SHFMU "Dëshmorët e Fortesës" - Fortesë, Drenas

SHFMU "Dëshmorët e Fortesës" - Fortesë, Drenas Faqja zyrtare e SHFMU "Dëshmorët e Fortesës" - Fortesë, Drenas

Mirë se vini në shkollë! 🏫Me kënaqësi mirëpresim nxënësit e klasës parashkollore, të cilët fillojnë një rrugëtim të ri d...
01/09/2026

Mirë se vini në shkollë! 🏫

Me kënaqësi mirëpresim nxënësit e klasës parashkollore, të cilët fillojnë një rrugëtim të ri drejt dijes dhe përvojave të bukura shkollore.

Klasa parashkollore 🌟
Edukatore Mehreme Gllareva Kuqani 💐

Sot, shkolla jonë hapi dyert për nxënësit më të vegjël, të cilët me emocion e buzëqeshje nisën për herë të parë rrugëtim...
01/09/2026

Sot, shkolla jonë hapi dyert për nxënësit më të vegjël, të cilët me emocion e buzëqeshje nisën për herë të parë rrugëtimin e tyre në botën e dijes.

Nxënësve tanë të klasës së parë u dëshirojmë mirëseardhje, një fillim të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre shkollor! 🌟

Klasa I 🌟
Mësimdhënësi Alban Gjoka 💐

31/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,
të dashur nxënës dhe mësimdhënës,

Me kënaqësi ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/2027 fillon më 1 shtator 2026.

Shkolla jonë ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë: ambientet dhe klasat janë përgatitur për pritjen e nxënësve, ndërsa janë bërë edhe përgatitjet organizative dhe mësimore për zhvillimin sa më cilësor të procesit edukativo-arsimor.

- Të gjithë nxënësit i lusim që në ditën e parë të paraqiten me kohë dhe të pajisur me mjetet e nevojshme shkollore, ndërsa prindërit i falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Le të jetë viti shkollor 2026/2027 një vit i arritjeve, përkushtimit, respektit, bashkëpunimit dhe rezultateve të shkëlqyera! 🌟

Mirë se vini dhe suksese në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore ⬇️📚✏️
28/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore ⬇️📚✏️

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Pas shumë ditësh të mbushura me mësim, lojë e përvoja të bukura, nxënësit e klasës së dytë së bashku me mësimdhënësen Bl...
26/06/2026

Pas shumë ditësh të mbushura me mësim, lojë e përvoja të bukura, nxënësit e klasës së dytë së bashku me mësimdhënësen Blerona e përmbyllën me sukses vitin shkollor 2025/2026. ✨🌟

Urime dhe pushime të mira verore! ☀️🌼🌸

Klasa II 🌟
Mësimdhënësja Blerona Krelani 💐

📚🌟Nxënësit e dalluar për vitin shkollor 2025/2026🌟📚
25/06/2026

📚🌟Nxënësit e dalluar për vitin shkollor 2025/2026🌟📚

Një ditë e veçantë për nxënësit e klasës së pestë, të cilët festuan përfundimin e një etape të rëndësishme të shkollimit...
25/06/2026

Një ditë e veçantë për nxënësit e klasës së pestë, të cilët festuan përfundimin e një etape të rëndësishme të shkollimit të tyre.
Momente të bukura, buzëqeshje dhe kujtime që do t’i shoqërojnë në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm. 🎉🌟

Klasa V 🌟
Mësimdhënësi Alban Gjoka 💐

24/06/2026

Nxënësit e klasës së dytë gjatë muajve të fundit kanë realizuar aktivitete të ndryshme mësimore, duke mësuar në mënyrë aktive dhe argëtuese. Ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me mësuesen Blerona, duke ndërtuar njohuri të reja dhe duke forcuar aftësitë e tyre sociale. 👭👬

Një periudhë e mbushur me punë, përkushtim dhe rezultate të bukura.🌟

Klasa II 🌟
Mësimdhënësja Blerona Krelani 💐

20/06/2026

Pas një viti të bukur së bashku, vogëlushët e parafillores janë gati të nisin një kapitull të ri.
Çdo ditë e kaluar së bashku ka sjellë njohuri të reja, kujtime të bukura dhe momente të paharrueshme.
Suksese në rrugëtimin e ri drejt klasës së parë! 🌟📚

Klasa parafillore 🌟
Edukatore Mehreme Gllareva Kuqani💐

Një ditë e këndshme në natyrë, e mbushur me lojë, gëzim dhe shoqëri. Pikniku i kësaj jave u dha nxënësve mundësinë të ka...
17/06/2026

Një ditë e këndshme në natyrë, e mbushur me lojë, gëzim dhe shoqëri. Pikniku i kësaj jave u dha nxënësve mundësinë të kalojnë kohë së bashku dhe të krijojnë kujtime të bukura. ☀️🧘🏼‍♀️🤸🏽‍♀️⚽️🏐

Address

Rruga Tahir Prokshi, Nr 60
Drenas

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Dëshmorët e Fortesës" - Fortesë, Drenas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share