Shkolla Fillore e Mesme e Ulët " Dituria " Dardani

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët " Dituria " Dardani Shkolla fillore, e mesme e ulët "Dituria", Dardani-Ferizaj.

Përfunduam renovimin e disa klasëve dhe vendosjen e perdeve të reja.Falenderojmë Drejtorinë komunale të Arsimit në  Feri...
15/09/2026

Përfunduam renovimin e disa klasëve dhe vendosjen e perdeve të reja.
Falenderojmë Drejtorinë komunale të Arsimit në Ferizaj për këtë investim të rëndësishëm në shkollën tonë.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Kjo (pishë) e cila është mbjellur para viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, për  rreth 75 vite e  ka zbukuru ambienti...
02/09/2026

Kjo (pishë) e cila është mbjellur para viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, për rreth 75 vite e ka zbukuru ambientin e shkollës sonë, na e ka pastru ajrin dhe na ka dhënë freski për nxënësit tanë...
Pas tharjes së saj gjatë kësaj vere, ne vendosëm që ta shfrytëzojmë akoma, duke rregulluar ulëse nga trungi i saj për nxënësit, prindërit etj.
Gjatë 4 viteve, oborrit të shkollës sonë ia kemi shtuar rreth 100 drunjë, pisha e bimë dekorative.
Urime viti i ri shkollor!

Drejtoria e shkollës

NJ  O  F  T  I  MTë dashur nxënës, të nderuar prindër!Drejtoria e shkollës sonë duke u bazur në Kalendarin për vitin shk...
31/08/2026

NJ O F T I M

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

Drejtoria e shkollës sonë duke u bazur në Kalendarin për vitin shkollor 2026/2027, i nxjerr nga MASHTI, ju njofton se me 1 shtator 2026 (e martë), fillon viti ri shkollor 2026/2027

Mësimi do të zhvillohet sipas këtij orari⏰:
🔸Nxënësit parashkollor, do të fillojnë mësimin në ora: 10:00
🔸Nxënësit e ndërrimit të parë (paradite), klasët (6 - 9), do të fillojnë mësimin në ora:
🔔08:00
🔸Nxënësit e ndërrimit të dytë (pasdite), kIasët (1 - 5), do të fillojnë mësimin në ora:
🔔12:15

Nxënësit duhet që 15 min. para fillimit të mësimit të jenë në shkollë dhe të respektojnë uniformën shkollore.

Për një fillim të mbarë, drejtoria e shkollës bashkë me mësimdhënësit dhe stafin ndihmës kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi mësimor të filloj mbarë.

🔹Nxënës të dashur, disiplina e angazhimi juaj në mësime në një anë dhe përkushtimi në punë i mësimdhënësve tuaj, si dhe bashkëpunimi me prindërit e juaj në anën tjetër do të rezultoj me suksese edhe në këtë vit të ri shkollor.

Urime viti i ri shkollor 2026-2027!
Ju urojmë suksese në mësime, qoftë vit i mbarë e suksesshëm...

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Shiqeri Halili

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

Disa keqbërës, dy ditët e kaluara e kanë dëmtuar rënd pronën e shkollës sonë, duke thyer dyert e toaleteve, duke dëmtuar...
19/08/2026

Disa keqbërës, dy ditët e kaluara e kanë dëmtuar rënd pronën e shkollës sonë, duke thyer dyert e toaleteve, duke dëmtuar drunjët dhe duke shkruar në muret e shkollës!
Për të gjitha këto dëmtime është njoftuar policia e Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin.
Lusim prindërit që të jenë më të kujdesshëm me fëmijet e tyre duke i këshilluar që të mos bëjnë veprime të ndaluara në oborrin e shkollës.
Shkolla është e të gjithëve dhe duhet të kujdesemi te gjithë për të...

Me respekt e indinjatë të thellë!
Drejtoria e shkollës

NJOFTIM KONKURS PLOTËSUES – AFATI GUSHTIT PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E DHJETË (10) NË GJIMNAZE DHE INSTITUCIO...
17/08/2026

NJOFTIM

KONKURS PLOTËSUES – AFATI GUSHTIT
PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E DHJETË (10) NË GJIMNAZE DHE INSTITUCIONET E ARSIMIT DHE AFTËSIMIT PROFESIONAL (IAAP) PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

12/08/2026

Njoftim mè rëndësi!

Të nderuar prindër, ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.
U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.
Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.
Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Teksti i sugjeruar për koordinatorët:
Të nderuar koordinatorë për verifikimin e aplikimeve për tekste mësimore dhe materiale shkollore,
Ju njoftojmë se nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) ju është përcjellë linku për qasje në platformën e eKosova për verifikimin e aplikimeve.
Në rast se ndonjë koordinator nuk e ka pranuar linkun për qasje, ju lutemi që të kontaktojë Ministrinë e Arsimit në adresat elektronike:
[email protected]
[email protected]
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj në këtë proces.
Në përfundim, ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme në këtë proces të përbashkët, si dhe shprehim mirënjohjen tonë për korrektësinë dhe angazhimin e treguar nga të gjithë drejtorët e DKA-ve dhe zyrtarët e këtyre drejtorive në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm.


Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Po vazhdon me ritëm të shpejt ndërtimi i toaleteve të shkollës sonë.Po shpresojmë që deri me 1 shtator do  të finalizohe...
05/08/2026

Po vazhdon me ritëm të shpejt ndërtimi i toaleteve të shkollës sonë.
Po shpresojmë që deri me 1 shtator do të finalizohet ky projekt i rëndësishëm për nxënësit tanë.

Suksese për nxënësit e shkollës sonë! Falenderim edhe për mësimdhënësit e shkollës sonë që për shumë vite i  edukuan dhe...
01/08/2026

Suksese për nxënësit e shkollës sonë! Falenderim edhe për mësimdhënësit e shkollës sonë që për shumë vite i edukuan dhe arsimuan këta nxënës, të cilët sot po na bëjnë krenar...

Kur suksesi bëhet traditë familjare. 🤍🩺

Maida Halili, Medina Halili, Shkëlqim Halili, Rumejsa Halili dhe Arbesa Halili.

Në vite të ndryshme, secili prej tyre arriti të njëjtin qëllim pranimin në Fakultetin e Mjekësisë. 🩺

Kur një familje zgjedh të njëjtën rrugë, nuk është rastësi. Është besim. Është përkushtim. Është një kulturë pune që përcillet nga një brez te tjetri.

Për ne, ky është një nga sukseset më domethënëse. Sepse nuk flet vetëm për një rezultat, por për një besim që vazhdon ndër vite.

Në BRIGHT nuk festojmë vetëm emrat e të pranuarve. Festojmë histori që vazhdojnë, ëndrra që kalojnë nga njëri brez te tjetri dhe familje që na besojnë brez pas brezi.

Suksesi bëhet edhe më i veçantë kur nuk ndalet te një person, por bëhet pjesë e historisë së një familjeje.

Urime familjes Halili! Ju faleminderit për besimin ndër vite dhe për këtë histori frymëzuese që do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit të BRIGHT. 🤍🩺

🇽🇰

Address

Dardani
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore e Mesme e Ulët " Dituria " Dardani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category