SHFMU “Ahmet Hoxha” -Ferizaj

SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj

Share

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ahmet Hoxha” në Ferizaj është themeluar pas mbarimit të luftës së vitit 1999,saktësisht në vitin 2001.

11/06/2026

Këngë kushtuar heroit Ahmet Hoxha, e kënduar nga kori i shkollës.

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 11/06/2026

Dita e shkollës🎉

Në shkollën tonë u shënua me gëzim Dita e Shkollës dhe Dita e Paqes, si simbol i lirisë, sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me këtë rast kujtuam me mirënjohje të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe arsimin tonë, duke punuar së bashku për një të ardhme më të ndritur.

Sot u organizua një program kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit, me këngë, valle, recitime dhe pika të ndryshme artistike që krijuan një atmosferë festive dhe dëshmuan talentin e nxënësve tanë.

Kjo ditë u bë edhe më domethënëse me përkujtimin e ditëlindjes së heroit Ahmet Hoxha, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla jonë. Duke nderuar jetën dhe veprën e tij, përcollëm te brezat e rinj vlerat e paqes, lirisë dhe atdhedashurisë.

Falënderojmë familjarët e heroit Ahmet Hoxha, prindërit, mësimdhënësit, nxënësit dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti.

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 07/06/2026

🎉 Festa e Abetares 2026 📚✨

Dje më 06.06.2026, në oborrin e shkollës sonë u mbajt Festa e Abetares, një ditë e veçantë për nxënësit tanë të klasave të para.

Me recitime, këngë, valle dhe shumë buzëqeshje, fëmijët treguan gjithçka që kanë mësuar gjatë këtij viti shkollor, duke shënuar me krenari përfundimin e hapit të tyre të parë në rrugën e dijes.

Atmosfera festive, emocionet e prindërve dhe duartrokitjet e shumta e bënë këtë ditë edhe më të bukur. Falënderojmë mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj feste të paharrueshme.

Urime nxënësve tanë për sukseset e arritura! Ju dëshirojmë shumë fat dhe suksese në rrugëtimin tuaj shkollor! 🌟

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 01/06/2026

🍒1 Qershori - Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në shkollën tonë u organizuan aktivitete të shumta festive me pjesëmarrjen e nxënësve të të gjitha paraleleve.

Gjatë paradites dhe pasdites, nxënësit u angazhuan në lojëra, aktivitete sportive, artistike dhe argëtuese, të zhvilluara në oborrin e shkollës, si dhe në aktivitetet e organizuara në sheshin e qytetit.

Atmosfera ishte jashtëzakonisht pozitive, e mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe energji. Fëmijët u kënaqën shumë duke festuar ditën e tyre në shoqërinë e bashkëmoshatarëve dhe mësimdhënësve.

Falë përkushtimit të mësimdhënësve, të cilët organizuan me kujdes të gjitha aktivitetet, kjo ditë u shndërrua në një festë të bukur dhe të paharrueshme për nxënësit tanë.

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 21/05/2026

🏃‍♀️🏃‍♂️ Gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të aktiviteteve pranverore, u realizua Krosi Pranveror me nxënësit e shkollës sonë. Dje aktiviteti u mbajt me nxënësit parashkollorë dhe nxënësit e klasave I–V në Parku i Lirisë, ndërsa sot me nxënësit e ciklit të lartë në Parkun e Nerodimës, dy hapësira të bukura dhe shumë të përshtatshme për aktivitetet e nxënësve tanë.

Përveç argëtimit dhe mësimit në natyrë, nxënësit dhe mësimdhënësit treguan edhe përgjegjësi qytetare, duke u kujdesur që ambientin ta lënë edhe më të pastër se sa e gjetën, përmes mbledhjes së mbeturinave. Një shembull i mirë i edukimit dhe përkushtimit ndaj mjedisit. 🌿♻️

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 21/05/2026

Në nderim të figurës së dëshmorit Ahmet Hoxha, sot stafi i shkollës sonë, së bashku me familjarë dhe nxënës, bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, duke kujtuar me respekt jetën dhe veprën e tij.

Ahmet Hoxha mbetet një figurë e shquar e historisë sonë kombëtare, i njohur për kontributin e tij në çështjen e lirisë së Kosovës dhe për rolin e tij në organizimet e hershme të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Jemi krenarë që shkolla jonë mban emrin e tij dhe vazhdon të ruajë e përcjellë vlerat që ai përfaqësoi. Lavdi jetës dhe veprës së tij! 🇽🇰

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 15/05/2026

📚 Sot filloi regjistrimi i nxënësve në nivelin parashkollor dhe klasën e parë

Njoftohen të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se ka filluar procesi i regjistrimit të fëmijëve në nivelin parashkollor dhe në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027, i cili do të zgjasë nga 15.05.2026 deri më 15.06.2026.

Regjistrimi realizohet çdo ditë pune në zyrën e Zëvendësdrejtorit duke filluar nga ora 10:00. Ju mirëpresim!

09/05/2026

Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe arsimin parashkollor për vitin shkollor 2026/2027

Njoftohen të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ të Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nr. 09/2023, procesi i regjistrimit të fëmijëve në arsimin parashkollor dhe në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027 do të zhvillohet në periudhën:

📅 15.05.2026 – 15.06.2026

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:
• Certifikata / ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj)
• Certifikata e vaksinimit (kopje)
• Dëshmi për vendbanim nga bashkësia lokale (kopje)
• Dokumentet e prindit / kujdestarit ligjor (kopje)

Regjistrimi bëhet në zyrën e Zëvendësdrejtorit, çdo ditë pune duke filluar nga ora 10:00.

Për informata më të detajuara lidhur me procedurat e regjistrimit, prindërit mund t’i referohen Udhëzimit Administrativ (MAShTI) nr. 09/2023.

Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Ahmet Hoxha”

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 08/05/2026

🎓 Ligjëratë informuese për orientim profesional

Në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë informuese nga mësimdhënësit e Shkolla e Mesme “Zenel Hajdini”, me qëllim të informimit dhe orientimit profesional të nxënësve për vazhdimin e shkollimit të tyre.

Gjatë prezantimit, nxënësit u njohën më nga afër me drejtimet mësimore, mundësitë që ofron shkolla dhe perspektivat për zhvillimin e tyre akademik e profesional në të ardhmen. Ky aktivitet i ndihmoi ata të krijojnë një pasqyrë më të qartë për zgjedhjet që i presin pas përfundimit të shkollimit aktual.

Falënderojmë mësimdhënësit për prezantimin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndarë informacione të vlefshme me nxënësit tanë. 👏

Photos from SHFMU “Ahmet Hoxha”  -Ferizaj's post 06/05/2026

Një udhëtim frymëzues në botën e astronomisë🔭

Nxënësit e klasave të treta dhe të katërta realizuan një vizitë të veçantë mësimore në Observatorin dhe Planetariumin në fshatin Rashincë të Shtimes.

Vizita nisi me një ligjëratë tërheqëse mbi bazat e astronomisë, ku nxënësit u njohën me planetët, yjet dhe misteret e universit. Në kupolën e planetariumit ata përjetuan një udhëtim mbresëlënës në hapësirë, duke eksploruar galaktikat dhe fenomenet qiellore në mënyrë interaktive.

Në pjesën e vrojtimit, nxënësit patën mundësinë të shohin Diellin përmes teleskopëve, ku dalluan shpërthimet dhe protuberancat diellore, si dhe njollat diellore, një përvojë që zgjoi edhe më shumë kureshtjen e tyre për shkencën.

Një falënderim i veçantë shkon për Prof. Milaim Rush*tin dhe stafin e tij për pritjen e ngrohtë dhe sqarimet profesionale që e bënë këtë vizitë të paharrueshme.

Përtej përvojës shkencore, përshtypje shumë të mirë la edhe pastërtia e rrugëve dhe oborreve në këtë fshat, një shembull i bukur që meriton të ndiqet në gjithë Kosovën.

Kjo vizitë ishte një përvojë frymëzuese dhe e vlefshme për nxënësit, duke i afruar edhe më shumë me botën e shkencës.

Astronomy Outreach of Kosovo

Want your school to be the top-listed School/college in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Ferizaj
70000