Sektori i Rinisë - Ferizaj

Sektori i Rinisë - Ferizaj Sektori i Rinisë në Ferizaj funksionon në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Qëllimi i Qendrës Rinore është ofrimi i shërbimeve rinore ku përfshihen aktivitete në fushën e edukimit joformal, orientimit në karrierë, në punësimin e të rinjëve dhe ngritjen profesionale.

09/09/2026

NJOFTIM

Nga 12 shtatori, Rin’ON po rifillon takimet javore me vullnetarë, çdo të shtunë, nga ora 10:00–12:00, në Qendrën Rinore në Ferizaj. Ftesa është e hapur për të rinjtë e moshës 14 vjeç e lart, të cilët dëshirojnë të mësojnë, të krijojnë miqësi dhe të kontribuojnë në komunitet.

Takimet do të bazohen në Compass, manualin e Këshillit të Evropës për edukimin e të rinjve për të drejtat e njeriut. Përmes lojërave, diskutimeve dhe punës në grup, të rinjtë do të zhvillojnë aftësi bashkëpunimi dhe do të mësojnë si t’i kthejnë idetë në aktivitete konkrete. Gjithashtu, do të organizojmë net mujore filmash me diskutime.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me misionin tonë: të angazhojmë dhe fuqizojmë të rinjtë për një komunitet më të mirë. Publikimi në faqen e Komunës do të ndihmonte që ftesa të arrijë edhe te prindërit që kërkojnë mundësi që fëmijët e tyre të kalojnë më pak kohë në telefon dhe më shumë kohë duke u shoqëruar, mësuar dhe bërë diçka me vlerë.

03/09/2026
03/09/2026
01/09/2026
Një ditë fantastike, e mbushur me energji pozitive, buzëqeshje dhe shumë momente të bukura! 🌿☀️Kampi njëditor në fshatin...
22/08/2026

Një ditë fantastike, e mbushur me energji pozitive, buzëqeshje dhe shumë momente të bukura! 🌿☀️

Kampi njëditor në fshatin Pleshine ishte një tjetër aktivitet i suksesshëm, që bashkoi të rinjtë përmes argëtimit, sportit, shoqërisë dhe frymës së bashkëpunimit. 💪🤝

Ky kamp u organizua si një bashkëpunim i radhës mes Sektorit të Rinisë dhe Sektorit të Sportit, me synimin që të krijojmë më shumë hapësira, mundësi dhe aktivitete për të rinjtë tanë.

Sepse kur të rinjtë bashkohen, energjia bëhet forcë, ndërsa çdo aktivitet bëhet një kujtim i bukur! ❤️

Vazhdojmë së bashku, me më shumë ide, më shumë aktivitete dhe më shumë energji rinore! 🚀

14/08/2026

Sqarim për hapësirën e Bibliotekës Rinore dhe Qendrën Rinore

Hapësira e Bibliotekës Rinore, e cila ndodhet brenda Qendrës Rinore, është hapësirë e dedikuar për të rinjtë dhe të rejat e grupmoshës 15–29 vjeç, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për rininë.

Qendra Rinore vazhdon të jetë hapësirë publike, e hapur dhe gjithëpërfshirëse, e cila duhet t’u shërbejë të gjithë të rinjve, Këshillit Lokal Rinor, organizatave rinore, OJQ-ve, si dhe grupeve formale dhe joformale rinore. Vetë fryma e legjislacionit të ri për rininë kërkon pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, ndërsa hapësirat rinore konceptohen në funksion të nevojave dhe aktiviteteve të të rinjve.

Prandaj, pretendimi se “dyert i janë mbyllur”nuk i përgjigjet realitetit të funksionimit dhe qëllimit të kësaj hapësire. Qasja në një hapësirë publike rinore nuk mund të interpretohet si pronësi apo ekskluzivitet i një grupi, organizate apo individi.

Përkundrazi, detyrimi ynë institucional është që kjo hapësirë të menaxhohet me barazi, transparencë dhe gjithëpërfshirje, duke garantuar mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë dhe subjektet që veprojnë në fushën e rinisë.

Nëse ka shqetësime apo paqartësi lidhur me përdorimin e hapësirave, ato mund dhe duhet të adresohen përmes komunikimit institucional dhe fakteve konkrete, e jo përmes narrativave që krijojnë përshtypjen e përjashtimit të një grupi.

Qendra Rinore nuk është hapësirë për një grupacion të caktuar. Është hapësirë për rininë dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e saj.

Gjithëpërfshirja nuk është vetëm një fjalë në dokumente – është parim që duhet të respektohet në praktikë.

14/08/2026

🌟 TË RINJ DHE TË REJA, KJO ËSHTË PËR JU! 🎨✨

A ke talent, pasion dhe kreativitet në artet pamore ? 🖌️🎨
Dëshiron të jesh pjesë e një grupi të rinjsh që krijojnë, shprehen dhe sjellin ide të reja?

🚀 Jemi duke krijuar një grup të rinjsh të talentuar në artet pamore dhe duam që TI të jesh pjesë e tij!

Qëllimi ynë është të krijojmë një hapësirë ku të rinjtë mund të shprehin talentin, zhvillojnë kreativitetin dhe përfshihen në aktivitete e iniciativa të ndryshme rinore. 🤝💡

Nëse ke dëshirë të bëhesh pjesë e këtij grupi, na kontakto në: 📞 045-863-990

👉 Talent + kreativitet + energji rinore = ndryshim!*🔥

12/08/2026
12/08/2026

Address

Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Friday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sektori i Rinisë - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Sektori i Rinisë - Ferizaj:

Shortcuts

Share