04/08/2021
First Global Challenge 2021 - Perparesi kane vajzat talente!
Sikurse edhe viteve të kaluara, UBT ka nderin që edhe sivjet të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës “FIRST Global Challenge”, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai më 24-27 tetor.
Kosovën do ta përfaqësojnë nxënësit e shkollave të mesme, të cilët nën stemën e UBT-së dhe simboleve të Kosovës do të bëhen pjesë e një gare kaq te madhe ndërkombëtare, për disa vite më radhë, e krejt kjo falë Universitetit UBT, që nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së, do të zhvillojnë projekte innovative me të cilat do të marrin pjesë në FIRST Global Challeng. Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do ta sfidojë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 170 shtete të ndryshme të botës. Ata do të sfidohen me njëri-tjetrin për nga idetë dhe kreativiteti në fushën e teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.
Kërkohen të rinj që kanë njohuritë e duhura në fushën e teknologjisë, inxhinierisë si dhe robotikës e matematikës, të cilët janë nën moshën 18 vjecare, që të aplikojnë në kuadër të projektit të UBT-së.
FIRST Global zhvillon gara me profile të larta robotike ndërkombëtare, të dizajnuara për zgjidhjen e sfidave kryesore globale me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.
Për më shumë informacione mund të gjeni në faqën zyrtare: https://first.global/fgc/ , kurse videon promovuese do të mund ta ndiqni ne linkun e First Global Challenge: https://youtu.be/qMLNDFObn40
Aktivitetet e mëhershme të UBT-së në First Global Challenge: https://ëëë.ubt-uni.net/sq/?s=global+challenge+
Për tu bërë pjesë e UBT-së, ju duhët të jeni nën moshën 18 vjecare dhe të plotësoni këtë formularë në vijim.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe3QVtXRVwBDWDkOzTg_z1ssA6jzhArQhK77pOBGiKDy8-i4w/viewform
Sikurse edhe viteve të kaluara, UBT ka nderin që edhe sivjet të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës “FIRST Global Challenge”, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai më 24-27 tetor. Kosovën do ta përfaqë...