Shfmu "Muharrem Shemsedini" - Faqja zyrtare

Shfmu "Muharrem Shemsedini" - Faqja zyrtare Shkolla fillore e mesme e ulët " Muharrem Shemsedini" Fshati vjetër/ Ferizaj

Të dashur nxënës, mësimdhënës e të respektuar prindër! Vitin e ri shkollor, po e fillojmë duke ju uruar një vit të mbarë...
31/08/2026

Të dashur nxënës, mësimdhënës e
të respektuar prindër!

Vitin e ri shkollor, po e fillojmë duke ju uruar një vit të mbarë e të suksesshëm, me arritje të reja drejtë rrugës së dijes.

Mësimi fillon më 1 shtator 2026 (ditën e martë) me dy ndërrime:
• Klasa I - V mësimin e fillon nga ora 13:15
• Klasa VI-IX mësimin e fillon nga ora 8:00

- Grupi i parë i nxënësve parafillor te edukatorja Dashurie Uksmajli, duhet të jenë prezent në shkollë nga ora 10:30 .

- Grupi i dytë i nxënësve parafillor te edukatorja Fitnete Provoliu, duhet të jenë prezent në shkollë nga ora 13:00

Qoftë ky vit i mbushur me suksese e momente të bukura, të paharrueshme për të gjithë!

Me Respekt: drejtoria e shkollës!

NJOFTIMTë nderuar prindër,Ka filluar aplikimi për sigurimin e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027.Prindër, l...
28/07/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,
Ka filluar aplikimi për sigurimin e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027.
Prindër, luteni të aplikoni brenda afatit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe të siguroheni që të dhënat e regjistruara janë të sakta.

https://www.facebook.com/share/p/1DKqcCxUMt/?mibextid=wwXIfr

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2026/2027 - Afati i ParëTë nderuar nxënës (të k...
07/07/2026

Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2026/2027 - Afati i Parë

Të nderuar nxënës (të klasës së 9) dhe prindër të shkollës sonë

Ju njoftojmë se është publikuar konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2026-2027. Ju nga tani mund të aplikoni në shkollat përkatëse për regjistrim.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
1. Dëftesa e notave,klasa 6-9
2. Çertifikata e lindjes

Suksese për të gjithë nxënësit!

https://www.facebook.com/share/1EQMS4iZTv/

Sot përfunduam me sukses trajnimin me bazë në shkollë me temën “Aparatura didaktike në materialet mësimore dhe përdorimi...
06/06/2026

Sot përfunduam me sukses trajnimin me bazë në shkollë me temën “Aparatura didaktike në materialet mësimore dhe përdorimi i saj në klasë”, të udhëhequr nga prof. Osman Buleshkaj dhe prof. Bekim Morina.
Ky trajnim është i pari i këtij lloji në Kosovë që u realizua në shkollën tonë, ndaj jemi shumë mirënjohës.

Gjatë këtij trajnimi patëm mundësinë të zgjerojmë njohuritë dhe të avancojmë praktikat tona profesionale për përdorimin sa më efektiv të aparaturës didaktike në procesin mësimor.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata.

Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për Kryetarin e Këshillit të Prindërve, z. Fidan Bibaj, i cili financoi këtë trajnim dhe vazhdon të japë kontribut të çmuar për shkollën tonë. Falënderojmë gjithashtu prof. Osman Buleshkaj dhe prof. Bekim Morinën për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë realizimit të trajnimit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, të dy klasat e para ishin të ftuara nga Qendra Rekreative për...
02/06/2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, të dy klasat e para ishin të ftuara nga Qendra Rekreative për Fëmijë “Arbi” SH.P.K., ku kaluan momente të gëzueshme dhe të paharrueshme përmes aktiviteteve të ndryshme argëtuese dhe rekreative.

Më 21.05.2026, nxënësit e klasëve të para mbajtën Festën e Abetares.Me një program të bukur, së bashku me mësueset e tyr...
02/06/2026

Më 21.05.2026, nxënësit e klasëve të para mbajtën Festën e Abetares.

Me një program të bukur, së bashku me mësueset e tyre, Pranvera Hysiqi dhe Valentina Osmani, ata u paraqitën para prindërve dhe të ftuarve, duke shënuar një moment të veçantë dhe kujtim të paharruar.

Shëndet dhe suksese në vijim, nxënës të dashur! 🫶🏻📚

1 Qershori- Dita Ndërkombëtare e FëmijëveMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, 2 klasat Përgatitore ...
01/06/2026

1 Qershori- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, 2 klasat Përgatitore organizuan një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijët. Gjatë kësaj dite u zhvilluan gara të ndryshme, të cilat sollën gëzim, entuziazëm dhe momente të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Në përfundim të aktiviteteve u bë edhe ndarja e medaljeve për fëmijët, si vlerësim për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.

Ideja dhe planifikimi i këtyre aktiviteteve u realizuan nga edukatorja Fitnete Provoliu në bashkëpunim me arsimtarin Fatlum Hajrullahu, të cilin e falënderojmë për kontributin dhe mbështetjen e tij. Gjithashtu, edukatorja Dashurie Sefa e mirëpriti këtë iniciativë dhe mori pjesë në realizimin e aktiviteteve.
Falënderojmë edhe drejtorin z. Gazmend Fazliun, i cili e përkrahu dhe e mirëpriti këtë bashkëpunim në të mirë të nxënësve.
Gëzuar 1 Qershori!🎉

01/06/2026

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot nxënësit e klasave të dyta kaluan një ditë të mbushur me gëzim, lojëra, këngë dhe buzëqeshje.

Nxënësit e klasës përgatitore të edukatores Fitnete Provoliu realizuan vizitë edukative dhe humanitare në kuadër të prog...
30/05/2026

Nxënësit e klasës përgatitore të edukatores Fitnete Provoliu realizuan vizitë edukative dhe humanitare në kuadër të programit për bamirësi dhe të drejtat e fëmijëve. Fillimisht vizituan Kryqin e Kuq, ku dorëzuan dhurata për shoqatën “Unë Mundem”, duke mësuar rëndësinë e solidaritetit dhe se të gjithë fëmijët duhet të trajtohen të barabartë. Zyrtarët e Kryqit të Kuq na pritën me shumë dashuri dhe ligjëruan për rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes ndaj atyre që kanë nevojë.
Më pas, vizita vazhdoi në Muzeun e Qytetit, ku nxënësit u njohën me historinë dhe kulturën e vendit. Në fund, ata vizituan Bifurkacionin e Lumit Nerodime, ku panë nga afër lumin që ndahet në dy degë dhe rrjedh drejt Detit të Zi dhe Detit Egje.
Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme edukative, kulturore dhe humanitare për nxënësit.
Këto aktivitete jashtëkurrikulare u mbështetën nga Këshilli i Prindërve të kësaj klase. Po ashtu, falënderojmë drejtorin që aprovoi këto kërkesa dhe mbështeti realizimin e këtyre aktiviteteve.

Shkolla jonë ka filluar dje trajnimin me bazë në shkollë, të udhëhequr nga Osman Buleshkaj, me temën: “Aparatura didakti...
26/05/2026

Shkolla jonë ka filluar dje trajnimin me bazë në shkollë, të udhëhequr nga Osman Buleshkaj, me temën: “Aparatura didaktike në materialet mësimore dhe përdorimi i saj në klasë”.

Ky trajnim është financuar nga Kryetari i Këshillit të Prindërve, Fidan Bibaj, të cilin e falënderojmë për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj shkollës sonë.

Address

Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Muharrem Shemsedini" - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share