26/03/2024
🎭Shfaqja “Pa Limit” më 27 mars do të prezantohet në Ferizaj
🎉Më 27 mars, 2024 Artpolis do të prezantojë shfaqjen “Pa Limit” në SHFMU“Tefik Çanga”, në Ferizaj. Kjo shfaqje është krijuar në bashkëpunim të ngushtë me HANDIKOS Prishtinë.
E realizuar nga persona me aftësi të kufizuara, si aktorë, “Pa Limit” tregon ngjarje nga jeta e përditshme e këtij grupi të shoqërisë. Kjo shfaqje sjell rrëfime dashurie, dhe shpërfaq potencialin e dëshirën e të jetuarit pa kufizime.
Pavarësisht sfidave jetësore e barrierave shoqërore që hasin çdo minutë, ata/ato inspirojnë edhe personat me zhvillim “tipik” dhe reflektojnë energji pozitive, sepse ata e njohin vetveten dhe krenohen me atë si janë! Përmes kësaj shfaqje ata/ato thyejnë barrierat për të marrë vlerësimin për aftësitë e tyre kreative dhe artistike.
Luajnë: Fahri Krasniqi, Afërdita Haxholli, Albin Salihi, Festina Ibishi, Trimor Idrizi, Fortesë Vishesella, Blerina Krasniqi, Erjon Vitija
Mentorë: Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Robert Nuha
Kjo shfaqje është realizuar nga Artpolis me mbështetje të Fondacionit Joseph Handleman “I Believe in You”, Frieda, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Ferizajt, SHFMU“Tefik Çanga”.