25/05/2021
Me rastin e Ditёs sё shkollёs, numri 43 i revistёs "Pena e artё".
Urime Dita e shkollёs!
Falenderojmё tё gjithё pёr bashkёpunim, posaҫёrisht nxёnёsit e klasёve tё nёnta!
Suksese!
Kjo faqe ështe mundi dhe djersa e nxenesve te shkolles sone.
25/05/2021
Me rastin e Ditёs sё shkollёs, numri 43 i revistёs "Pena e artё".
Urime Dita e shkollёs!
Falenderojmё tё gjithё pёr bashkёpunim, posaҫёrisht nxёnёsit e klasёve tё nёnta!
Suksese!
25/05/2017
Sot festojmë përvjetorin e 90-të të shkollës sonë si dhe 12 vjetorin e revistes "Pena e artë", urime e suksese nxënësve dhe mësimdhënësve!
24/11/2016
28/11/2015
Redaksia e revistes "Pena e artë"
25/05/2015
10 vite me ju!
Lexues të nderuar !
Me rastin e Ditës së Shkollës, redaksia e shkollës nxjerr numrin e ri të revistës “Pena e artë”.
Të dashur nxënës është ky përvjetori i dhjetë ose numri i 31 i revistës tonë.
Nuk është shumë, megjithatë nuk mund edhe të mos jemi të kënaqur. Të kënaqur për dy arsye: për vazhdimësinë e rregullt të botimit të revistës “Pena e artë” në këta dhjetë vite dhe për kujdesin tuaj në botimin e të 31 numrave, duke e mbushur secilin numër me punimet tuaja gjeneratë pas gjenerate.
Të gjitha këto nuk do të arriheshin sikur mos të kishte një bashkëpunim të ngushtë mes jush dhe mësueseve dhe arsimtareve e arsimtarëve tuaj, mes redaksisë së revistës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët me temat e tyre interesante e pasuruan dhe ia ngritën cilësinë revistës, e cila me këtë numër jubilar po e shënon dhjetë vjetorin e daljes së rregullt tri herë në vit. Me një punë të palodhur në shkrimin, grumbullimin, korrigjimin dhe organizimin e pothuajse të gjitha punëve, deri në botimin e revistës, dhe me kujdesin dhe pedanterinë që revista të dalë sa më e kompletuar.
Kjo punë relativisht e gjatë dhe këmbëngulëse e juaja në botimin e revistës ka bërë që nëpër faqet e numrave të revistës të shënohen emrat e shumë nxënëseve dhe nxënësve të talentuar, të shkëlqyeshëm, brezave të ardhshëm të intelektualëve të vendit tonë, të cilët hapat e parë në shkrime i bënë pikërisht në revistën e shkollës.
Me shpresë se revista do të vazhdojë të dalë pa ndërprerje, ju uroj: Gëzuar jubileun e revistës tuaj!
05/03/2015
04/03/2015
Keshilli redaktues ne vlugun e punes