28/06/2014
Në të gjithë globin më shumë se 1 miliardë myslimanë fillojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit. Liderët fetarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një muaj paqe e solidariteti. Sipas kalendarit mysliman muaji i Ramazanit fillon më 28 qershor dhe dita e parë e Fiter Bajramit është me 28 korrik.
Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.
Pas 30 ditëve agjërim, myslimanët festojnë Bajramin e Madh. Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor.
Thuhet se të parët që filluan agjërimin ishin egjiptianët e lashtë, të cilët agjëronin në një mënyrë të veçantë në festat e tyre. Agjërimin e praktikuan edhe kinezët e vjetër. Ata agjëronin sidomos në kohën e luftrave. Këtë rit ata e kishin të përcaktuar në ligjet e fesë së tyre. Edhe indianët kishin ditë dhe forma të caktuara të agjërimit, siç shpjegojnë librat e tyre të shenjtë si Brahma etj. Ata agjëronin zakonisht kur fillonte stina e pranverës ose e vjeshtës. Pasuesit e Budës, banorët e Tibetit dhe persët e vjetër kishin forma të ndryshme të të agjëruarit. Agjërimi është praktikuar edhe në Greqinë e vjetër, në forma të ndryshme, të cilat u morën nga koha e Faraonëve.
16/07/2013
"Nuk kam parë xhenet në këtë botë vetëm se me nënën time ? Atë e kam parë në zemrën e saj dhe nën këmbët e saj !".
"Më pëlqejnë njerëzit që janë të heshtur por kur flasin i heshtin të tjerët".
"Mos e gjykoni të ardhmen tuaj, sado që të keni mundime, sepse edhe Pejgamberët në fillim ishin barinj por më vonë udhëhiqnin popuj".
"Dhimbja e vërtetë është kur nuk gjen njeri që ti ankohesh për dhimbjen ".
"Çdo njëri prej nesh ka zemër por sa prej nesh kanë ndërgjegje ? ".
Mustafa Mahmud, Allahu xh.sh e mëshiroftë
16/07/2013
36. (Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
37. (Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
38. deri në kohën e ditës së caktuar".
39. (Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
(15-Hixhr)
10/07/2013
Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.
O sa shumë myslimanë,
lum për ty të gjithë po bëjnë!
Kanë filluar m’u përgatit,
sa më mirë ty me të prit.
Sa fort malli na është shtuar,
për ty o muaj i bekuar,
ne tërë vitin të përmendim
kur do vish Ramazan i uruar.
Ardhja jote na bën të lumtur,
se në ty gjendet mirësia,
ti je muaji më i mirë,
caktuar që të ka Perëndia.
Shpresë për ne je Ramazan,
Që Allahu të na shpëton,
me ty jetën të na lehtëson,
edhe shpirtrat të na i qetëson.
Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.
Ess selamu alejkum te gjithe besimtareve.Urime Muaji i shenjte i Ramazanit,Allahu na mundesofte agjerim te lehte ,Te na i Pranoje veprat e mira gjate ketij muaji si dhe Na mundesofte Hyrjen ne Xhennet permes deres "Ar-Rayyan.
Amin !
IA UROJ TE GOTHEVE VLLEZERVE MISLIMAN MUAJIN E BEKUAR TE RAMAZANIT
04/07/2013
~Miqte♥ e vertete sigurisht qe nuk e japin jeten per ty ,por ata ta ♥kthejne kur ti mendon ♥se e ke humbur ate.
29/03/2013
~Miqte♥ e vertete sigurisht qe nuk e japin jeten per ty ♥,por ata ta ♥kthejne kur ti mendon ♥se e ke humbur ate.♥