institutiaab

institutiaab

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from institutiaab, Education, Ferizaj.

Photos from institutiaab's post 25/11/2025

Pjesëmarrja e Institutit AAB në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve

Më 25 nëntor 2025, përfaqësuesit e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, z. Ylber Prekazi, Drejtor Ekzekutiv, dhe z. Avni Berisha, Kryetar i Bordit, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), e mbajtur në Lisbon të Portugalisë.
Gjatë punimeve të Asamblesë u prezantuan dhe u miratuan dokumentet kryesore për vitin 2026, përfshirë Planin e Aktiviteteve për vitin 2026 dhe Buxhetin e Propozuar për vitin 2026, të cilat përcaktojnë prioritetet, veprimtaritë profesionale dhe planifikimin financiar të Federatës për vitin e ardhshëm.

Instituti AAB përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen e drejtimit të ri të FCM-së për mandatin 2026–2027:

• Z. Nazmi Pllana, përfaqësues i ShKÇAK, i zgjedhur Kryetar i FCM-së, një arritje me rëndësi të veçantë për komunitetin profesional në Kosovë dhe në rajon.
• Z. Berti Pashko, nga IEKA, i zgjedhur Nënkryetar i FCM-së.

Zgjedhja e këtij drejtimi të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Mesdheut, rritjes së ndikimit të profesionit dhe avancimit të standardeve të kontabilitetit dhe auditimit.
Instituti AAB uron suksese dhe një mandat të suksesshëm në realizimin e objektivave të Federatës për vitet në vijim.

Photos from institutiaab's post 25/11/2025

Përfaqësuesit e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar pjesë e Konferencës Ndërkombëtare në Lisbon, Portugali

Përfaqësuesit e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, z. Ylber Prekazi, Drejtor Ekzekutiv, dhe z. Avni Berisha, Kryetar i Bordit, po marrin pjesë në Konferencën Profesionale të FCM – Fédération des Experts Comptables Méditerranéens, e cila po zhvillohet në Lisbonë në bashkëpunim me Ordem dos Contabilistas Certificados të Portugalisë.

Konferenca me temën “Kontabilistë të Gatshëm për të Ardhmen: Inovacion, Qëndrueshmëri dhe Ndikim Rajonal” (“Future-Ready Accountants: Innovation, Sustainability, and Regional Impact") ka mbledhur profesionistë, drejtues dhe përfaqësues të organizatave kombëtare nga i gjithë rajoni i Mesdheut, duke reflektuar vizionin e përbashkët për një profesion të llogaridhënies dhe auditimit që përparon drejt së ardhmes.
Programi i konferencës trajton një sërë temash kyçe për të ardhmen e profesionit, përfshirë:

• ESG dhe Qëndrueshmërinë,
• Transformimin e menaxhimit dhe inovacionin,
• Ndërtimin e kapaciteteve profesionale,


• si dhe segmentin e ri të prezantuar mbi Paktin e BE-së për Mesdheun, që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrja e Institutit AAB në këtë aktivitet të rëndësishëm përfaqëson një mundësi të vlefshme për të sjellë në Kosovë përvoja, praktika dhe vizione të reja, duke kontribuar në zhvillimin dhe modernizimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në vend.
Instituti AAB mbetet i përkushtuar në avancimin e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në frymën e një komuniteti të unifikuar mesdhetar.

Photos from institutiaab's post 22/11/2025

📢 Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajt sesioni me temë:

"Auditimi i jashtëm dhe i brendshëm: Ngjashmëritë, dallimet dhe bashkëpunimi efektiv"

👨‍💼 Ligjërues: Genc Gigollaj

💡 Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre profesionale.

08/11/2025

🎙️ Zëra që frymëzojnë, ide që ndërtojnë besim!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kontabilitetit, Instituti AAB sjell panelin diskutues me temën:

💬 “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e besimit në sistemin tatimor për një të ardhme të qëndrueshme ”

Një diskutim që bashkon ekspertë, për vizione të reja dhe ekonomi të qëndrueshme. 🌍💡

Photos from institutiaab's post 30/10/2025

📢 Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajtë sesioni me temë:

"SNK 23 Kostot e Huamarrjes, SNK 34 Raportimi Financiar i Ndërmjetëm, SNK 37 Provizionet, Detyrimet e Kushtëzuara dhe Aktivet e Kushtëzuara"

👨‍💼 Ligjërues: Amir Dërmala

💡 Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre profesionale.

01/10/2025

📢 NJOFTIM PËR EVP

Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë:

"SNRF për NVM (i përditësuar shkurt 2025)"

📅 Data: 08.10.2025
🕒 Koha: 10:00 - 15:00
📍 Vendi: Instituti AAB
👨‍💼 Ligjëruese: Vlera Zeqiri

Për konfirmimin e pjesëmarrjes mund të na kontaktoni në:
📧 [email protected] & [email protected]
📞 +383 48 999 073 & +383 48 999 133

Ju mirëpresim!

04/09/2025

📢 NJOFTIM PËR EVP

Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë:

"SNA 610 - Përdorimi i punës së auditorëve të brendshëm (I rishikuar) & SNA 620 - Përdorimi i punës së ekspertit të auditorit"

📅 Data: 11.09.2025
🕒 Koha: 10:00 - 15:00
📍 Vendi: Instituti AAB
👨‍💼 Ligjërues: Genc Gigollaj

Për konfirmimin e pjesëmarrjes mund të na kontaktoni në:
📧 [email protected] & [email protected]
📞 +383 48 999 073 & +383 48 999 133

Ju mirëpresim!

04/09/2025

📢 Edhe pak ditë të mbetura për regjistrim në programet certifikuese:

✔️ Teknik Kontabiliteti
✔️ Kontabilist i Certifikuar
✔️ Auditor i Certifikuar
✔️ Auditor i Brendshëm i Certifikuar
✔️ Këshilltar Tatimor

Vendose karrierën tënde në rrugën e duhur — Apliko tani!

📲 https://institutiaab.org/apliko/

Ju mirëpresim!

Photos from institutiaab's post 02/06/2025

📍 Ulqin, 29–31 maj 2025

Instituti AAB mori pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të FCM-së dhe Simpoziumin e 10-të Ndërkombëtar të Kontabilistëve dhe Auditorëve.

Përfaqësuar nga Z. Ylber Prekazi dhe Z. Avni Berisha, Instituti AAB kontribuoi në diskutimet mbi zbatimin e raportit ROSC, raportimin e qëndrueshmërisë, transformimin dixhital dhe standardet evropiane në kontabilitet dhe auditim.

🤝 Ngjarje me pjesëmarrës nga e gjithë rajoni dhe organizata ndërkombëtare.

Photos from institutiaab's post 30/05/2025

📢 Sot, në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, po zhvillohet sesioni me temë:

“Zbatimi i standardeve të menaxhimit të cilësisë në firmat e auditimit”

👨‍💼 Ligjërues: Gëzim Mustafa

Urojmë që ky sesion të sjellë njohuri të vlefshme dhe të ndihmojë në përmirësimin e përditshmërisë suaj profesionale!

14/05/2025

📢Afati i Provimeve – Qershor 2025

Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar ka organizuar afatin e rregullt të provimeve Qershor 2025.

💬🧠Mos harroni: çdo provim është një hap më pranë qëllimeve tuaja profesionale.

Want your school to be the top-listed School/college in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Ferizaj