12/06/2026
Sot, në Ditën e Çlirimit të Republikës së Kosovës, përjetuam një moment historik dhe tejet domethënës për shkollën tonë dhe gjithë komunitetin.
Me krenari dhe respekt të thellë zbuluam shtatoren e Dëshmorit të Kombit, Vezir Jashari, emrin e të cilit e mban shkolla jonë. Ky akt është më shumë se një monument — është kujtesë, nderim dhe obligim për brezat që po rriten në bankat e kësaj shkolle.
Figura e Vezir Jasharit do të qëndrojë përherë si simbol i sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdheun, duke na kujtuar se liria që gëzojmë sot u fitua me gjakun e dëshmorëve tanë.
Falenderojmë nga zemra Këshillin Organizativ për Ngritjen e Shtatores së Dëshmorit të Kombit, Vezir Jashari, të cilët bënë një punë të jashtëzakonshme organizative. Falenderojmë përzemërsisht kryetarin e Komunës, z. Agim Aliu me stafin e tij, për ndihmën e pakursyer në realizimin e kësaj iniciative madhështore . Falenderojmë familjen Jashari për bashkëpunimin në ngritjen e shtatores së Dëshmorit, Vezir Jashari.
Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Vezir Jashari! Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë! Urime Dita e Çlirimit të Republikës së Kosovës!
Me respekt të pafund
drejtori i shkollës
Arben Aliu