12/07/2026
🏆 KRENARI QË FLET ME VEPRA!
Edhe një histori suksesi nga IAAP “Zenel Hajdini”.
Ish-nxënësi ynë, Granit Nuha, i diplomuar në drejtimin Kuzhinier, nën mentorimin e Prof. Sadete Lohaj, është pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, drejtimi Hoteleri dhe Turizëm, duke u renditur I PARI në listën e të gjithë kandidatëve të pranuar.
Ky rezultat dëshmon se suksesi nuk varet nga paragjykimet, por nga përkushtimi, puna dhe vizioni.
Nxënësit e shkollës profesionale jo vetëm që fitojnë një profesion, por ndërtojnë një të ardhme dhe konkurrojnë denjësisht në arsimin universitar.
Urime, Granit!
Suksesi yt është krenari për profesorët dhe për të gjithë mësimdhënesit e IAAP “Zenel Hajdini”.
Kur zgjedh një profesion, zgjedh një të ardhme.
Kur punon fort, vendi i parë vjen natyrshëm. 💙