SHFMU "Liman Rekaj" Prelez i Muhaxherëve

SHFMU "Liman Rekaj" Prelez i Muhaxherëve School

Një falënderim i veçantë për një zemër bamirës.Me shumë mirënjohje njoftojmë se shkolla “Liman Rekaj” është pasuruar me ...
25/08/2026

Një falënderim i veçantë për një zemër bamirës.
Me shumë mirënjohje njoftojmë se shkolla “Liman Rekaj” është pasuruar me banka dhe karrige të reja falë një donacioni të vlefshëm nga një person bujar, i cili ka dëshiruar të mbetet anonim.
Ky gjest human tregon dashuri dhe përkushtim ndaj arsimit dhe fëmijëve tanë. Falënderojmë nga zemra këtë bamirës për mbështetjen dhe kontributin e dhënë për krijimin e një ambienti më të mirë për nxënësit.
Mirësia e bërë në heshtje ka vlerë të madhe. Urojmë që ky shembull të frymëzojë edhe të tjerë për të kontribuar në të mirën e përbashkët.
Faleminderit nga zemra!

Me respekt!
Drejtori i shkollës
Lulzim Idrizi

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për Kids for Kosovo, për mbështetjen e jashtëzakonshme d...
20/08/2026

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për Kids for Kosovo, për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe donacionin e çmuar që i është bërë shkollës sonë.
Falë këtij kontributi të rëndësishëm, u kompletua biblioteka e shkollës dhe u pajis klasa e përgatitore, duke krijuar hapësira më të bukura, më funksionale dhe më të përshtatshme për të nxënit dhe zhvillimin e fëmijëve tanë.
Një bibliotekë e pasur është një derë e hapur drejt dijes, imagjinatës dhe ëndrrave.
Një klasë e përshtatshme për fëmijët është një hapësirë ku ata mësojnë, krijojnë, luajnë dhe rriten me dashuri e siguri.
Ky donacion nuk përfaqëson vetëm libra dhe pajisje të reja, ai përfaqëson investim në fëmijët tanë, në edukimin e tyre dhe në të ardhmen e komunitetit tonë. Çdo libër që do të lexohet, çdo ide që do të lindë dhe çdo buzëqeshje e fëmijëve në këto hapësira do të jetë dëshmi e vlerës së këtij kontributi.
Nga zemra falënderojmë Kids for Kosovo për bujarinë, përkushtimin dhe besimin e treguar ndaj shkollës sonë. Mbështetje të tilla na japin forcë dhe motivim për të vazhduar së bashku drejt krijimit të një shkolle më moderne, më të bukur dhe më miqësore për çdo fëmijë.
Kur investojmë në fëmijë, investojmë në të ardhmën!

Me respekt!
Drejtori i shkollës
Lulzim Idrizi

https://www.facebook.com/share/p/18CwWfpHaF/?mibextid=wwXIfr
27/07/2026

https://www.facebook.com/share/p/18CwWfpHaF/?mibextid=wwXIfr

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈👧🧒
Qofshi gjithmonë të lumtur, të shëndetshëm dhe plot buzëqeshje. Le të jetë fëmijëria juaj e mbushur me dashuri, lojëra dhe ëndrra të bukura që bëhen realitet.

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!Qofshi gjithmonë të lumtur, të shëndetshëm dhe plot buzëqeshje. Le ...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!
Qofshi gjithmonë të lumtur, të shëndetshëm dhe plot buzëqeshje. Le të jetë fëmijëria juaj e mbushur me dashuri, lojëra dhe ëndrra të bukura që bëhen realitet.

Nxënësit e SHFMU “Liman Rekaj”, në bashkëpunim me Handikos, festuan 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në sh...
01/06/2026

Nxënësit e SHFMU “Liman Rekaj”, në bashkëpunim me Handikos, festuan 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në sheshin e qytetit të Ferizajt. Përmes aktiviteteve të ndryshme, buzëqeshjeve dhe atmosferës festive, fëmijët kaluan momente të paharrueshme duke përcjellë mesazhe dashurie, barazie dhe gëzimi për të gjithë.
Falënderojmë Handikos për bashkëpunimin dhe kontributin në organizimin e kësaj dite të veçantë për fëmijët tanë.

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve!

Me respekt
Drejtori Lulzim Idrizi

Me datë 29.05.2026 festuam Festën e Abetarës, një ditë të veçantë për nxënësit tanë. Me gëzim dhe krenari, ata treguan n...
01/06/2026

Me datë 29.05.2026 festuam Festën e Abetarës, një ditë të veçantë për nxënësit tanë. Me gëzim dhe krenari, ata treguan njohuritë e fituara gjatë vitit shkollor dhe dëshmuan se tashmë kanë hapur derën e dijes. Urojmë që rruga e tyre drejt suksesit të jetë gjithmonë e mbushur me mësim, gëzim dhe arritje. Urime Festa e Abetares!

🏆⚽ Urime nxënësve tanë për vendin e parë të fituar në turnirin e futbollit!Me lojë të shkëlqyer, përkushtim dhe frymë ek...
29/05/2026

🏆⚽ Urime nxënësve tanë për vendin e parë të fituar në turnirin e futbollit!
Me lojë të shkëlqyer, përkushtim dhe frymë ekipore, ata arritën të shpallen kampionë dhe ta përfaqësojnë shkollën tonë me dinjitet.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit, punës së palodhshme dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes nxënësve dhe mësimdhënësve.
Jemi krenarë për suksesin tuaj dhe ju dëshirojmë edhe shumë fitore e arritje në të ardhmen!
Championlt e shkollës sonë janë:
Milot Reka kl9
Erdi Jakaj kl8
Erin Reka. kl7
Emir Breznica kl7
Eron Kastrati kl7
Erdi Lalinovci kl6

Me respekt!
Drejtori Lulzim Idrizi

Sot, me shumë përkushtim, bashkëpunim dhe vullnet, u realizua me sukses projekti ynë, i cili solli një hapësirë më të bu...
21/05/2026

Sot, me shumë përkushtim, bashkëpunim dhe vullnet, u realizua me sukses projekti ynë, i cili solli një hapësirë më të bukur, më kreative dhe më motivuese për nxënësit tanë.
Ky projekt është dëshmi se kur bashkohen idetë, puna dhe dëshira për të mirën e fëmijëve, rezultatet janë të jashtëzakonshme. Falënderojmë nga zemra Drejtorinë e Arsimit, drejtorin e shkollës, prindërit, donatorët, mësimdhënësit dhe nxënësit për mbështetjen dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë realizimit të projektit.
Një falënderim për realizuesen e projektit, Adriana Derguti, e cila me përkushtim, kreativitet dhe punë të palodhshme bëri të mundur që kjo ide të shndërrohet në një realitet të bukur për nxënësit tanë.
Sot nuk përuruam vetëm një projekt, por një hapësirë që do të sjellë buzëqeshje, motivim dhe kujtime të bukura për çdo nxënës.
Me respekt,
Drejtori Lulzim Idrizi

19/05/2026

Address

Prelez I Muhaxhërve
Ferizaj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Liman Rekaj" Prelez i Muhaxherëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Liman Rekaj" Prelez i Muhaxherëve:

Shortcuts

Share