IAAP Pjeter Bogdani

IAAP Pjeter Bogdani Kjo shkollë ka filluar punën në vitin 1963, atëherë me emrin “Nikolla Teslla”, ndërsa që nga viti 1991 kjo shkollë njihet me emrin “Pjetër Bogdani”.

Shkolla e Mesme Teknike
“Pjetër Bogdani” Ferizaj


Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj është një ndër shkollat e para profesionale në komunën tonë. Gjatë këtyre viteve të funksionimit shkolla jonë ka ofruar mundësi të shumta të shkollimit dhe profesionalizimit të shumë gjeneratave. Me rrethanat e krijuara ekonomike dhe shoqërore në Ferizaj, sot në këtë shkollë funksionojnë këto lëmi: Makineri, Elektroteknikë, Komunikacion dhe Ndërtimtari. Në secilën prej këtyre lëmive ekzistojnë edhe degët e veçanta. Procesi mësimor zhvillohet nga mësimëdhënës të kualifikuar. Mësimi dhe puna praktike realizohet në: klasë mësimore, kabinete, punëtori dhe në objekte të ndryshme në kuadër të praktikës profesionale.Varësisht prej nevojave të tregut, shkolla jonë ka potencial profesional edhe për profile të reja.

Ju ftojmë të ndiqni prezantimin e shkollës sonë IAAP "Pjetër Bogdani", në një emission të RTK, ku shfaqen infrastruktura...
14/09/2026

Ju ftojmë të ndiqni prezantimin e shkollës sonë IAAP "Pjetër Bogdani", në një emission të RTK, ku shfaqen infrastruktura dhe kushtet e shkollës, aktivitetet dhe mundësitë që u ofrohen nxënësve në institucionin tonë.

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

Sot u realizua vizita zyrtare në ambientet e IAAP "Pjetër Bogdani", në kuadër të projektit për ndërtimin e aneksit të pu...
02/09/2026

Sot u realizua vizita zyrtare në ambientet e IAAP "Pjetër Bogdani", në kuadër të projektit për ndërtimin e aneksit të punëtorisë së shkollës, donacioni ky fituar nga Fondacioni Kosovar i Sfidave-KCF.
Në këtë vizitë inspektimi morën pjesë mbikëqyrësi i punimeve, z. Zenun Tolaj, si dhe përfaqësuesit e kompanisë kontraktuese "Art Dekor", z. Gentian Maxhuni dhe znj. Fitore Feta. Stafi drejtues dhe arsimor i shkollës u përfaqësua nga drejtori z. Sami Jahiu dhe mësimdhënësit Arsim Qalaj e Xhemil Halili
Qëllimi kryesor i këtij takimi në terren ishte inspektimi i detajuar i hapësirës ku do të zhvillohen punimet ndërtimore, si dhe përcaktimi i masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit dhe sigurinë e nxënësve e stafit. Gjatë vizitës u shqyrtuan aspektet teknike dhe u dakorduan hapat e parë operacionalë për nisjen e punës në terren.
Gjatë vizitës, përfaqësuesi i kompanisë kontraktuese theksoi se punimet do të fillojnë brenda këtij muaji, ndërsa drejtori i shkollës shprehu gatishmërinë e plotë për të qenë në dispozicion dhe për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme nga ana e shkollës sonë.

Orari mësimor për vitin 2026/2027
31/08/2026

Orari mësimor për vitin 2026/2027

31/08/2026

NJOFTIM PËR ORARIN E NDËRRIMEVE
Viti shkollor: 2026/2027
IAAP “Pjetër Bogdani” – Ferizaj

Për vitin shkollor 2026/2027, procesi mësimor do të zhvillohet sipas këtij orari të ndërrimeve:

Ndërrimi i parë (Paradite)
• Klasat XII: XII/1 (Operator i Makinave me DK), XII/2 (Mekatronikë), XII/3 (Automekanik), XII/4 (Metalpunues), XII/5 (Instalues i UNK), XII/6 (Trafik rrugor), XII/7 (Teknik I Sistemeve te TIK-ut), XII/8 (Informatikë), XII/9 (Informatikë), XII/10 (Instalues elektrik) dhe XII/11 (Arkitekturë).
• Klasat XI: XI/7 (Teknik i Sistemeve të TIK-ut), XI/8 (Dizajn grafik), XI/9 (Informatikë), XI/10 (Teknik i Elektronikës), XI/11 (Instalues elektrik) dhe XI/12 (Arkitekturë).
Ndërrimi i dytë (Pasdite)
• Klasat X: X/1 (Operator i Makinave me DK), X/2 (Mekatronikë), X/3 (Automekanik), X/4 (Metalpunues), X/5 (Instalues i UNK), X/6 (Trafik Rrugor), X/7 (Teknik I Sistemeve te TIK-ut), X/8 (Zhvillues I Aplikacioneve Softuerike), X/9 (Teknik i Informatikës së Biznesit), X/10 (Instalues Elektrik) dhe X/11 (Arkitekturë).
• Klasat XI: XI/1 (Operator i Makinave me DK), XI/2 (Mekatronikë), XI/3 (Automekanik), XI/4 (Metalpunues), XI/5 (Instalues i UNK.) dhe XI/6 (Teknik i Sistemeve të TIK-ut).

Send a message to learn more

31/08/2026

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor më 1 Shtator, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të Institutcionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional- IAAP "Pjetër Bogdani" dhe në emrin tim personal, t'ju uroj nga zemra një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot mbarësi.
Një mirëseardhje e ngrohtë dhe e posaçme u shkon nxënësve tanë të klasave të dhjeta, të cilët sot për herë të parë ulen në bankat e shkollës sonë. Zgjedhja juaj për të qenë pjesë e IAAP "Pjetër Bogdani" është hapi i parë i rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhmeje të sigurt. Këtu ju nuk do të fitoni vetëm njohuri teorike, por do të zotëroni zanate dhe aftësi konkrete që do t'ju bëjnë profesionistë të kërkuar në tregun e punës.
Shkolla jonë është shtëpia e kreativitetit, punës praktike dhe inovacionit. Stafi ynë i mrekullueshëm i mësimdhënësve do të jetë gjithmonë mbështetja juaj më e fortë për të shndërruar pasionin tuaj në sukses profesional.
Ju ftoj të gjithëve që këtë vit ta nisni me përkushtim, kuriozitet dhe vullnet të palëkundur për të mësuar çdo ditë diçka të re.

Gëzuar 1 Shtatori dhe suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe profesionit!

Me respekt,
Sami Jahiu
Drejtor i IAAP "Pjetër Bogdani"

Send a message to learn more

20/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se të gjithë nxënësit që kanë aplikuar në afatin e dytë për regjistrim në klasën e X-të në IAAP “Pjetër Bogdani” janë pranuar.

Urime të gjithë nxënësve dhe mirë se vini në shkollën tonë!

IAAP “Pjetër Bogdani”

NJOFTIMKonkursi për pranimin e nxënësve për klasët e dhjeta, për afatin e dytë të vitit shkollor 2026/2027, do të jetë i...
17/08/2026

NJOFTIM

Konkursi për pranimin e nxënësve për klasët e dhjeta, për afatin e dytë të vitit shkollor 2026/2027, do të jetë i hapur më datë 17.08.2026 deri me 19.08.2026, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Rezultatet shpallen më 20 gusht 2026.

Suksese!

Lista e nxënësve të pranuar në IAAP "Pjetër Bogdani" në afatin e parë për vitin shkollor 2026/2027.Suksese
10/07/2026

Lista e nxënësve të pranuar në IAAP "Pjetër Bogdani" në afatin e parë për vitin shkollor 2026/2027.

Suksese

09/07/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E RINJ

Të nderuar nxënës që keni aplikuar për t'u bërë pjesë e shkollës sonë,

Ju njoftojmë se rezultatet e pranimit për profilet përkatëse janë publikuar tashmë. Listat me emrat e të pranuarve janë vendosur në hyrjen kryesore të shkollës.

Suksese të gjithëve!

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

Send a message to learn more

📢 𝗞𝗢𝗡𝗞𝗨𝗥𝗦𝗜 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥!𝗜𝗔𝗔𝗣 "𝗣𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝗕𝗼𝗴𝗱𝗮𝗻𝗶"  njofton të gjithë semimaturantët se 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗹𝗮𝘀𝗲̈𝗻 𝗲 𝟭𝟬-𝘁𝗲̈ ...
06/07/2026

📢 𝗞𝗢𝗡𝗞𝗨𝗥𝗦𝗜 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥!

𝗜𝗔𝗔𝗣 "𝗣𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝗕𝗼𝗴𝗱𝗮𝗻𝗶" njofton të gjithë semimaturantët se 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗹𝗮𝘀𝗲̈𝗻 𝗲 𝟭𝟬-𝘁𝗲̈ për vitin shkollor 𝟮𝟬𝟮𝟲/𝟮𝟬𝟮𝟳 do të mbahen më:

📅 𝟬𝟳, 𝟬𝟴 𝗱𝗵𝗲 𝟬𝟵 𝗞𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸
🕗 𝟬𝟴:𝟬𝟬 – 𝟭𝟲:𝟬𝟬

𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗼𝗳𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮:
• Zhvillues i aplikacioneve softuerike
• Teknik i sistemeve të TI-së
• Mekatronikë
• Arkitekturë
• Teknik i informatikës së biznesit
• Operator i makinave me dirigjim kompjuterik (CNC)
• Instalues elektrik (Dual)
• Automekanik (Dual)
• Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit (Dual)
• Metalpunues
• Trafik rrugor

𝗗𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲:
• Fletëparaqitja (merret në shkollë)
• Dëftesa origjinale për klasat VI–IX
• Certifikata ose ekstrakti i lindjes

𝗕𝗲̈𝗵𝘂 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈ 𝗲 𝗜𝗔𝗔𝗣 "𝗣𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝗕𝗼𝗴𝗱𝗮𝗻𝗶" 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗲𝗻 𝘁𝗲̈𝗻𝗱𝗲 𝗺𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗾𝗲̈ 𝗴𝗮𝗿𝗮𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀𝗶𝗺!

📍 𝗝𝘂 𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗜𝗔𝗔𝗣 "𝗣𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝗕𝗼𝗴𝗱𝗮𝗻𝗶" – 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷!

Address

Besim Rexhepi
Ferizaj

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:45
Tuesday 08:00 - 19:45
Wednesday 08:00 - 19:45
Thursday 08:00 - 19:45
Friday 08:00 - 19:45

Telephone

+38344172118

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IAAP Pjeter Bogdani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category