SHFMU "Ismail Qemali" Prelez i Jerlive

SHFMU "Ismail Qemali"  Prelez i Jerlive Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Ismail Qemali" Prelez i Jerlive, School, Prelez i Jerlive, Ferizaj.

02/09/2026

Dje filluam ditën së bashku, e do vazhdojmë të jemi bashkë çdo ditë për pesë vite…

Jam shumë e lumtur që do ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku. ❤️

Paçi një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të paharrueshëm!

Me shumë dashuri,
Mësuesja juaj 🌷

FALENDERIM Në emër të shkollës, falënderoj  z. Besart Hajdini ,për gatishmërinë dhe kontributin e tij vullnetar  në lyer...
01/09/2026

FALENDERIM

Në emër të shkollës, falënderoj z. Besart Hajdini ,për gatishmërinë dhe kontributin e tij vullnetar në lyerjen dhe rregullimin e klasës. Vullneti juaj për të ndihmuar shkollën dhe për të krijuar një ambient më të bukur e më të përshtatshëm për nxënësit është për t’u vlerësuar .
Kontributi i prindërve si ju është një shembull i bukur i bashkëpunimit shkollë–familje.

Me shumë mirënjohje,
Drejtoresha e shkollës

30/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës , të nderuar prindër dhe mësimdhënës!
Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/2027 fillon të martën, më 1 shtator 2026.

Orari i mësimit

🕗 Klasat I–IX – mësimi fillon në ora 08:15.
🕘 Paralelja e ndarë – mësimi fillon në ora 09:00, ndërsa përfundon sipas orarit të caktuar.
🕤 Klasa parafillore – mësimi fillon në ora 09:30.

Ju urojmë një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje! 🌟

Mirë se vini në shkollë! 🏫❤️

Drejtoria e SHFMU “Ismail Qemali”
Prelez i Jerlive

📚 NJOFTIMTë nderuar prindër dhe nxënës,Ju njoftojmë se më poshtë gjeni listën e librave shkollorë për klasat VI dhe IX p...
30/08/2026

📚 NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se më poshtë gjeni listën e librave shkollorë për klasat VI dhe IX për vitin shkollor 2026/2027.

Ju lutemi ta shikoni listën dhe të siguroheni që nxënësit t’i kenë librat e nevojshëm për fillimin e vitit shkollor.

Faleminderit për bashkëpunimin! 📖
SHFMU “Ismail Qemali” – Prelez i Jerlive

TELEGRAM NGUSHËLLIMINë emër të drejtorisë së SHFMU “Ismail Qemali” dhe të gjithë kolektivit të shkollës, u shprehim ngus...
10/08/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Në emër të drejtorisë së SHFMU “Ismail Qemali” dhe të gjithë kolektivit të shkollës, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi për humbjen tragjike të djalit të tyre, Loris Ilazi.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë bashkëmoshatarëve të tij.

U prehtë në paqe Loris!

https://www.facebook.com/share/p/18CwWfpHaF/?mibextid=wwXIfr
27/07/2026

https://www.facebook.com/share/p/18CwWfpHaF/?mibextid=wwXIfr

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Të nderuar prindër dhe nxënës Ju njoftojmë se njëra nga shtyllat e portës së fushës së futbollit në oborrin e shkollës ë...
15/07/2026

Të nderuar prindër dhe nxënës

Ju njoftojmë se njëra nga shtyllat e portës së fushës së futbollit në oborrin e shkollës është dëmtuar. Për arsye sigurie, kërkojmë nga të gjithë fëmijët që të mos i afrohen dhe të mos e prekin shtyllën e dëmtuar, pasi ekziston rreziku që ajo të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndime.

Njëkohësisht, apelojmë që të gjithë të kujdesemi për ruajtjen e pronës së shkollës, e cila është në shërbim të të gjithë komunitetit.

Faleminderit për mirëkuptimin !

Sot ishte një ditë e veçantë për nxënësit tanë të klasës IX-të, të cilët morën dëftesat e përfundimit të arsimit të mesë...
07/07/2026

Sot ishte një ditë e veçantë për nxënësit tanë të klasës IX-të, të cilët morën dëftesat e përfundimit të arsimit të mesëm të ulët.

Urime për punën, përkushtimin dhe sukseset tuaja! Ju urojmë shëndet, fat dhe shumë arritje në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm. Qofshi gjithmonë krenari për familjet, shkollën dhe shoqërinë.

Suksese në kapitullin e ri të jetës suaj!

Drejtoria e shkollës !

06/07/2026
12/06/2026

Sfida me publikun!

Address

Prelez I Jerlive
Ferizaj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Ismail Qemali" Prelez i Jerlive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category