SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas

SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas Shfmu"Rilindja" në Dritan, e themeluar më 1926, është më e vjetra në Drenas.Në fillim kishte 40 nx. Nga këtu dolën shumë intelektualë e heronj.

nga shumë fshatra te Drenasit.Me rritjen e nr.të nxënësve iu shtuan dy anekse, një më 1961 dhe tjetra më 1981.

PËRSËRI NË SHKOLLË! Sot, më 1 Shtator 2026, oborri i shkollës sonë u mbush përsëri me zërat, buzëqeshjet dhe energjinë e...
01/09/2026

PËRSËRI NË SHKOLLË!

Sot, më 1 Shtator 2026, oborri i shkollës sonë u mbush përsëri me zërat, buzëqeshjet dhe energjinë e nxënësve tanë të përcjellur edhe nga prindrit e tyre.

Një fillim i ri, një vit i ri shkollor dhe shumë ëndrra e synime përpara nesh!

Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohjen për të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre.

Një falënderim i veçantë për mësimdhënësit kujdestarë të klasës përgatitore, klasës së parë dhe klasës së nëntë, të cilët me shumë kujdes, dashuri dhe përkushtim përgatitën dhurata të mirëseardhjes për nxënësit e tyre.

Le ta nisim këtë vit me besimin se çdo ditë në shkollë është një hap drejt dijes, edukimit dhe një të ardhmeje më të mirë. Të ushqejmë mendjet dhe të ngrohim zemrat e fëmijëve tanë, duke qenë të përkushtuar gjatë gjithë vitit shkollor.

Me fëmijë të mbarë, gjithçka shkon mbarë!

Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2026/2027!
Qoftë një vit i mbushur me dije, suksese, miqësi dhe shumë momente të bukura!

N J O F T I MTë nderuar prindër dhe nxënës të SHFMU “Rilindja” – Dritan (Dobroshec)- Drenas,ju njoftojmë se të martën, m...
31/08/2026

N J O F T I M

Të nderuar prindër dhe nxënës të SHFMU “Rilindja” – Dritan (Dobroshec)- Drenas,
ju njoftojmë se të martën, më 01.09.2026, fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

Shkolla jonë është e përgatitur me të gjitha mjetet e nevojshme mësimore dhe me një ambient të pastër e tërheqës, brenda dhe jashtë saj. Ju mirëpresim me shumë dashuri, që së bashku me mësimdhënësit të nisim rrugëtimin tonë të përbashkët drejt dijes dhe suksesit.

Orari i mësimit për këtë vitë shkollor:
🔹 Klasat VI, VII, VIII dhe IX: 08:00 – 13:10
🔹 Klasat I, II, III, IV dhe V: 08:50 – 13:10
🔹 Klasa përgatitore: 09:00 – 11:25

📘 Tekstet shkollore
Prindërit tashmë janë njoftuar nga kujdestarët për shtëpitë botuese nga të cilat duhet të blihen librat.

📑 Orari mësimor
Do të shpërndahet nga kujdestarët/mësueset ditën e martë, më 01.09.2026.

Për çdo paqartësi, ju lutemi drejtohuni te kujdestarët/mësueset përkatës.

Ju mirëpresim dhe ju urojmë një vit të mbarë shkollor 2026/2027!

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Arsim Avdyli

Të nderuar prindër!Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me ...
28/08/2026

Të nderuar prindër!

Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me subvencionimin e librave. Po ua publikojmë më poahtë tekstin pa asnjë ndërhyrje!

Të nderuar,

Në kuadër të procesit të subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore dhe të mesme të ulëta që të organizojnë plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore të nevojshme, se nxënësi/ja i ka ato në dispozicion, se është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente dhe se tekstet e destinuara për ripërdorim do t'i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor.

Për realizimin e këtij procesi kërkohet që:

1. Shkollat t'ua shpërndajnë deklaratat të gjithë nxënësve të klasave 1–9 përfitues të subvencionimit, të cilët do t'ua përcjellin ato prindërve/kujdestarëve ligjor për plotësim dhe nënshkrim.

2. Prindërit/kujdestarët ligjor ta plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratën dhe ta kthejnë atë në shkollë përmes nxënësit.

3. Shkollat t'i grumbullojnë dhe evidentojnë deklaratat e pranuara dhe të sigurohen që procesi të përfshijë të gjithë nxënësit përfitues.

4. Deklaratat origjinale të ruhen dhe arkivohen në shkollë, në përputhje me rregullat për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shkollor.

5. Shkollat t'ia dorëzojnë një kopje të deklaratave DKA-së përkatëse, ndërsa DKA-të t'i sistemojnë dhe t'ia përcjellin kopjet elektronike Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

I gjithë procesi i shpërndarjes, plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë jo më vonë se më 1 tetor 2026.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për koordinimin dhe përcjelljen e zbatimit të kësaj qarkoreje në shkollat përkatëse.

Deklarata e prindit/kujdestarit ligjor i bashkëngjitet kësaj qarkoreje dhe është pjesë përbërëse e saj.

Me respekt,

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor Në vazhdën e aktiviteteve dhe përgatitjeve në prag të fillimit të vitit ...
27/08/2026

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Në vazhdën e aktiviteteve dhe përgatitjeve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, sot u mbajt takimi me Këshillin e Arsimtarëve të shkollës.

Gjatë takimit u diskutua për të gjitha përgatitjet e realizuara deri më tani, si dhe për aktivitetet dhe detyrat që janë ende në proces, me qëllim që fillimi i vitit të ri shkollor të jetë sa më i mbarë dhe i suksesshëm.

Bashkëpunimi, angazhimi dhe përgjegjësia e të gjithë stafit janë garanci për një fillim të mirë dhe një vit shkollor të suksesshëm.
Së bashku për një vit të ri shkollor të mbarë e të suksesshëm!

Pastërtia dhe mirëmbajtja – për një ambient më të mirë për nxënësitPastërtia dhe mirëmbajtja e rregullt e ambienteve të ...
27/08/2026

Pastërtia dhe mirëmbajtja – për një ambient më të mirë për nxënësit

Pastërtia dhe mirëmbajtja e rregullt e ambienteve të shkollës sonë mbeten një synim i vazhdueshëm, me qëllim që nxënësit të kenë një mjedis të pastër, të rregullt, të sigurt dhe miqësor për të gjithë.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, klasat e shkollës sonë, e në veçanti klasa përgatitore, janë pastruar dhe mirëmbajtur me përkushtim dhe në detaje, në mënyrë që nxënësit të rikthehen në një ambient sa më të këndshëm.

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për stafin teknik të shkollës, i cili me punën, përkushtimin dhe kujdesin e përditshëm kontribuon që shkolla jonë të jetë gjithmonë e pastër dhe e rregullt.

“Pastërtia nuk është vetëm bukuri, por edhe respekt për veten dhe për të tjerët.”

Së bashku për një shkollë më të pastër, më të rregullt dhe më të dashur për të gjithë!

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollorNë vazhdën e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot u mbajt ta...
25/08/2026

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor

Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot u mbajt takimi i parë i këtij viti shkollor i Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH).

Gjatë takimit u diskutuan disa çështje me rëndësi për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor. Përveç përgatitjeve teknike dhe organizative, një ndër pikat kryesore ishte edhe procesi i subvencionimit të teksteve shkollore.

Me kënaqësi njoftojmë se të gjithë nxënësit e rregullt të shkollës, të cilët kanë aplikuar për subvencionim të librave, i kanë kërkesat e tyre të aprovuara.

Ky rezultat është arritur falë angazhimit dhe punës së palodhshme të mësimdhënësve koordinatorë të shkollës, të cilët me përgjegjësi dhe përkushtim u kujdesën që procesi të zhvillohej me kohë dhe pa pengesa.

Falënderojmë të gjithë anëtarët e KDSH-së, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e një fillimi sa më të mirë të vitit të ri shkollor.

Një fillim i mbarë është hapi i parë drejt një viti të suksesshëm!
Bashkë për një shkollë më të mirë dhe për suksesin e çdo nxënësi!

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027UA: https://mash.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/Udhezimi-Administrativ-me-...
20/08/2026

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

UA:
https://mash.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/Udhezimi-Administrativ-me-nr-01-2026-Per-Kalendarin-e-vitit-shkollor.pdf

Në përkujtim të mësuesit dhe atdhetarit Fazli GraiçevciSot, më 17 gusht, 62 vjet më parë, kujtojmë me respekt dhe krenar...
17/08/2026

Në përkujtim të mësuesit dhe atdhetarit
Fazli Graiçevci

Sot, më 17 gusht, 62 vjet më parë, kujtojmë me respekt dhe krenari ish-mësimdhënësin e shkollës sonë, mësuesin dhe atdhetarin e shquar Fazli Graiçevci, i cili dha jetën për çështjen kombëtare.

Më 17 gusht të vitit 1964, UDB-ja jugosllave e mbyti nën tortura, në Burgun e Prishtinës, mësuesin atdhetar Fazli Graiçevci.
Ai u lind në prill të vitit 1935, në fshatin Sankoc të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Komoran, ndërsa në vitin shkollor 1953/1954 u regjistrua në Shkollën Normale të Prishtinës.

Gjatë viteve të shkollimit ishte bashkëmoshatar dhe shok klase me figura të njohura të arsimit dhe të jetës publike, ndër ta Rexhep Qosjen, Ismail Dumoshin, Qamil Hasanin dhe normalistë të tjerë. Vitin e fundit të shkollimit e përfundoi në Prizren.

Gjatë viteve 1960, Fazli Graiçevci punoi si mësues në shkollën tonë „Rilindja“ në Dritan (ish-Dobroshec), si dhe në disa fshatra të Drenicës.

Për një periudhë punoi edhe në NGB „Rilindja“, një organizatë kulturore në Prishtinë.
Krahas punës së tij arsimore, Graiçevci ishte i përkushtuar edhe ndaj çështjes kombëtare. Ai mbante kontakte me atdhetarë e veprimtarë të kohës, ndër ta Zeqir Gërvallën, Azem Beqirin, si dhe veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, Adem Demaçin, e të tjerë.
Fazli Graiçevci ishte pjesëmarrës në mbledhjen e shtatorit të vitit 1963, në të cilën u mor vendimi për themelimin e organizatës së fshehtë atdhetare „Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“.

Mbytja mizore e tij në burg, më 17 gusht 1964, si dhe përpjekjet e pasuksesshme të UDB-së për ta fshehur krimin dhe për ta paraqitur vdekjen e tij si pasojë të një sëmundjeje, bënë që figura e mësuesit martir, Fazli Graiçevcit, të shndërrohej në një simbol të qëndresës dhe në burim frymëzimi për breza të tërë shqiptarësh.

Emri dhe vepra e Fazli Graiçevcit ishin burim frymëzimi edhe për shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër ta edhe për ish-nxënësin e tij, të burgosurin politik dhe komandantin e UÇK-së në Drenicë, He**in e Kombit Fehmi Lladrovci, si dhe për shumë të tjerë që vazhduan rrugën e tij të përkushtimit ndaj atdheut.

Sot, me krenari, emrin e Fazli Graiçevcit e mbajnë shumë institucione shkollore dhe rrugë në Republikën e Kosovës.
Lavdi e përjetshme mësuesit, atdhetarit dhe heroit të shkollës sonë, Fazli Graiçevcit!

Emri dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara në kujtesën e shkollës sonë dhe të brezave që mësojnë e rriten në të.

NJOFTIM PËR FILLIMIN E PËRGATITJEVE PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027Të nderuar mësimdhënës, nxënës, prindër dhe komunitet i ...
17/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E PËRGATITJEVE PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
Të nderuar mësimdhënës, nxënës, prindër dhe komunitet i shkollës,
Me afrimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, në SHFMU “Rilindja” – Dritan (Dobroshec) kemi hartuar dinamikën e aktiviteteve dhe angazhimeve për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor.
📌 Nga data 17 deri më 31 gusht 2026 do të zhvillohen një sërë aktivitetesh profesionale dhe administrative, ndër të cilat:
🔹 Paraqitja në punë dhe dorëzimi i kërkesave për orar;
🔹 Takimet e ekipit për vetëvlerësimin e shkollës (EVV);
🔹 Takimet me kryetarët e aktiveve profesionale dhe ndarja e orëve;
🔹 Dorëzimi dhe shqyrtimi i raporteve për aprovimin e subvencioneve për libra;
🔹 Takimet e grupeve të aktiveve profesionale;
🔹 Riprovoimet e afatit të gushtit;
🔹 Mbledhja me Këshillin Drejtues të Shkollës;
🔹 Përmbyllja e punëve administrative dhe përgatitja e dokumentacionit shkollor;
🔹 Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve;
🔹 Dorëzimi i planeve vjetore dhe dymujore;
🔹 Punëtori profesionale me bazë në shkollë për përdorimin e teknologjisë në klasë.
🗓️ Më 1 shtator 2026 fillon zyrtarisht viti i ri shkollor 2026/2027, me orar pune nga 08:00 deri në 13:10.
Këto ditë pune dhe përgatitjeje janë një mundësi e rëndësishme për të harmonizuar punën, për të planifikuar me kujdes procesin mësimor dhe për të krijuar kushtet sa më të mira për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
🤝 Me përkushtim, bashkëpunim dhe përgjegjësi, drejt një viti të ri shkollor të suksesshëm!
SHFMU “Rilindja” – Dritan (Dobroshec)
17 gusht 2026

100 vjet dije, përkushtim dhe gjallëri! Në këtë vit jubilar, kur shkolla jonë shënoi 100-vjetorin e themelimit, çdo kënd...
07/08/2026

100 vjet dije, përkushtim dhe gjallëri!

Në këtë vit jubilar, kur shkolla jonë shënoi 100-vjetorin e themelimit, çdo kënd i saj flet për punën, kreativitetin dhe dashurinë e nxënësve tanë për dijen.

Këndet e fushave kurikulare janë mbushur me punime, modele, vizatime dhe murale të realizuara me përkushtim nga vetë nxënësit. Këto nuk janë vetëm zbukurime, por dëshmi se mësimi vazhdon të jetojë në muret e shkollës edhe gjatë pushimeve verore.

Derisa nxënësit po shijojnë pushimet e merituara, ambientet e shkollës vazhdojnë të reflektojnë gjallëri.
Hapësirat e gjelbëruara, bimët dekorative dhe punimet e ekspozuara krijojnë një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse dhe edukative, duke dëshmuar se shkolla është një vend ku dija, kreativiteti dhe kujdesi për mjedisin ecin krah për krah.

Kjo është trashëgimia e një shekulli pune dhe përkushtimi, të cilën do ta ruajmë dhe do ta pasurojmë edhe për brezat që vijnë.

"Mënyra se si kujdesemi për shkollën tonë sot, tregon sa shumë vlerësojmë të ardhmen e fëmijëve tanë."

Address

Rruga "Mehmet Haziri Nr. 64"
Drenas

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas:

Shortcuts

Share