillë të dalluar dhe të përkushtuar, duke i uruar Arison Terziut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij arsimor.
Urime Arison Terziu!