Ndërtimi i Xhamisë së Fshatit Shkabë (Ish-Gllanasellë) ishte nevojë e patjetërsueshme e fshatit prej afro 300 shtëpive, pasi që Xhami nuk kishte fshati e madje as fshatrat tjera për rreth (Qikatovë e Vjetër, Godanc dhe Likoshan) atëherë u vendos që të merret iniciativë vullnetare nga banorët për ndërtimin e kësaj Xhamie. Zyrtarisht iniciativa vullnetare për ndërtimin e Xhamisë filloi me dt: 24.05.2010 duke formuar kështu Këshillin Iniciues për Ndërtimin e Xhamisë në përbërje prej 7 anëtarëve, ku Kryetar i këtij Këshilli u zgjodh z. Këshilli Iniciues për Ndërtimin e Xhamisë iu drejtoj kërkesa dhe shkresa zyrtare Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjitha Institucioneve tjera relevante, u përkujdes për ndërtimin e Xhamisë si dhe për mbarëvajtjen e punimeve, po ashtu nuk munguan edhe organizimi i fushatave kontribut-dhënëse të qytetarëve dhe banorëve të kësaj treve, ku falë kontributeve të tyre punimet e Xhamisë kanë arritur në shkallë të kënaqshme, ku puna e këtij Këshilli është bërë shembull i transparencës dhe i punës fisebililah për hire të All-llahut fuqiplotë. Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan deri me tani, duke lutur Allahun fuqiplotë t'ua shumëfishojë pasurinë e tyre. Veç tjerash Këshilli Iniciues për Ndërtimin e Xhamisë u përballë edhe me shumë sprova dhe paragjykime (Islamofobi) të kohës të cilat shumë herë e vështirësuan rëndë punën e tij. Por përkundër të gjitha vështirësive punimet vazhduan deri në ndërtimin e plotë të Xhamisë së Fshatit Shkabë (Ish-Gllanasellë). Ndërsa me datë 01.09.2013 u bë edhe hapja zyrtare e Xhamisë së Fshatit Shkabë (Ish-Gllanasellë) nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas (KBI) ku morën pjesë shumë banorë të Fshatit por edhe donator e mysafir të ndryshëm nga e mbarë Kosova dhe Diaspora. Pastaj nëpërmjet konkursit të rregullt KBI zgjedhi Hoxhë Gazmend Mehmeti, Imam të Xhamisë së Fshatit Shkabë. Pas marrjes se detyrave shtesë nga Hoxha Gazmend Mehmeti në Kryesinë e KBI-së në Drenas, Imam i Xhamisë sonë u zgjodh Hoxha i cili është nga fshati i jonë i cili ka mbaruar studimet për Fenë Islame në vendet Arabe, Mulla Sefedin Mehani. Tel: 048/822-257
E-mail: [email protected]
Web: www.facebook.com/xhamiagllanaselles
Allahu ju shpërbleftë