06/05/2026
Sot testuam njohuritë e gjeneratës së parë të Mësimit Dual!
Nxënësit e profileve Instalues Elektrik, Automekanik dhe Instalues i Ngrohjes/Ujësjellësit dhe Klimatizimit iu nënshtruan testit të integruar në teori profesionale. Një falënderim i veçantë për partnerët tanë ITED dhe OEK që na mbështetën në këtë ceremoni të rëndësishme së bashku me drejtorinë e shkollës.
Drejt suksesit dhe profesionit të sigurt!
28/04/2026
TRAJNIMI MBI INTELIGJENCËN ARTIFICIALE
Nxënësit e shkollës sonë këto ditë ishin të përfshirë në një trajnim të veçantë për Inteligjencën Artificiale, një projekt bashkëpunimi i Shkollës Digjitale me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj.
Gjatë këtij trajnimi, nxënësit tanë eksploruan botën e teknologjisë moderne dhe mësuan:
• Funksionimin e AI: Si funksionon kjo teknologji dhe përdorimi i saj në jetën tonë të përditshme.
• Aftësitë e reja: Përmes bazave të AI, nxënësit rritën aftësinë për zgjidhjen e problemeve, mendimin kritik dhe kreativitetin.
• Logjikën dhe Etikën: Qëllimi nuk ishte vetëm mësimi i mjeteve të AI, por kuptimi i logjikës prapa tyre, etika dhe përdorimi në mënyrën e duhur.
Jemi krenarë për angazhimin e nxënësve tanë në përvetësimin e njohurive që formësojnë të ardhmen!
23/04/2026
Shkolla jonë pati kënaqësinë të marrë pjesë me nxënëset tona të IT-së, në konferencën Girls in ICT, të organizuar nga Women in Tech dhe Kolegji AAB. Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë në fushën e teknologjisë dhe për të inkurajuar vajzat dhe të rinjtë që të ndjekin karrierë në ICT.
Gjatë konferencës, patëm rastin të dëgjojmë ligjërata inspiruese nga profesionistë të fushës, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe sfidat që kanë kaluar drejt suksesit. Në fund të aktivitetit, një pjesë shumë e veçantë ishte prezantimi i storieve të nxënësve dhe studentëve, ku ato ndanë punën e tyre reale, projektet konkrete, si dhe arritjet e tyre në teknologji dhe inovacion. Këto prezantime na motivuan dhe na dhanë një pasqyrë të qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund të shndërrohen në rezultate të prekshme.
Pjesëmarrja jonë në këtë konferencë ishte një përvojë shumë e vlefshme, që frymëzoi nxënëset tona të vazhdojnë zhvillimin e tyre në fushën e teknologjisë dhe të synojmë arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
23/04/2026
Vizitë e rëndësishme nga KFOR-i Amerikan në IAAP "Pjetër Bogdani"
Sot patëm nderin të mirëpresim në shkollën tonë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, në një vizitë që rikonfirmon bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për institucionin tonë.
Mysafirët u pritën nga zv.drejtori i shkollës, Gafurr Halili, së bashku me mësimdhënësit Blerta Vranovci dhe Xhemil Halili. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e KFOR-it nga zv.drejtori i shkollës sonë u njoftuan me:
• Historikun e shkollës sonë
• Profilet arsimore dhe përgatitjen profesionale të nxënësve
• Të arriturat tona dhe sfidat që hasim si institucion edukativ
Përfaqësuesit e KFOR-it treguan interes të veçantë për kushtet e punës dhe ambientet ku zhvillohet mësimi. Ata vizituan nga afër punëtoritë dhe kabinetet, ku panë procesin e zhvillimit të praktikës profesionale që realizohet brenda shkollës.
Kjo vizitë nuk ishte vetëm njohëse, por edhe shpresëdhënëse për të ardhmen! Përfaqësuesit e KFOR-it amerikan u zotuan për:
• Donacione të rëndësishme që do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve,
• Pajisje teknologjike, përfshirë Smart Board dhe kompjuterë, për të çuar digjitalizimin e shkollës sonë në një nivel tjetër.
Jemi mirënjohës për interesimin dhe gatishmërinë e KFOR-it amerikan për të investuar në edukimin dhe të ardhmen e të rinjve tanë!
23/04/2026
Drejt një të ardhmeje të sigurt profesionale!
Gjatë ditëve të fundit, ekipi i mësimdhënësve të shkollës sonë ka realizuar një cikël vizitash informuese në shkollat e mesme të ulta, me qëllim shpalosjen e profileve arsimore për vitin e ri shkollor 2026/2027.
Në një epokë ku teknologjia dhe inovacioni po transformojnë botën, ne jemi kujdesur t'u tregojmë nxënësve se shkollat profesionale janë sot çelësi i suksesit në tregun e punës. Kërkesa për profesionistë të kualifikuar, veçanërisht në profilet teknike, është në kulmin e saj, duke ofruar mundësi të shkëlqyera punësimi dhe karrierë të qëndrueshme menjëherë pas shkollimit.
Shkollat që vizituam:
Kemi pasur kënaqësinë të takojmë nxënësit entuziastë të këtyre shkollave:
1. ShFMU "Ilaz Thaçi" – Hani i Elezit
2. ShFMU "Tefik Çanga" – Ferizaj
3. ShFMU "Gjon Serreçi" – Ferizaj
4. ShFMU "Ahmet Hoxha" – Ferizaj
5. ShFMU "Jeronim De Rada" – Ferizaj
6. ShFMU "Vezir Jashari" – Ferizaj
7. ShFMU "Astrit Bytyçi" – Ferizaj
8. ShFMU "Ganimete Tërbeshi" – Ferizaj
Pse të zgjidhni shkollën tonë?
Sepse ne nuk ofrojmë vetëm diplomë, por profesion dhe kompetencë! Profilet tona teknike janë të harmonizuara me kërkesat e fundit të industrisë, duke i përgatitur nxënësit për të qenë liderë në fushat e tyre.
Falënderojmë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit për mikpritjen e ngrohtë dhe interesimin e treguar. Mezi presim t'ju shohim në bankat e shkollës sonë!
Zgjidh me mendje, ndërto të ardhmen! 🛠️💻⚡
/2027
22/04/2026
Trajnim me partnerët tanë të sektorit privat!
Sot në ambientet e shkollës sonë u organizua trajnimi për përfaqësuesit nga kompanitë private, të udhëhequr nga trajneri prof. Shkelzen Azizi, i cili është i përfshirë në mësimin dual nga fillimi i këtij procesi. Ky trajnim vjen pas formimit të komisioneve për vlerësimin e nxënësve tanë.
Shkolla jonë tash e 3 vite po zbaton me sukses mësimin dual në tre profile:
⚡ Instalues elektrik
🚗 Automekanik
🌡️ Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit
Këtë vit kemi një festë të veçantë: diplomon gjenerata e parë! 🎓
Falënderojmë përzemërsisht të gjithë partnerët tanë nga sektori privat që për tre vite rresht na mbështetën pa rezervë në përgatitjen profesionale të nxënësve.
Vazhdojmë bashkë drejt sukseseve të reja! 🛠️📈
04/04/2026
Shkolla jonë pati nderin të përzgjidhej për të marrë pjesë në një takim falënderues të organizuar nga Zyra e Presidentes, 𝗩𝗷𝗼𝘀𝗮 𝗢𝘀𝗺𝗮𝗻𝗶.
Në këtë aktivitet, shkolla u përfaqësua nga nxënësja 𝗬𝗹𝗹𝗸𝗮 𝗚𝗿𝗮𝗶𝗻𝗰𝗮, fituese në garën “𝗬𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗗𝗿𝗮𝘄 𝘁𝗵𝗲 𝗟𝗶𝗻𝗲”, të organizuar nga 𝗨𝗻𝗶𝘁𝗲𝗱 𝗡𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝘀 𝗗𝗲𝘃𝗲𝗹𝗼𝗽𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗣𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗺𝗲 (𝗨𝗡𝗗𝗣). Çmimi i saj u nda nga 𝗔𝗺𝗯𝗮𝘀𝗮𝗱𝗮 𝗙𝗿𝗮𝗻𝗰𝗲𝘇𝗲. Gjithashtu, në takim mori pjesë edhe kujdestarja e klasës, 𝗦𝗮𝗿𝗮𝗻𝗱𝗲̈ 𝗠𝘂𝘀𝘁𝗮𝗳𝗮.
Takimi u mbajt më 𝟮 𝗽𝗿𝗶𝗹𝗹 𝟮𝟬𝟮𝟲, në orën 18:00, në 𝗛𝗼𝘁𝗲𝗹 𝗦𝗶𝗿𝗶𝘂𝘀, ku morën pjesë shumë figura të njohura nga fusha të ndryshme të vendit tonë.
Ky ishte një moment i veçantë krenarie për shkollën tonë, duke dëshmuar përkushtimin dhe suksesin e nxënësve tanë në aktivitete me rëndësi vendore dhe ndërkombëtare. I urojmë suksese të mëtejshme nxënëses sonë dhe inkurajojmë të gjithë të rinjtë të vazhdojnë të angazhohen në iniciativa që promovojnë kreativitetin dhe qytetarinë aktive.
02/04/2026
E argjenda për kampionët tanë!
Ekipet tona të volejbollit (vajzat dhe djemtë) shkëlqyen në garat komunale të Ferizajt! Pas një serie ndeshjesh emocionuese dhe një loje plot pasion, të dyja ekipet arritën në finale dhe u renditën në vendin e dytë.
Ky nuk është vetëm një rezultat sportiv, por dëshmi e disiplinës, talentit dhe punës së përbashkët me profesorët tanë të edukatës fizike. Jemi krenarë me ju!
Bravo ekipi! Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!
19/03/2026
𝗞𝗿𝗲𝗻𝗮𝗿 𝗺𝗲 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀𝗲𝘁 𝗲 𝗶𝘀𝗵-𝗻𝘅𝗲̈𝗻𝗲̈𝘀𝘃𝗲 𝘁𝗮𝗻𝗲̈✨
Ne jemi krenarë të ndajmë historinë e 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻 𝗛𝗼𝘅𝗵𝗲̈𝘀, ish-nxënës i shkollës sonë, gjenerata 𝟮𝟬𝟭𝟲–𝟮𝟬𝟭𝟵, i fushës së 𝗘𝗹𝗲𝗸𝘁𝗿𝗼𝘁𝗲𝗸𝗻𝗶𝗸𝗲̈𝘀, profili 𝗜𝗻𝘀𝘁𝗮𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗘𝗹𝗲𝗸𝘁𝗿𝗶𝗸.
Qysh në fillim të klasës së 10-të, Albani tregoi talent, vetiniciativë dhe guxim. Si një nxënës me shumë ide kreative, ai atëherë ndërtoi një 𝗲𝘀𝗸𝗮𝘃𝗮𝘁𝗼𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗮𝗿𝘁𝗼𝗻𝗶, i cili funksiononte përmes pompimit të ajrit – një projekt mjaft atraktiv që të gjithë e pëlqyen!
Edhe sot, Albani vazhdon të ndjek pasionin e tij për teknologjinë dhe ndërtimin e pajisjeve, duke krijuar 𝗱𝗿𝗼𝗻𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗶, ku kombinon dizajnin, elektronikën dhe aftësitë praktike të ndërtimit.
𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲𝗺𝗯𝘂𝗹𝗹 𝘀𝗲 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗲̈𝘇𝗶𝘁 𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀𝘂𝗿 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗼𝗷𝗻𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗿𝗿𝗶𝗷𝗻𝗲̈ 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀.
𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶 𝘀𝗵𝗸𝗿𝗼𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗲:
𝘜𝑛𝘦̈ 𝘫𝑎𝘮 𝘈𝑙𝘣𝑎𝘯 𝘏𝑜𝘹ℎ𝘢 𝘥ℎ𝘦 𝘲𝑒̈ 𝑛𝘨𝑎 𝑓𝘦̈𝑚𝘪𝑗𝘦̈𝑟𝘪𝑎 𝑘𝘢𝑚 𝑝𝘢𝑠𝘶𝑟 𝑖𝘯𝑡𝘦𝑟𝘦𝑠 𝑡𝘦̈ 𝘮𝑎𝘥ℎ 𝑝𝘦̈𝑟 𝑡𝘦𝑘𝘯𝑜𝘭𝑜𝘨𝑗𝘪𝑛𝘦̈, 𝑒𝘭𝑒𝘬𝑡𝘳𝑜𝘯𝑖𝘬𝑒̈𝘯 𝘥ℎ𝘦 𝘬𝑟𝘪𝑗𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑒 𝑝𝘳𝑜𝘫𝑒𝘬𝑡𝘦𝑣𝘦 𝘵𝑒̈ 𝑛𝘥𝑟𝘺𝑠𝘩𝑚𝘦 𝘵𝑒𝘬𝑛𝘪𝑘𝘦. 𝑆𝘩𝑘𝘰𝑙𝘭𝑒̈𝘯 𝘧𝑖𝘭𝑙𝘰𝑟𝘦 𝘦 𝘬𝑎𝘮 𝘱𝑒̈𝘳𝑓𝘶𝑛𝘥𝑢𝘢𝑟 𝑛𝘦̈ 𝘚𝐻𝘍𝑀𝘜 “𝑃𝘢𝑣𝘢𝑟𝘦̈𝑠𝘪𝑎” 𝘯𝑒̈ 𝐵𝘢𝑙𝘢𝑗, 𝘯𝑑𝘦̈𝑟𝘴𝑎 𝑠𝘩𝑘𝘰𝑙𝘭𝑒̈𝘯 𝘦 𝘮𝑒𝘴𝑚𝘦 𝘯𝑒̈ “𝘗𝑗𝘦𝑡𝘦̈𝑟 𝐵𝘰𝑔𝘥𝑎𝘯𝑖” 𝘯𝑒̈ 𝐹𝘦𝑟𝘪𝑧𝘢𝑗.
𝐺𝘫𝑎𝘵𝑒̈ 𝑣𝘪𝑡𝘦𝑣𝘦 𝘵𝑒̈ 𝑠𝘩𝑘𝘰𝑙𝘭𝑖𝘮𝑖𝘵 𝘬𝑎𝘮 𝘱𝑎𝘴𝑢𝘳 𝘧𝑎𝘵𝑖𝘯 𝘵𝑒̈ 𝑚𝘦̈𝑠𝘰𝑗 𝑛𝘨𝑎 𝑝𝘳𝑜𝘧𝑒𝘴𝑜𝘳𝑒̈ 𝑠𝘩𝑢𝘮𝑒̈ 𝑡𝘦̈ 𝘱𝑒̈𝘳𝑘𝘶𝑠𝘩𝑡𝘶𝑎𝘳, 𝑠𝘩𝑒𝘮𝑏𝘶𝑙𝘭𝑜𝘳𝑒̈ 𝑑𝘩𝑒 𝑡𝘦̈ 𝘴ℎ𝘬𝑒̈𝘭𝑞𝘺𝑒𝘳, 𝑡𝘦̈ 𝘤𝑖𝘭𝑒̈𝘵 𝘬𝑎𝘯𝑒̈ 𝑛𝘥𝑖𝘬𝑢𝘢𝑟 𝑠𝘩𝑢𝘮𝑒̈ 𝑛𝘦̈ 𝘻ℎ𝘷𝑖𝘭𝑙𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑡𝘪𝑚 𝑑𝘩𝑒 𝑛𝘦̈ 𝘥𝑎𝘴ℎ𝘶𝑟𝘪𝑛𝘦̈ 𝘵𝑖𝘮𝑒 𝑝𝘦̈𝑟 𝑑𝘪𝑗𝘦𝑛 𝑑𝘩𝑒 𝑡𝘦𝑘𝘯𝑜𝘭𝑜𝘨𝑗𝘪𝑛𝘦̈. 𝑀𝘣𝑒̈𝘴ℎ𝘵𝑒𝘵𝑗𝘢 𝘥ℎ𝘦 𝘮𝑜𝘵𝑖𝘷𝑖𝘮𝑖 𝑖 𝑡𝘺𝑟𝘦 𝘬𝑎𝘯𝑒̈ 𝑞𝘦𝑛𝘦̈ 𝘴ℎ𝘶𝑚𝘦̈ 𝘵𝑒̈ 𝑟𝘦̈𝑛𝘥𝑒̈𝘴𝑖𝘴ℎ𝘮𝑒 𝑝𝘦̈𝑟 𝑟𝘳𝑢𝘨𝑒̈𝘯 𝘵𝑖𝘮𝑒.
𝑄𝘦̈ 𝘯𝑔𝘢 𝘬𝑜𝘩𝑎 𝑒 𝑠𝘩𝑘𝘰𝑙𝘭𝑒̈𝘴 𝘧𝑖𝘭𝑙𝘰𝑟𝘦 𝘬𝑎𝘮 𝘲𝑒𝘯𝑒̈ 𝑖 𝑖𝘯𝑡𝘦𝑟𝘦𝑠𝘶𝑎𝘳 𝘱𝑒̈𝘳 𝘵𝑒𝘬𝑛𝘰𝑙𝘰𝑔𝘫𝑖𝘯𝑒̈ 𝑑𝘩𝑒 𝑗𝘢𝑚 𝑚𝘢𝑟𝘳𝑒̈ 𝑚𝘦 𝘱𝑟𝘰𝑗𝘦𝑘𝘵𝑒 𝑡𝘦̈ 𝘯𝑑𝘳𝑦𝘴ℎ𝘮𝑒 𝑝𝘳𝑎𝘬𝑡𝘪𝑘𝘦 𝘥ℎ𝘦 𝘵𝑒𝘬𝑛𝘪𝑘𝘦. 𝑀𝘦 𝘬𝑎𝘭𝑖𝘮𝑖𝘯 𝘦 𝘬𝑜𝘩𝑒̈𝘴 𝘬𝑦 𝑖𝘯𝑡𝘦𝑟𝘦𝑠 𝑢 𝑧𝘩𝑣𝘪𝑙𝘭𝑢𝘢 𝘦𝑑𝘩𝑒 𝑚𝘦̈ 𝘴ℎ𝘶𝑚𝘦̈ 𝘥ℎ𝘦 𝘧𝑖𝘭𝑙𝘰𝑣𝘢 𝘵𝑒̈ 𝑚𝘦̈𝑠𝘰𝑗 𝑝𝘦̈𝑟 𝑑𝘪𝑧𝘢𝑗𝘯𝑖𝘮𝑖𝘯 𝘥ℎ𝘦 𝘯𝑑𝘦̈𝑟𝘵𝑖𝘮𝑖𝘯 𝘦 𝘱𝑎𝘫𝑖𝘴𝑗𝘦𝑣𝘦 𝘵𝑒̈ 𝑛𝘥𝑟𝘺𝑠𝘩𝑚𝘦.
𝘗𝑎𝘴 𝘱𝑒̈𝘳𝑓𝘶𝑛𝘥𝑖𝘮𝑖𝘵 𝘵𝑒̈ 𝑠𝘩𝑘𝘰𝑙𝘭𝑒̈𝘴 𝘴𝑒̈ 𝑚𝘦𝑠𝘮𝑒 𝑘𝘢𝑚 𝑎𝘳𝑑𝘩𝑢𝘳 𝘯𝑒̈ 𝐺𝘫𝑒𝘳𝑚𝘢𝑛𝘪. 𝐾𝘦̈𝑡𝘶 𝘬𝑎𝘮 𝘧𝑖𝘭𝑙𝘶𝑎𝘳 𝘵𝑒̈ 𝑚𝘦𝑟𝘳𝑒𝘮 𝘮𝑒̈ 𝑠𝘦𝑟𝘪𝑜𝘻𝑖𝘴ℎ𝘵 𝘮𝑒 𝑛𝘥𝑒̈𝘳𝑡𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑒 𝑑𝘳𝑜𝘯𝑒̈𝘷𝑒, 𝘴𝑒𝘱𝑠𝘦 𝘬𝑎𝘮 𝘱𝑎𝘴𝑢𝘳 𝘮𝑢𝘯𝑑𝘦̈𝑠𝘪 𝘵𝑒̈ 𝑝𝘦̈𝑟𝘥𝑜𝘳 𝘱𝑎𝘫𝑖𝘴𝑗𝘦𝑡 𝑑𝘩𝑒 𝑚𝘫𝑒𝘵𝑒𝘵 𝘦 𝘯𝑒𝘷𝑜𝘫𝑠𝘩𝑚𝘦 𝘱𝑒̈𝘳 𝘬𝑒̈𝘵𝑒̈ 𝑝𝘳𝑜𝘧𝑒𝘴𝑖𝘰𝑛, 𝘵𝑒̈ 𝑐𝘪𝑙𝘢𝑡 𝑛𝘦̈ 𝘷𝑒𝘯𝑑𝘪𝑛 𝑡𝘪𝑚 𝑛𝘶𝑘 𝑘𝘢𝑛𝘦̈ 𝘲𝑒𝘯𝑒̈ 𝑔𝘫𝑖𝘵ℎ𝘮𝑜𝘯𝑒̈ 𝑡𝘦̈ 𝘥𝑖𝘴𝑝𝘰𝑛𝘶𝑒𝘴ℎ𝘮𝑒.
𝑃𝘫𝑒𝘴𝑒̈𝘵 𝘦 𝘥𝑟𝘰𝑛𝘦̈𝑣𝘦 𝘪 𝘥𝑖𝘻𝑎𝘫𝑛𝘰𝑗 𝑣𝘦𝑡𝘦̈ 𝘯𝑒̈ 𝑘𝘰𝑚𝘱𝑗𝘶𝑡𝘦𝑟 𝑑𝘩𝑒 𝑚𝘦̈ 𝘱𝑎𝘴 𝘪 𝘱𝑟𝘰𝑑𝘩𝑜𝘫 𝘥𝑢𝘬𝑒 𝑝𝘦̈𝑟𝘥𝑜𝘳𝑢𝘳 𝘯𝑗𝘦̈ 𝘱𝑟𝘪𝑛𝘵𝑒𝘳 3𝐷. 𝘗𝑎𝘴 𝘱𝑟𝘪𝑛𝘵𝑖𝘮𝑖𝘵 𝘵𝑒̈ 𝑝𝘫𝑒𝘴𝑒̈𝘷𝑒, 𝘣𝑒̈𝘫 𝘮𝑜𝘯𝑡𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑒 𝑝𝘭𝑜𝘵𝑒̈ 𝑡𝘦̈ 𝘥𝑟𝘰𝑛𝘪𝑡 𝑑𝘶𝑘𝘦 𝘷𝑒𝘯𝑑𝘰𝑠𝘶𝑟 𝑚𝘰𝑡𝘰𝑟𝘦̈𝑡, 𝘩𝑒𝘭𝑖𝘬𝑎𝘵, 𝑘𝘰𝑛𝘵𝑟𝘰𝑙𝘭𝑜𝘳𝑒̈𝘵 𝘦𝑙𝘦𝑘𝘵𝑟𝘰𝑛𝘪𝑘𝘦̈ 𝘵𝑒̈ 𝑠𝘩𝑝𝘦𝑗𝘵𝑒̈𝘴𝑖𝘴𝑒̈ (𝘌𝑆𝘊), 𝘬𝑎𝘣𝑙𝘭𝑜𝘵 𝘥ℎ𝘦 𝘣𝑎𝘵𝑒𝘳𝑖𝘯𝑒̈. 𝘎𝑗𝘪𝑡𝘩𝑎𝘴ℎ𝘵𝑢 𝑘𝘶𝑗𝘥𝑒𝘴𝑒𝘮 𝘱𝑒̈𝘳 𝘭𝑖𝘥ℎ𝘫𝑒𝘯 𝘥ℎ𝘦 𝘰𝑟𝘨𝑎𝘯𝑖𝘻𝑖𝘮𝑖𝘯 𝘦 𝘦𝑙𝘦𝑘𝘵𝑟𝘰𝑛𝘪𝑘𝘦̈𝑠 𝑛𝘦̈ 𝘮𝑒̈𝘯𝑦𝘳𝑒̈ 𝑞𝘦̈ 𝘥𝑟𝘰𝑛𝘪 𝘵𝑒̈ 𝑓𝘶𝑛𝘬𝑠𝘪𝑜𝘯𝑜𝘫𝑒̈ 𝑛𝘦̈ 𝘮𝑒̈𝘯𝑦𝘳𝑒̈ 𝑡𝘦̈ 𝘴𝑖𝘨𝑢𝘳𝑡 𝑑𝘩𝑒 𝑒𝘧𝑖𝘬𝑎𝘴𝑒.
𝑃𝘦̈𝑟𝘮𝑒𝘴 𝘬𝑒̈𝘴𝑎𝘫 𝘱𝑢𝘯𝑒 𝑢𝘯𝑒̈ 𝑘𝘰𝑚𝘣𝑖𝘯𝑜𝘫 𝘥𝑖𝘻𝑎𝘫𝑛𝘪𝑛, 𝘪𝑛𝘹ℎ𝘪𝑛𝘪𝑒𝘳𝑖𝘯𝑒̈, 𝘦𝑙𝘦𝑘𝘵𝑟𝘰𝑛𝘪𝑘𝘦̈𝑛 𝑑𝘩𝑒 𝑎𝘧𝑡𝘦̈𝑠𝘪𝑡𝘦̈ 𝘱𝑟𝘢𝑘𝘵𝑖𝘬𝑒 𝑡𝘦̈ 𝘯𝑑𝘦̈𝑟𝘵𝑖𝘮𝑖𝘵. 𝑄𝘦̈𝑙𝘭𝑖𝘮𝑖 𝑖𝘮 𝘦̈𝑠𝘩𝑡𝘦̈ 𝘵𝑒̈ 𝑣𝘢𝑧𝘩𝑑𝘰𝑗 𝑡𝘦̈ 𝘻ℎ𝘷𝑖𝘭𝑙𝘰𝑗 𝑛𝘫𝑜𝘩𝑢𝘳𝑖𝘵𝑒̈ 𝑑𝘩𝑒 𝑝𝘦̈𝑟𝘷𝑜𝘫𝑒̈𝘯 𝘵𝑖𝘮𝑒 𝑛𝘦̈ 𝘬𝑒̈𝘵𝑒̈ 𝑓𝘶𝑠𝘩𝑒̈ 𝑑𝘩𝑒 𝑛𝘦̈ 𝘵𝑒̈ 𝑎𝘳𝑑𝘩𝑚𝘦𝑛 𝑡𝘦̈ 𝘬𝑟𝘪𝑗𝘰𝑗 𝑝𝘳𝑜𝘫𝑒𝘬𝑡𝘦 𝘦𝑑𝘩𝑒 𝑚𝘦̈ 𝘵𝑒̈ 𝑎𝘷𝑎𝘯𝑐𝘶𝑎𝘳𝑎 𝑛𝘦̈ 𝘵𝑒𝘬𝑛𝘰𝑙𝘰𝑔𝘫𝑖𝘯𝑒̈ 𝑒 𝑑𝘳𝑜𝘯𝑒̈𝘷𝑒 𝑑𝘩𝑒 𝑝𝘢𝑗𝘪𝑠𝘫𝑒𝘷𝑒 𝑎𝘫𝑟𝘰𝑟𝘦.
𝘔𝑒 𝑘𝘦̈𝑡𝘦̈ 𝘳𝑎𝘴𝑡 𝑑𝘶𝑎 𝑡𝘦̈ 𝘴ℎ𝘱𝑟𝘦ℎ 𝑚𝘪𝑟𝘦̈𝑛𝘫𝑜𝘩𝑗𝘦𝑛 𝑡𝘪𝑚𝘦 𝘵𝑒̈ 𝑠𝘪𝑛𝘲𝑒𝘳𝑡𝘦̈ 𝘱𝑒̈𝘳 𝘱𝑟𝘰𝑓𝘦𝑠𝘰𝑟𝘦̈𝑡 𝑑𝘩𝑒 𝑠𝘩𝑘𝘰𝑙𝘭𝑒̈𝘯 𝘵𝑖𝘮𝑒, 𝘵𝑒̈ 𝑐𝘪𝑙𝘦̈𝑡 𝑘𝘢𝑛𝘦̈ 𝘬𝑜𝘯𝑡𝘳𝑖𝘣𝑢𝘢𝑟 𝑛𝘦̈ 𝘧𝑜𝘳𝑚𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑑𝘩𝑒 𝑚𝘰𝑡𝘪𝑣𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑡𝘪𝑚 𝑔𝘫𝑎𝘵𝑒̈ 𝑟𝘳𝑢𝘨𝑒̈𝘴 𝘴𝑖𝘮𝑒 𝑎𝘳𝑠𝘪𝑚𝘰𝑟𝘦.
𝘗𝑗𝘦𝑡𝘦̈𝑟 𝐵𝘰𝑔𝘥𝑎𝘯𝑖! 𝘍𝑎𝘭𝑒𝘮𝑖𝘯𝑑𝘦𝑟𝘪𝑡 𝑞𝘦̈ 𝘤̧𝑑𝘰 𝘥𝑖𝘵𝑒̈ 𝑛𝘢 𝘮𝑒̈𝘴𝑜𝘯𝑖 𝑡𝘦̈ 𝘦̈𝑛𝘥𝑒̈𝘳𝑟𝘰𝑗𝘮𝑒̈, 𝘵𝑒̈ 𝑝𝘶𝑛𝘰𝑗𝘮𝑒̈ 𝑑𝘩𝑒 𝑡𝘦̈ 𝘬𝑟𝘪𝑗𝘰𝑗𝘮𝑒̈. 𝘑𝑢 𝑗𝘦𝑛𝘪 𝘧𝑟𝘺𝑚𝘦̈𝑧𝘪𝑚𝘪 𝘺𝑛𝘦̈ 𝘪 𝘱𝑒̈𝘳ℎ𝘦𝑟𝘴ℎ𝘦̈𝑚!
𝐹𝘰𝑡𝘰: 𝐷𝘳𝑜𝘯 𝘪 𝘥𝑖𝘻𝑎𝘫𝑛𝘶𝑎𝘳, 𝑖 𝑝𝘳𝑖𝘯𝑡𝘶𝑎𝘳 𝘮𝑒 3𝘋 𝘱𝑟𝘪𝑛𝘵𝑒𝘳 𝘥ℎ𝘦 𝘪 𝘮𝑜𝘯𝑡𝘶𝑎𝘳 𝘯𝑔𝘢 𝘈𝑙𝘣𝑎𝘯 𝘏𝑜𝘹ℎ𝘢.
09/03/2026
𝗞𝗿𝗲𝗮𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁, 𝗶𝗱𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝘂𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱 ✨👏
Pamje nga ekspozita e 𝗗𝗶𝘁𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗲̈𝘀, ku morën pjesë nxënës nga të gjitha profilet. Projekte dhe punime të ndryshme pasqyrojnë talentin, përkushtimin dhe kreativitetin e nxënësve tanë.
Ekspozita ofroi një mundësi për të zbuluar idetë e freskëta dhe punën e palodhur të nxënësve dhe mësimdhënësve, duke treguar se si kreativiteti dhe angazhimi mund të shndërrohen në projekte të bukura dhe frymëzuese për të gjithë komunitetin shkollor.
07/03/2026
Festimi i Ditës së Shkollës IAAP “Pjetër Bogdani” dhe Ditës së Mësuesit – 7 Marsi
Dita e shkollës sonë u shënua me një manifestim të pasur me aktivitete kulturore, artistike dhe akademike, duke vënë në pah talentin dhe punën e palodhur të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë.
Aktiviteti filloi me fjalimin e dretorit duke i uruar mirëseardhje të ftuarve.
Moderim i shkëlqyer – Programi u udhëhoq me profesionalizëm nga nxënësja Eltona Aliu nga klasa X7, e cila i dha një dinamikë të veçantë manifestimit.
Mirënjohje u ndanë për kompanitë partnere që mbështesin mësimin dual.
Mirënjohje u ndanë poashtu edhe për fituesit e Kuizit të diturisë “Garo me dije” nën udhëheqje të mësimdhënësit Kadri Neziri.
Ekipi fitues me nxënës:
1.Bardh Sadiku-XII 5
2.Isuf Vila-XI 7
3.Arbresha Rexhepi-X 12
4.Rrezart Ukzmajli-X 6
U mbajtën edhe garat në ping-pong me fitues Varinot Grainca dhe në shah fitues Atrid Ahmeti.
U dalluan edhe më të mirët në profile arsimore. Këto çmime këtë vit u takuan:
• Në Makineri-Ferat Kurtishi
• Në Aktivin e Gjuhës shqipe-Ilir Baftiu
• Në Aktivin e Gjuhës Angleze-Fakete Hasani
• Në Matematikë-Valdete Vranovci
• Në Elektroteknikë-Vlora Bytyqi
• Në Edukatë Fizike-Vjollca Loku
Mësimdhënësi më i dalluar i vitit:prof.Shpresa Asllani
Nxënësi më i dalluar i vitit: Valton Grainca
Nga hapësira e aktiviteteve kulturore, në skenë dolën :Diellza Ramadani, Lis Latifi, Erdi Fetahu, Dorela Aliu, Vahide Murseli, Orgis Pacolli, Dior Kamishi, Adi Krosa dhe Dion Murati, për të interpretuar veprën artistike “Mos bullizo”të përgatitur nga mesimdhënëset e gjuhës shqipe Bardha Vladi dhe Arbëresha Nuhiu, në bashkëpunim me klubin letrar “Zëri i Librit”.
Programi artistik vazhdoi me interpretimin në instrumentin e Violinës nga nxënësi Atrid Ahmeti.
Pas përfundimimit të programit u mbajt ekspozita nga Aktivet e shkollës, ku të ftuarit panë nga afër punën dhe angazhimin e mësimdhënësve dhe nxënësve.
Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë ditë kaq të veçantë!