SHFMU “ Lasgush Poradeci” - Dumnicë - Faqja zyrtare

SHFMU “ Lasgush Poradeci” - Dumnicë - Faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU “ Lasgush Poradeci” - Dumnicë - Faqja zyrtare, Education, Dumnica e Poshtme.

Sh.F.M.U. “Lasgush Poradeci” në Dumnicë ka filluar punën në vitin 1926 dhe vazhdon duke punuar nën menagjimin e Mustafë Miftarit me një staf profesional të përgatitur në nivelin Bachelor dhe Master.

07/07/2026
Urime për përfundimin  me sukses të këtijë kapitulli të rëndësishum në jetën  tuaj! Me përkushtim, mund  dhe këmbëngulje...
07/07/2026

Urime për përfundimin me sukses të këtijë kapitulli të rëndësishum në jetën tuaj! Me përkushtim, mund dhe këmbëngulje keni arrtur një etapë të rëndësishme dhe tani ju presun sfida e mundesi të reja.Ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj drejtë shkollës së mesme.Besoni në veten tuaj, ndiqni ëndrrat dhe mos ndaloni kurrë së mësuari.📚

Me zemër plot emocione, i dhamë fund një kapitulli te bukur të rrugëtimit tonë.Jam krenare që isha pjesë e hapave tuaj t...
20/06/2026

Me zemër plot emocione, i dhamë fund një kapitulli te bukur të rrugëtimit tonë.
Jam krenare që isha pjesë e hapave tuaj të parë drejt dijes. Ju uroj një rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese!

Me dashuri,�Mësuesja Fjolla Jupolli 🌸🎓

“Sot nxënësit e klasës së pestë, me rastin e përfundimit të një kapitulli të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre shkollor,...
17/06/2026

“Sot nxënësit e klasës së pestë, me rastin e përfundimit të një kapitulli të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre shkollor, vendosën që të shfaqin një program befasues dhe thellësisht emocionues, të mbushur me dashuri dhe mirënjohje për prindërit dhe mësueset e tyre, të cilët i kanë shoqëruar dhe mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve.”

Mësuesja :Arlinda Rash*ti

Festa e Abetares – një festë plot emocione, gëzim dhe hare!Nxënësit e klasës së parë përjetuan një nga ditët më të bukur...
11/06/2026

Festa e Abetares – një festë plot emocione, gëzim dhe hare!
Nxënësit e klasës së parë përjetuan një nga ditët më të bukura të vitit shkollor. Me recitime, këngë, vallëzime, ata treguan gjithçka që kanë mësuar gjatë këtij viti.
Duke mësuar shkronjë pas shkronje dhe numër pas numri, ata hodhën hapat e parë në botën e dijes. Çdo buzëqeshje, duartrokitje dhe emocion i përjetuar në skenë ishte shpërblimi më i bukur për mundin, përkushtimin dhe suksesin e tyre.
Jam krenarë për secilin prej jush dhe ju uroj që gjithmonë të ecni përpara me të njëjtin entuziazëm, vullnet dhe dashuri për dijen.
Shkëlqeni gjithmonë, ashtu siç shkëlqyet sot! ✨
Mësuesja: Aurora Tahiri

🎉 **1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve** 🎉Me rastin e 1 Qershorit, SHFMU “Lasgush Poradeci” në Dumnicë organizoi...
01/06/2026

🎉 **1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve** 🎉

Me rastin e 1 Qershorit, SHFMU “Lasgush Poradeci” në Dumnicë organizoi aktivitete të ndryshme edukative, sportive dhe artistike për nxënësit tanë.

Gjatë kësaj dite të veçantë u zhvilluan gara sportive në vrapim, gara në art figurativ dhe gara të diturisë, ku nxënësit patën mundësinë të shfaqin talentin, kreativitetin dhe njohuritë e tyre.

Për të vlerësuar përkushtimin dhe suksesin e pjesëmarrësve, shkolla ndau mirënjohje për nxënësit e dalluar në kategoritë përkatëse dhe grupmoshat e ndryshme.

Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin e tyre, duke e bërë këtë festë një ditë të mbushur me gëzim, energji dhe kujtime të bukura.

Urime të gjithë fëmijëve Ditën e tyre! 🌟

**Musa Salihu**
Drejtor i SHFMU “Lasgush Poradeci” – Dumnicë

Shkolla jonë “Lasgush Poradeci” – Dumnicë shpreh mirënjohjen më të sinqertë për shtëpinë botuese Dukagjini për dhurimin ...
26/03/2026

Shkolla jonë “Lasgush Poradeci” – Dumnicë shpreh mirënjohjen më të sinqertë për shtëpinë botuese Dukagjini për dhurimin e 52 librave shkollorë për nxënësit tanë. Ky kontribut i çmuar është një ndihmë e madhe në pasurimin e dijes dhe nxitjen e dashurisë për lexim tek fëmijët.

Biblioteka e shkollës sonë tashmë numëron gjithsej 4165 libra, duke u bërë një burim i rëndësishëm edukimi dhe zhvillimi për nxënësit. Dhurime të tilla e forcojnë edhe më shumë këtë fond dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimnxënies.

Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj arsimit dhe brezave të rinj!

Nxënësit dhe stafi i shkollës "Lasgush Poradeci" ju uron festën me rastin e përvjetorit te PAVARËSISË SË KOSOVËS!       ...
17/02/2026

Nxënësit dhe stafi i shkollës "Lasgush Poradeci" ju uron festën me rastin e përvjetorit te PAVARËSISË SË KOSOVËS!

Sukses i shkëlqyer në Olimpiadën e Matematikës për shkollën tonë! Me shumë krenari njoftojmë se nxënësja Erina Sadiku, n...
15/12/2025

Sukses i shkëlqyer në Olimpiadën e Matematikës për shkollën tonë!

Me shumë krenari njoftojmë se nxënësja Erina Sadiku, nga klasa e tetë e shkollës sonë “Lasgush Poradeci” , ka marrë pjesë në garat e Olimpiadës së Matematikës dhe ka zënë vendin e parë 🥇.

Ky sukses i jashtëzakonshëm është rezultat i punës së palodhur, përkushtimit dhe talentit të saj, si dhe i mbështetjes dhe angazhimit profesional të arsimtares së lëndës së matematikës, znj. Lume Rexhepi Hamiti.

Urime Erinës për këtë arritje të merituar dhe suksese të tjera në rrugën e dijes ! 📐

Shkolla “Lasgush Poradeci” uron nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë!Me rastin ...
28/11/2025

Shkolla “Lasgush Poradeci” uron nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë!
Me rastin e kësaj feste, vizituam Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën dhe historinë tonë kombëtare.

Gëzuar Festa e Flamurit!

Address

Dumnica E Poshtme
11000

Opening Hours

Monday 07:30 - 16:00
Tuesday 07:30 - 16:00
Wednesday 07:30 - 16:00
Thursday 07:30 - 16:00
Friday 07:30 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU “ Lasgush Poradeci” - Dumnicë - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category