SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË

SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË, Education, Drenas.

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 01/06/2026

Nga aktivitetet e sotme me rastin e 1 Qershorit-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
****Gëzuar!****

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 25/05/2026

Me ftesë të Bashkisë Fushë Arrëz dhe shkollës 9 vjeçare,, Pjeter Arbnori" me të cilën shkolla jonë është e binjakëzuar, me datë 23 dhe 24 maj, u mirëpritëm në ,,Festivalin mbarëkombëtar të instrumentistëve të vegjël popullor" nga kryetari i Bashkisë z.Hil Curri, drejtoresha e Zyres Vendore Arsimore Pukë, znj Blerinda Pema,drejtoresha znj. Lizë Voci dhe stafi i shkollës 9 vjeçare ,,Pjetër Arbnori".
Kolektivi i shkollës nën udhëheqjen e drejtorit Fadil Hoxha shpreh falënderim dhe mirënjohje të sinqert për ftesën dhe shoqërimin gjatē qendrimit tonë në Fushë Arrëz si dhe DKA për mbështetje dhe sponzorizimin e kësaj vizite.

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 20/05/2026

Sot,nxënësit e klasës së parë,nën udhëheqjen e mësuesit Blerim I Hoxha, shënuan një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e tyre – Festën e Abetares. Kjo festë simbolizon përfundimin me sukses të hapit të parë drejt dijes, edukimit dhe formimit të tyre.
Falënderim dhe mirënjohje mësuesit i cili po përmbyll një periudhë të artë të punës së tij si mësimdhënës dhe prindërve për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre.

Urime e paçi gjithmonë suksese!

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 15/05/2026

INFORMIM
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë dhe parafillor bëhet në periudhën nga 15.05.2026 deri më 15.06.2026.
Me rastin e regjistrimit duhet të keni me vete ekstratin e lindjes së fëmiut.
Suksese për të gjithë!

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 14/05/2026

Me iniciativën e mësimdhënësit Arben Haziri, në shkollën tonë mirëpritëm Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë,,Agim Deva" të udhëhequr nga shkrimtari Xhevat Syla.
Në këtë ngjarje të pranishëm kishim edhe drejtorin e DKA-së z.Muhamet Gjoka, drejtorin në pension z.Salih Elshani, koordinatorin e cilësisë tani në pension z.Ruzhdi Orana, ish drejtorin z.Murtez Shala, mësimdhënës, nxënës dhe staf shkollor. Me këtë rast u mbajt orë letrare si dhe bibliotekës së shkollës i dhuruan disa libra për fëmijë.

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 12/05/2026

Rion Hoxha, nxënës i klasës së VIII, vazhdon me sukseset e tij në garën e Olimpiadës së Matematikës duke u renditur në vendin e dytë në nivel komunal.
Urime e sukseset qofshin shoqërues i përhershëm i juaji!

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 07/05/2026

Për një ambient më tërheqës, më atraktiv dhe më miqësor.
Me iniciativën e drejtorisë dhe me përkrahjen dhe realizimin nga mësimdhënësi i Artit Figurativ Arton Spahiu dhe artistëve të rinj të shkollës sonë, u realizuan këto murale me mesazhe për arsimin dhe dijen.

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 29/04/2026

Pranvera si stinë është vërtet e bukur, kujdesi për ambientin veç sa e shton edhe më shumë bukurinë pranverore!
Për një ambient më të pastër,më të këndshëm e më tërheqës, kujdesi na takon të gjithëve!

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 28/04/2026

Nxënësi i klasës se tretë, Amar Elshani, në garën komunale ‘Spelling Bee’ e organizuar nga Smart Academy, zuri vendin e dytë në nivel komunal.
Të lumtë Amar! Suksese!

Photos from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË's post 22/04/2026

Dita e Tokës u shënua edhe nga nxënësit e klasës së VI,nën mbikqyrje të mësimdhënëses së gjuhës angleze Sevgjane Spahiu Kukaj, përmes punimimeve, ata përcollën mesazhe për rëndësin e ruajtjes së ambientit!

Want your school to be the top-listed School/college in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Drenas
13000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00