12/05/2026
Me krenari sot Drejtorija Komunale Arsimit ,DKA Drenas ndau mirënjohje për nxënësit tanë të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, të cilët me punë, përkushtim dhe talent kanë arritur rezultate të shkëlqyera në lëndën e matematikës.
Suksesi juaj është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm, vullnetit për dije dhe përfaqësimit dinjitoz të shkollës sonë. Jemi krenarë me secilin prej jush dhe besojmë se këto arritje do të jenë vetëm fillimi i shumë sukseseve të tjera në të ardhmen.
Mirënjohje dhe falënderim i veçantë shkon edhe për profesorët, prindërit dhe të gjithë ata që i mbështesin nxënësit në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe suksesit.