30/03/2026
IAAP “Faik Konica” për herë të tretë radhazi shpallet fituese e projektit RYCO, së bashku me Shkolla e Mesme Profesionale Elbasan, në kuadër të programit Superschools.
Ky bashkëpunim i veçantë solli një përvojë unike shkëmbimi, ku nxënësit tanë dhe ata nga Elbasani u bënë mikpritës për njëri-tjetrin, duke ndarë jo vetëm përditshmërinë, por edhe kulturën, traditat dhe ëndrrat për të ardhmen.
🌟 Një ditë e mbushur me zbulime, kulturë dhe reflektim!
Programi Superschools u shndërrua në një udhëtim të vërtetë mes dijes, angazhimit dhe identitetit të përbashkët, duke promovuar historinë, trashëgiminë, ndërtimin e urave të bashkëpunimit, ndërtimin e paqes, njohjen ndërkulturore dhe respektimin e njëri-tjetrit.
🎓 Vizita në Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – Fakulteti Ekonomik, hapi horizonte të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të nxënësve tanë;
🤝 Takimi me aktivistët e YRCI dëshmoi fuqinë e të rinjve për të sjellë ndryshim dhe për të ndërtuar komunitete më të forta;
🏛️ Vizita në Muzeu Etnografik i Elbasanit solli një përvojë të veçantë njohjeje me traditat dhe jetën e dikurshme, duke pasuruar më tej dimensionin kulturor të shkëmbimit;
🏰 Shëtitja kulturore në Kalaja e Elbasanit na afroi më shumë me historinë, trashëgiminë dhe vlerat tona të përbashkëta;
🏛️ Takimi me përfaqësues të pushtetit lokal në Elbasan theksoi rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërmjet vendeve tona, jo vetëm në arsim, por edhe në fusha të tjera.
🤗 Një rol të pazëvendësueshëm në realizimin me sukses të këtij projekti patën edhe prindërit, mbështetja dhe besimi i të cilëve ishte thelbësor për këtë përvojë të veçantë shkëmbimi.
Ky shkëmbim ishte më shumë se një aktivitet — ishte një përvojë që na mësoi të shohim më larg, të ndjejmë më thellë dhe të veprojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritur.
📍 Shkëmbimi i parë në Elbasan u realizua me shumë sukses, duke vendosur themele të forta për vazhdimin e këtij bashkëpunimi frymëzues.
🚀