Gjimnazi "Dr. Shaban Hashani" - Ferizaj

Gjimnazi "Dr. Shaban Hashani" - Ferizaj Faqja zyrtare e Gjimnazit "Dr. Shaban Hashani" - Ferizaj.

NJOFTIM nga MASH: Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të apl...
20/08/2026

NJOFTIM nga MASH:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet në të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.

Deri më tani kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk kanë aplikuar ende.

Për këtë arsye, zgjatja e afatit konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit.

14/08/2026
10/07/2026
01/06/2026

NJOFTIM për PROVIMIN E MATURËS 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se ka filluar aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore.

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 QERSHOR deri më 12 QERSHOR 2026.

Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.

P.S.
Maturantët e gjeneratave të kaluara duhet të paraqiten në zyrën e Sekretarit të shkollës për udhëzime të tjera plotësuese.

Udhëzuesi për aplikim (PDF) në linkun më poshtë:
https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

AAC – Këndi EdUSA KOSOVO në Gjimnazin tonëQendra Amerikane e Këshillimit (AAC) – EdUSA Kosovo ka themeluar zyrtarisht nj...
26/05/2026

AAC – Këndi EdUSA KOSOVO në Gjimnazin tonë

Qendra Amerikane e Këshillimit (AAC) – EdUSA Kosovo ka themeluar zyrtarisht një Kënd të ri EdUSA në Gjimnazin "Dr. Shaban Hashani". Gjatë kësaj vizite, këshilltari i AAC-së u takua me drejtorin e shkollës për të diskutuar rëndësinë e promovimit të mundësive arsimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjen e nxënësve të interesuar për rrugë akademike ndërkombëtare.

Këndi i sapokrijuar AAC – EdUSA tani është plotësisht funksional brenda shkollës dhe përfshin një hapësirë të dedikuar me një raft librash që përmban materiale të ndryshme këshilluese për studimet universitare, si dhe materiale përgatitore për testet e standardizuara, përfshirë TOEFL-in dhe SAT-in.

Drejtoria e shkollës i falënderon për librat e dhuruar dhe për mbështetjen e vazhdueshme që do t'u ofrohet nxënësve dhe shkollës.

LIGJËRATË NGA SHOQATA "HENDIFER"Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, Shoqata "Hendifer" realizoi...
25/05/2026

LIGJËRATË NGA SHOQATA "HENDIFER"

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, Shoqata "Hendifer" realizoi një ligjëratë vetëdijësuese në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani”, me temën “Shëndeti mendor tek adoleshentët”.

Aktiviteti u hap nga përfaqësuesja e organizatës, Qëndresa Bungu, e cila prezantoi misionin dhe aktivitetet e Shoqatës "Hendifer", ndërsa ligjërata u mbajt nga psikologia klinike, Elmedina Gashi.

Gjatë ligjëratës u trajtuan rëndësia e shëndetit mendor në periudhën e adoleshencës, sfidat emocionale dhe sociale me të cilat përballen të rinjtë, si dhe rëndësia e mbështetjes dhe kujdesit psikologjik në promovimin e mirëqenies emocionale.

Address

Gjon Serreçi
Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Dr. Shaban Hashani" - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category