28/05/2026
📺 Nxënësit tanë në emisionin SOT në KTV - Kohavision
Sot, nxënësit fitues të JunctionX ITP Prizren Junior Hackathon ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit SOT në KTV, ku prezantuan projektin e tyre “SproutSync”. 🚀
🌿 “SproutSync” është një aplikacion web i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i krijuar për të modernizuar dhe thjeshtësuar monitorimin e bimëve përmes teknologjisë dhe automatizimit inteligjent.
Jemi krenarë që nxënësit tanë po prezantojnë idetë dhe projektet e tyre inovative edhe në media. 👏💻
🙏 Faleminderit televizionit KTV - Kohavision për ftesën dhe mbështetjen ndaj të rinjve dhe inovacionit!
Suksesi i të rinjve në festivalin e aftësive digjitale
| KTV© KOHA. All rights reserved.
25/05/2026
🚀 Edhe një sukses i madh për nxënësit tanë!
Nxënësit e Shkollës Digjitale Ferizaj morën pjesë në JunctionX ITP Prizren Junior Hackathon, ku ekipi i përbërë nga Dion Sherifi, Arti Ramadani, Enid Bajrami dhe Xhenis Elezi arriti të fitojë vendin e dytë dhe një shpërblim prej 150€. 🎉💻
Ky sukses është rezultat i përkushtimit të nxënësve tanë dhe punës së palodhshme të stafit të Shkollës Digjitale Ferizaj, të cilët çdo ditë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjeneratave të reja në teknologji dhe inovacion. 👨🏫❤️
🌟 Jemi krenarë me nxënësit tanë dhe me arritjet e tyre të vazhdueshme në gara e aktivitete teknologjike.
👏 Urime Dionit, Artit, Enidit dhe Xhenisit! Ju urojmë shumë suksese edhe në sfidat e ardhshme! 🚀🏆
17/05/2026
Ish-nxënësit e Shkollës Digjitale Ferizaj përsëri fitues të vendit të parë! 🏆
Bardh Hasani, Diar Neziri dhe Jon Arifi, ish-nxënës të Shkolla Digjitale Ferizaj, fituan përsëri vendin e parë në hackathonin hibrid 2-ditor “Build with AI”, organizuar nga GDG Prishtina në partneritet me Gjirafa dhe Life from Gjirafa. 🎉
Ekipi ndërtoi SightSync — një asistent aksesueshmërie i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i krijuar për t’i ndihmuar personat me dëmtime në shikim që të kuptojnë dhe të ndërveprojnë më lehtë me botën përreth tyre.
Jemi shumë krenarë me suksesin e tyre dhe ju urojmë edhe shumë arritje të tjera në të ardhmen! 👏🔥
13/05/2026
🚀 Po vazhdon trajnimi FALAS për Inteligjencë Artificiale “Ndërto me AI” në shkollat e mesme të Ferizaj.
Në bashkëpunim me Drejtoria e Arsimit - Ferizaj, Shkolla Digjitale Ferizaj po u ofron nxënësve njohuri praktike rreth Artificial Intelligence, teknologjive moderne dhe aftësive të së ardhmes. 🤖💻
Përmes këtyre trajnimeve, nxënësit po njihen nga afër me botën e AI-së dhe mënyrën se si ajo po transformon arsimin, profesionet dhe jetën e përditshme.
22/04/2026
💻🚀 Mëso Programim & Inteligjencë Artificiale!
Në Shkollën Digjitale Ferizaj, fëmijët dhe të rinjtë (8–18 vjeç) mësojnë të krijojnë projekte reale në programim dhe AI, duke ndërtuar aftësi që kërkohen në të ardhmen.
👨💻 Mësim praktik
🤖 Teknologjitë më të reja
🎯 Zhvillim i aftësive reale
📩 Apliko tani – na shkruaj në DM
📲 044 415 300
15/04/2026
Patëm kënaqësinë të mirëpresim pjesëtarë të KFOR-it amerikan 🇺🇸 në Shkollën Digjitale Ferizaj, të cilët panë nga afër punën dhe projektet e nxënësve tanë.
Ata u njohën me projekte reale të zhvilluara nga fëmijët, duke përfshirë edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale 🤖, dhe u shprehën të impresionuar me nivelin e aftësive dhe kreativitetit të tyre. 🚀
09/04/2026
Faleminderit për mbështetjen, Kryetar i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu!
06/04/2026
🥇 Vendi i parë në Prishtina Innovate Healthcare Healathon 🎉
Ish-nxënësit e Shkollës Digjitale Ferizaj — Lorik Jashari, Bardh Hasani, Abdulla Murati, Diell dhe Ylber Govori — arritën vendin e parë 🏆 në sfidën "Virtual reality exhibition on Non-communicable diseases" e ofruar nga IHS (Integrated Health Services).
👏 Për më tepër, Lorik Jashari u shpall fitues i çmimit “Best Energy” nga gjirafamall.
Krenarë për sukseset e nxënësve tanë! 🚀