30/05/2026
Pikniku Pranveror
Sot, nxënësit e klasave I–V, nën përkujdesjen e kujdestarëve të tyre, realizuan një piknik rekreativo-edukativ, duke shijuar bukuritë e natyrës që ofron vendi ynë.
Përmes aktiviteteve të ndryshme në ambient të hapur, nxënësit patën mundësinë të kalojnë kohë të këndshme me shokët e tyre, të argëtohen dhe njëkohësisht të forcojnë dashurinë dhe kujdesin për natyrën.
Momente të bukura, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme për më të vegjlit tanë!
Të kujdesemi për ambientin sot, që brezat e ardhshëm të gëzojnë të njëjtat bukuri nesër.
26/05/2026
NJOFTIM
Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe të dashur nxënës, duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-064 për Festa Zyrtare në Republikën e Kosovës, drejtoria e shkollës ju njofton se për nder të festës së Bajramit të Kurbanit, më 27.05.2026, ditë e mërkurë, është ditë pushimi.
Drejtoria e shkollës jua uron festën e Bajramit të Kurbanit.
22/05/2026
Sot nxënësit e klasave III dhe IV, nën organizimin e mësimdhënëseve Sebahate Hajdari dhe Valbona Morina, patën mundësinë të zhvillojnë një vizitë edukative në Prishtina Mall.
Përmes instalacioneve praktike dhe aktiviteteve interaktive, ata mësuan më shumë rreth rrugëtimit të njerëzimit drejt hapësirës, duke zgjeruar njohuritë dhe kureshtjen e tyre për shkencën dhe universin.
Kjo përvojë ishte një mundësi e veçantë për të mësuar në mënyrë kreative dhe argëtuese.
Sponsor për realizimin e kësaj vizite ishte Prishtina Mall, ndërsa për ushqimin dhe pijet e nxënësve u kujdesën prindërit, të cilët i falënderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Mësimi bëhet më i bukur kur përvoja dhe edukimi ecin së bashku!
22/05/2026
🌿 22 Maj – Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik 🌍
Me rastin e shënimit të kësaj dite me rëndësi ekologjike, Klubi i Gjelbër, nën organizimin e mësimdhënëses së biologjisë znj. Shqipe Osmani, realizoi aktivitetin e gëlqerosjes së trupave të drunjve dekorativë në parkun e shkollës. Sponsor i këtij aktiviteti ishte vetë mësimdhënësja e biologjisë.
Përmes këtij aktiviteti rikujtojmë rëndësinë e çdo bime, kafshe dhe mikroorganizmi që e bën Tokën tonë të gjallë dhe të pasur me jetë.
Biodiversiteti është themeli i jetës dhe i ekuilibrit natyror, por sot ai po përballet me sfida dhe kërcënime të mëdha.
🦋🐝🌲🐺🪸
Le ta mbrojmë natyrën jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që do të vijnë!
20/05/2026
Ekskursioni 2026
Gjenerat që dëshmoi edhe një herë shpirtin e saj të artë dhe kulturën premtuese për të ardhmen, përmes ekskursionit të organizuar me karakter edukativo-arsimor.
Kjo vizitë ishte një mundësi për të njohur më afër vlerat historike dhe bukuritë natyrore të vendit tonë – Kosovës.
Udhëtimin e nisëm nga kompleksi i Jasharajve në Prekaz, për të vazhduar drejt qytetit të Istogut dhe burimit të Drinit, shpellën në Radavc më pas në qytetin e Pejës. Vizita vazhdoi në qytetin historik të Deçanit, në Gjakovë dhe kulmoi në Prizrenin me histori të lashtë dhe pasuri kulturore të pashoqe.
Nxënësve tanë ju urojmë shëndet, suksese dhe përplot arritje në sfidat që i presin në jetë!
15/05/2026
FESTA E ABETARËS
HAPI I PARË DREJT DIJES
Ka festa që mbesin gjatë në zemër, e njëra ndër më të veçantat është padyshim Festa e Abetares – momenti kur vogëlushët tanë hedhin hapat e parë në botën e dijes dhe të leximit.
Në shkollën ton, kjo festë u shndërrua në një ditë plot emocione, buzëqeshje dhe krenari. Nxënësit e klasës së parë, me zërat e tyre të ëmbël dhe interpretimet plot gëzim, dëshmuan se tashmë dinë të lexojnë, të recitojnë dhe të ëndërrojnë përmes librit.
Një falënderim i veçantë shkon për mësuesin Lulzim Ademi, i cili me përkushtim, dashuri dhe punë të palodhshme realizoi një program të mrekullueshëm artistik, duke emocionuar prindërit, gjyshërit, kolegët dhe të gjithë të pranishmit.
Veçantia e kësaj feste ishte edhe surpriza nga prindi i nxënësit Alpi, znj. Arbnore Hajdari, e cila solli maskota dhe personazhe për fëmijë, duke krijuar atmosferë festive dhe shumë argëtim për më të vegjlit tanë.
Urime të përzemërta nxënësve për këtë arritje kaq të rëndësishme!
Mirënjohje për mësuesit dhe prindërit që çdo ditë mbjellin dashurinë për dijen, sepse dituria është pasuria më e madhe që fiton njeriu.
14/05/2026
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët ”RILINDJA” në Dritan (Dobroshec)
shpall:
K O N K U R S
Për pranimin e fëmijeve në klasën përgatitore/ parafillore dhe regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë , niveli arsimor 0 dhe I, në SHFMU "Rilindja" në Dritan (Dobroshec), Komuna e Drenasit.
Në klasën përgatiore/parafillore duhet të pranohen fëmijet që kanë arrite moshen kalendarike 5- 6 Vjeç,
Në klasën e parë duhet te regjistrohen fëmijet që e kanë moshën kalendarike6-7 vjeç
Sipas Ligjit të Arsimit Parauniveristar Neni 9, pika 2.6 , fëmija i cili në kohen e fillimit të vitit shkollor është nën minimumin e moshës së duhur (5 vite e 9 muaj ) për shkollimin e detyruar mund të regjistrohet në këtë shkollim në bazë të rekomnadimit të shërbimit profesional pedagogjik - psikologjik.
Sipas Ligjit të Arsimit Parauniveristar Neni 15, vijimi i shkollimit të detyrar nga ana e nxënësit është përgjegjësi kryesore e prindit.
KUSHT:
Prindi ose kujdestari ligjor është i obliguar që të jetë i pranishem në pranimin e fëmijës në klasën përgatitore/parafillore dhe regjistrimin e fëmijës në klasën e parë.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PRANIM/ REGJISTRIMIN E FËMIUT:
1. Ekstrati i lindjes .
Regjistrimi bëhet çdo ditë pune prej orës 12:00 deri 13:00
Konkursi është i hapur prej dates 15/05/2026 deri me 15/06/2026.
Dritan (Dobroshec) 14.05.2026