Shkolla Digjitale Ferizaj

Shkolla Digjitale Ferizaj

Share

Shkolla Digjitale në Ferizaj është kurs për trajnimin e fëmijëve dhe të rinjëve në programim.

Suksesi i të rinjve në festivalin e aftësive digjitale 28/05/2026

📺 Nxënësit tanë në emisionin SOT në KTV - Kohavision

Sot, nxënësit fitues të JunctionX ITP Prizren Junior Hackathon ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit SOT në KTV, ku prezantuan projektin e tyre “SproutSync”. 🚀

🌿 “SproutSync” është një aplikacion web i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i krijuar për të modernizuar dhe thjeshtësuar monitorimin e bimëve përmes teknologjisë dhe automatizimit inteligjent.

Jemi krenarë që nxënësit tanë po prezantojnë idetë dhe projektet e tyre inovative edhe në media. 👏💻

🙏 Faleminderit televizionit KTV - Kohavision për ftesën dhe mbështetjen ndaj të rinjve dhe inovacionit!

Suksesi i të rinjve në festivalin e aftësive digjitale | KTV© KOHA. All rights reserved.

Photos from Shkolla Digjitale Ferizaj's post 25/05/2026

🚀 Edhe një sukses i madh për nxënësit tanë!

Nxënësit e Shkollës Digjitale Ferizaj morën pjesë në JunctionX ITP Prizren Junior Hackathon, ku ekipi i përbërë nga Dion Sherifi, Arti Ramadani, Enid Bajrami dhe Xhenis Elezi arriti të fitojë vendin e dytë dhe një shpërblim prej 150€. 🎉💻

Ky sukses është rezultat i përkushtimit të nxënësve tanë dhe punës së palodhshme të stafit të Shkollës Digjitale Ferizaj, të cilët çdo ditë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjeneratave të reja në teknologji dhe inovacion. 👨‍🏫❤️

🌟 Jemi krenarë me nxënësit tanë dhe me arritjet e tyre të vazhdueshme në gara e aktivitete teknologjike.

👏 Urime Dionit, Artit, Enidit dhe Xhenisit! Ju urojmë shumë suksese edhe në sfidat e ardhshme! 🚀🏆

Photos from Shkolla Digjitale Ferizaj's post 17/05/2026

Ish-nxënësit e Shkollës Digjitale Ferizaj përsëri fitues të vendit të parë! 🏆

Bardh Hasani, Diar Neziri dhe Jon Arifi, ish-nxënës të Shkolla Digjitale Ferizaj, fituan përsëri vendin e parë në hackathonin hibrid 2-ditor “Build with AI”, organizuar nga GDG Prishtina në partneritet me Gjirafa dhe Life from Gjirafa. 🎉

Ekipi ndërtoi SightSync — një asistent aksesueshmërie i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i krijuar për t’i ndihmuar personat me dëmtime në shikim që të kuptojnë dhe të ndërveprojnë më lehtë me botën përreth tyre.

Jemi shumë krenarë me suksesin e tyre dhe ju urojmë edhe shumë arritje të tjera në të ardhmen! 👏🔥

Photos from Shkolla Digjitale Ferizaj's post 13/05/2026

🚀 Po vazhdon trajnimi FALAS për Inteligjencë Artificiale “Ndërto me AI” në shkollat e mesme të Ferizaj.

Në bashkëpunim me Drejtoria e Arsimit - Ferizaj, Shkolla Digjitale Ferizaj po u ofron nxënësve njohuri praktike rreth Artificial Intelligence, teknologjive moderne dhe aftësive të së ardhmes. 🤖💻

Përmes këtyre trajnimeve, nxënësit po njihen nga afër me botën e AI-së dhe mënyrën se si ajo po transformon arsimin, profesionet dhe jetën e përditshme.

04/05/2026

Në bashkëpunim me Drejtoria e Arsimit - Ferizaj të Komunës së Ferizajt, Shkolla Digjitale Ferizaj organizoi webinarin falas 4-ditor “Ndërto me AI” për nxënësit e shkollave fillore.

Gjatë këtyre 4 ditëve, nxënësit mësuan:
🤖 çfarë është Inteligjenca Artificiale dhe si funksionon
💡 bazat e Prompt Engineering
🧠 krijimin e AI-së së tyre përmes Machine Learning
🏢 ndërtimin e një kompanie virtuale të krijuar me AI

Ky ishte vetëm fillimi.

📌 Webinari i radhës do të vazhdojë me nxënësit e shkollave të mesme dhe mësimdhënësit e shkollave publike në Ferizaj.

22/04/2026

💻🚀 Mëso Programim & Inteligjencë Artificiale!

Në Shkollën Digjitale Ferizaj, fëmijët dhe të rinjtë (8–18 vjeç) mësojnë të krijojnë projekte reale në programim dhe AI, duke ndërtuar aftësi që kërkohen në të ardhmen.

👨‍💻 Mësim praktik
🤖 Teknologjitë më të reja
🎯 Zhvillim i aftësive reale

📩 Apliko tani – na shkruaj në DM
📲 044 415 300

20/04/2026

💻 Vetëm 9 vjeç dhe krijon lojë në Python!

Noari, nxënës i Shkollës Digjitale Ferizaj, ka arritur të ndërtojë një lojë matematikore duke përdorur gjuhën programuese Python, me mbështetjen e Inteligjencës Artificiale. 🚀

Ky është niveli që arrijnë fëmijët kur mësojnë në mënyrën e duhur.

👨‍💻 Dëshironi që edhe fëmija juaj të krijojë projekte reale?
📩 Na shkruani tani për regjistrim
📲 044 415 300

Photos from Shkolla Digjitale Ferizaj's post 15/04/2026

Patëm kënaqësinë të mirëpresim pjesëtarë të KFOR-it amerikan 🇺🇸 në Shkollën Digjitale Ferizaj, të cilët panë nga afër punën dhe projektet e nxënësve tanë.

Ata u njohën me projekte reale të zhvilluara nga fëmijët, duke përfshirë edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale 🤖, dhe u shprehën të impresionuar me nivelin e aftësive dhe kreativitetit të tyre. 🚀

Photos from Agim Aliu's post 09/04/2026

Faleminderit për mbështetjen, Kryetar i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu!

Photos from Shkolla Digjitale Ferizaj's post 06/04/2026

🥇 Vendi i parë në Prishtina Innovate Healthcare Healathon 🎉

Ish-nxënësit e Shkollës Digjitale Ferizaj — Lorik Jashari, Bardh Hasani, Abdulla Murati, Diell dhe Ylber Govori — arritën vendin e parë 🏆 në sfidën "Virtual reality exhibition on Non-communicable diseases" e ofruar nga IHS (Integrated Health Services).

👏 Për më tepër, Lorik Jashari u shpall fitues i çmimit “Best Energy” nga gjirafamall.

Krenarë për sukseset e nxënësve tanë! 🚀

28/03/2026

Blendi Hasani, nxënës i Shkollës Digjitale Ferizaj, ka ndërtuar një BMW Configurator si aplikacion mobile, duke përdorur React Native.

Një projekt i avancuar që përfshin:

⚙️ konfigurim të plotë të veturës
💰 çmim në kohë reale
📦 porosi & menaxhim
📊 admin panel dhe shumë funksione të tjera

Ky është niveli që arrijnë nxënësit tanë. 🚀

Want your school to be the top-listed School/college in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. Dëshmorët E Kombit
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 07:00 - 20:00
Tuesday 07:00 - 20:00
Wednesday 07:00 - 20:00
Thursday 07:00 - 20:00
Friday 07:00 - 20:00