Shkolla nëntëvjeçare "Osman Mani" - Firajë

Shkolla nëntëvjeçare "Osman Mani" - Firajë Shkolla jonë është shkollë nëntëvjeçare publike. Kjo faqe do të shfrytëzohet për publikime të ndryshme drejtuar nxënësve, prindërve dhe komunitetin.

Të nderuar prindër dhe nxënës,Më poshtë i gjeni tekstet mësimore të përzgjedhura nga mësimdhënësit e shkollës sonë për t...
29/08/2026

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Më poshtë i gjeni tekstet mësimore të përzgjedhura nga mësimdhënësit e shkollës sonë për të punuar me to gjatë vitit shkollor 2026/2027:

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Sot gjenerata 2025/26 e klasës së IX-të të shkollës sonë përfundoi rrugëtimin e saj në nivelin e shkollimit nëntëvjeçar,...
07/07/2026

Sot gjenerata 2025/26 e klasës së IX-të të shkollës sonë përfundoi rrugëtimin e saj në nivelin e shkollimit nëntëvjeçar, me pranimin e Dëftesave.

Ishte një gjeneratë me nxënës shumë të edukuar, të sinqertë, të dashur dhe punëtorë.

U dhamë edhe mesazhe dhe këshilla për fazat që i presin në shkollimin më tutje dhe në jetën e tyre, që të punojnë, të kenë besim në vete, të jenë të ndergjegjshëm, të kontribuojnë, për veten, familjen, vendin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Në fund i uruam për shëndet, lumturi, dhe realizimin e qëllimeve dhe ëndrrave të tyre!

👨‍💼 👩‍🎓💐✨️ 📜 ✨️ 💐 👨🏻‍🎓 👨‍💼

Falënderojmë mësimdhënësin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën tonë, Faton Mehmeti, i cili i dhuroi bibliotekës së...
10/06/2026

Falënderojmë mësimdhënësin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën tonë, Faton Mehmeti, i cili i dhuroi bibliotekës së shkollës 80 tituj të rinj librash nga biblioteka e tij personale.

Ky kontribut i vyer pasuron fondin e bibliotekës sonë, krijon mundësi më të mira për lexim, zhvillim intelektual të nxënësve tanë dhe nxitjen e edukimit dhe kulturës së leximit.

Në emër të drejtorisë, stafit dhe nxënësve të shkollës, shprehim falënderimet tona për Fatonin.

📚🌟

Profesori Halil Mehmeti sot e zhvilloi orën e fundit në shkollën tonë, duke përmbyllur me sukses një karrierë të gjatë n...
04/06/2026

Profesori Halil Mehmeti sot e zhvilloi orën e fundit në shkollën tonë, duke përmbyllur me sukses një karrierë të gjatë në arsim dhe duke nisur kapitullin e pensionimit.

E falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë ndër vite në edukimin e shumë gjeneratave. I urojmë shëndet, lumturi dhe pensionim të mbarë pranë familjes së tij.

Sot nxënësit e klasave I–V patën mundësinë të marrin pjesë në një vizitë edukative në Klubin Astronomik të Kosovës, në P...
03/06/2026

Sot nxënësit e klasave I–V patën mundësinë të marrin pjesë në një vizitë edukative në Klubin Astronomik të Kosovës, në Prishtina Mall.
Gjatë kësaj eksperience të veçantë, ata u veshën si astronautë dhe u njohën nga afër me botën magjepsëse të astronomisë dhe hapësirës.
Përmes shpjegimeve interesante dhe aktiviteteve interaktive, nxënësit mësuan më shumë për planetët, yjet, sistemin diellor dhe misionet hapësinore. Kjo vizitë zgjoi kureshtjen e tyre, nxiti imagjinatën dhe i afroi edhe më shumë me shkencën.
Jemi të lumtur që nxënësit tanë patën mundësinë të përjetojnë një ditë të mbushur me njohuri, argëtim dhe eksperienca të reja.

Falënderojmë Klubin Astronomik të Kosovës për mikpritjen dhe përvojën e mrekullueshme që ua ofroi nxënësve tanë!

02/06/2026

Me shumë gëzim, emocion dhe buzëqeshje, nxënësit tanë festuan Festën e Abetares dhe 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kjo ditë e veçantë solli momente të bukura, të mbushura me lumturi dhe krenari për arritjet e tyre.
Për nxënësit e klasës së parë, Festa e Abetares shënoi përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shkollor. Pas shumë përkushtimi dhe pune, ata mësuan shkronjat dhe hodhën hapat e tyre drejt botës së leximit dhe dijes. Përmes recitimeve, këngëve dhe paraqitjeve të ndryshme, ata treguan me krenari atë që kanë mësuar gjatë vitit shkollor.
Njëkohësisht, u festua edhe 1 Qershori dita që i kushtohet fëmijëve në mbarë botën. Atmosfera festive, buzëqeshjet dhe entuziazmi i fëmijëve e bënë këtë aktivitet edhe më të veçantë. Ishte një ditë që na kujtoi rëndësinë e fëmijërisë, ëndrrave dhe lumturisë së secilit fëmijë.

Dje realizuam shetitjen shkollore me nxënësit e klasave 6, 7, 8 dhe 9.Nxënësit patën rastin të vizitojnë një kombinim ve...
23/05/2026

Dje realizuam shetitjen shkollore me nxënësit e klasave 6, 7, 8 dhe 9.

Nxënësit patën rastin të vizitojnë një kombinim vendesh të trashëgimisë historike e natyrore në rrafshin e Dukagjinit, si dhe të kalojnë momente relaksuese e argëtuese së bashku, në një ditë ndryshe nga ato në ambientin e zakonshëm shkollor.

Programi i shetitjes kësaj radhe ishte:
> Burimi i Drinit - Radavc
> Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” - Gllogjan
> Dreka në restorant “Te Blini” - Deçan
> Ura e Fshajt - Gjakovë
> Qendra historike e Prizrenit

🚌🏔️🌳🏛️🛝

18/05/2026

Address

Ferizaj
73000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344546001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla nëntëvjeçare "Osman Mani" - Firajë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla nëntëvjeçare "Osman Mani" - Firajë:

Shortcuts

Share

Category