Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" - Faqja Zyrtare

Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" - Faqja Zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" - Faqja Zyrtare, High School, Ferizaj.

31/08/2026

Të dashur nxënës,

Viti shkollor 2026/2027 fillon nesër më 01.09.2026, dhe si vitet paraprake do të zhvillohet në dy ndërrime.

Të gjitha klasat e XII-ta dhe klasat XI1/2/3/4/5/6/7 do të ndjekin mësimet në ndërrimin e paradites duke filluar në ora 8:00.

Klasat e X-ta dhe klasat e XI8/9/10/11/12/13/14/15 e fillojnë mësimin në ora 14:00, në ndërrimin e pasdites.

Ju dëshirojmë një vit të mbarë e të suksesshëm!

14/08/2026

NJOFTIM

Nxënës të dashur,

Konkursi zyrtar për pranimin e nxënësve në Gjimnazin "Kuvendi i Arbërit", për klasën e dhjetë, për afatin e dytë të vitit shkollor 2026/2027, hapet të hënën, më 17.08.2026, dhe vazhdon edhe dy ditë të tjera, të martën dhe të mërkurën.

Për aplikim, duhet të sillni në shkollë dëftesën origjinale të shkollimit të mesëm të ulët dhe certifikatën e lindjes, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Rezultatet shpallen më 20 gusht 2026.

Ju dëshirojmë suksese!

Njoftim Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për...
13/08/2026

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

MASh u bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.
Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit mbahet më 29 gusht, në ora 10:00.
Informatat e detajuara rreth procesit të aplikimit i gjeni linkun: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

MASh u bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.

Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit mbahet më 29 gusht, në ora 10:00.

Informatat e detajuara rreth procesit të aplikimit i gjeni linkun:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

___________________________________

Obaveštenje

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve maturante da je od danas, 12. avgusta 2026. godine, počelo prijavljivanje za polaganje Državne mature.

Prijavljivanje će biti otvoreno do 20. avgusta 2026. godine, a svi maturanti koji ispunjavaju uslove za polaganje ispita moraju završiti prijavu u okviru ovog roka.

MON poziva nadležne obrazovne institucije da obezbede blagovremeno informisanje maturanata i preduzmu sve neophodne radnje za nesmetano odvijanje procesa prijavljivanja.

Državna matura u avgustovskom roku održaće se 29. avgusta u 10:00 časova.

Detaljne informacije o procesu prijave možete pronaći na linku:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

___________________________________

Announcement

The Ministry of Education and Science informs all high school graduates that, starting today, August 12, 2026, the application process for registering for the State Matura Exam has begun.

Applications will remain open until August 20, 2026, and all graduates who meet the requirements to sit the exam must complete their application within this deadline.

The Ministry calls on the relevant educational institutions to ensure timely information for graduates and to undertake all necessary actions for the smooth running of the application process.

The State Matura Exam for the August session will be held on August 29 at 10:00 AM. Detailed information regarding the application process can be found at the following link:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

Lista preliminare e nxënësve të pranuar në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në afatin e parë për vitin shkollor 2026/2027.𝓙...
10/07/2026

Lista preliminare e nxënësve të pranuar në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në afatin e parë për vitin shkollor 2026/2027.

𝓙𝓾 𝓾𝓻𝓸𝓳𝓶𝓮̈ 𝓼𝓾𝓴𝓼𝓮𝓼𝓮 𝓽𝓮̈ 𝓰𝓳𝓲𝓽𝓱𝓮̈ 𝓷𝔁𝓮̈𝓷𝓮̈𝓼𝓿𝓮 𝓽𝓮̈ 𝓹𝓻𝓪𝓷𝓾𝓪𝓻!

06/07/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E 10-të

Të nderuar prindër dhe nxënës,
Ju informojmë se regjistrimi për klasën e 10-të në Gjimnazin "Kuvendi i Arberit" do të fillojë nesër:

🗓 Data: 07.07.2026 deri më 09.07.2026
📍 Lokacioni: Objekti i shkollës

📄 Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1.⁠ ⁠Çertifikata e lindjes
2.⁠ ⁠Dëftesa origjinale për shkollën e mesme të ulët (klasat 6-9)
3.⁠ ⁠Fletëparaqitja (e cila mund të merret në shkollë)

🕘 Orari i pranimit të dokumenteve:
E martë – E enjte
⏰ Nga ora 08:00 deri në 16:00

Shpallja e rezultateve: 10.07.2026, në objektin e shkollës dhe në faqen tonë të Facebook-ut.

Kriteri i suksesit (notat) në lëndët prioritare për gjimnazin e shkencave natyrore:
Mesatarja e lëndëve: fizikë, kimi, biologji dhe matematikë së paku duhet të jetë 4 (katër), si dhe 40% të pikëve nga lëndët prioritare në test (10 pikë nga lëndët fizikë, kimi dhe biologji).

Ju dëshirojmë suksese!

06/06/2026

✔️ Did you subscribe to ATV's Official channel? 👇🏼 ► https://www....

02/06/2026

Nis zyrtarisht projekti “Green Schools Initiative” në Ferizaj – Shkolla “Kuvendi i Arbërit” përfituese e investimeve në efikasitet energjetik

Komuna e Ferizajt ka nisur zyrtarisht implementimin e projektit “Green Schools Initiative” (GSI), i cili financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut. Projekti ka filluar më 1 qershor 2026 dhe synon përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në institucionet arsimore.

Komuna e Ferizajt është përfituese direkte e këtij projekti, ndërsa shkolla “Kuvendi i Arbërit” është njëra nga tri shkollat e përzgjedhura për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Në kuadër të projektit, në shkollën “Kuvendi i Arbërit” do të realizohen disa investime dhe aktivitete të rëndësishme, përfshirë instalimin e sistemit të ngrohjes me pompë termike, ndërrimin e dritareve të dëmtuara, organizimin e aktiviteteve edukative ndërkufitare “Green School Fair” dhe “Student Challenge” për nxënësit, si dhe trajnime për stafin mësimdhënës në fushën e qëndrueshmërisë dhe efikasitetit energjetik.

Ky projekt pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve mësimore, uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe stafit shkollor për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve energjetike.

CEREMONIA E DIPLOMIMIT 2026 🎓Në një atmosferë të mbushur me emocion, krenari dhe gëzim, Gjimnazi ynë organizoi Ceremonin...
26/05/2026

CEREMONIA E DIPLOMIMIT 2026 🎓

Në një atmosferë të mbushur me emocion, krenari dhe gëzim, Gjimnazi ynë organizoi Ceremoninë Solemne të Diplomimit për maturantët tanë, të cilët kurorëzuan me sukses një etapë shumë të rëndësishme të jetës së tyre. 🌟

Salla “Bill Clinton” ishte e mbushur përplot me prindër, familjarë, mysafirë, bashkëpunëtorë dhe miq të shkollës, të cilët ndanë së bashku emocionet e kësaj dite të veçantë. Prania dhe mbështetja e tyre e bëri këtë ceremoni edhe më madhështore dhe më kuptimplotë.
Një falënderim i veçantë shkon për institucionet dhe bashkëpunëtorët tanë, si Drejtoria Komunale e Arsimit, Policia e Kosovës, KFOR-i, FSK dhe shumë partnerë të tjerë, të cilët u nderuan me mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e gjimnazit dhe realizimin e vizionit tonë. 🤝

Gjatë ceremonisë u shpërblyen edhe nxënësit e dalluar, të cilët me përkushtimin, talentin dhe sukseset e tyre në aktivitete shkollore, kulturore dhe sportive, e bënë shkollën tonë krenare. 🏆📚⚽

Të dashur maturantë,
Ju nuk po merrni vetëm një diplomë — po merrni me vete kujtime, miqësi, sfida të kapërcyera dhe ëndrra të reja për të ardhmen. Rruga përpara jush është e hapur dhe plot mundësi. Besoni në veten tuaj, mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe ecni gjithmonë përpara me guxim, dije dhe dinjitet.

Suksesi nuk është fundi i rrugëtimit, por fillimi i një kapitulli të ri. Urime diplomimin dhe shumë suksese në çdo hap të jetës suaj! 🎓❤️

STORIE SUKSESI👏Me krenari dhe kënaqësi ju njoftojmë se nxënësi ynë Diell Sahiti, i klasës XI-1, ka arritur sukses të shk...
15/05/2026

STORIE SUKSESI👏

Me krenari dhe kënaqësi ju njoftojmë se nxënësi ynë Diell Sahiti, i klasës XI-1, ka arritur sukses të shkëlqyer në Garat Republikane nga lënda e Kimisë.

Ky rezultat i lartë është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe talentit të Diellit, si dhe e angazhimit të vazhdueshëm të profesorëve tanë në përgatitjen dhe mbështetjen e nxënësve drejt arritjeve të tilla.

Në emër të shkollës, e përgëzojmë Diellin për këtë sukses të merituar dhe i urojmë shumë suksese të tjera në rrugëtimin e tij arsimor e shkencor.

Urime, Diell! 🔬🏆

29/04/2026

Pas shqyrtimit të ofertave nga Komisioni për Ekskursionin njëditor në relacionin Ferizaj - Burimi i Drinit të Bardhë - Gjakovë - Ferizaj, sipas Ftesës për Ofertë me nr. protokolli 148, të datës 27.04.2026; Komisioni ka vendosur se kompania më e favorshme dhe që i plotëson kërkesat e kësaj Ftese për Ofertë, dhe që është shpallur fituese është "Dili Commerce".

Address

Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Category