29/05/2026
Pas suksesit të arritur në nivel Komunal me punimet e nxënësve tanë , sot shkolla jonë me krenari përfaqsoi Komunën e Drenasit në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në aktivitetin për shënimin e Ditës Botërore pa Duhan.
Nxënësit tanë prezantuan punimet e tyre me përkushtim dhe kreativitet, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për vetëdijesimin kundër rreziqev të duhanit . Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe për të fuqizuar rolin e të rinjve në luftën kundër varësive .
Falenderojmë Komunën e Drenasit për vlerësimin e tyre .
Një falenderim i veçantë shkon për nxënësit tanë :
Aela Thaçi
Erjola Obrija
Laura Thaqi
si dhe për Mësimdhënësin e Artit Arton Spahiu për punën dhe përkushtimin e tij .
28/05/2026
Një urim të ngrohtë sot, me plot zemër, shpërndaj për nxënësit e mi në festën e tyre të parë të Abetares.
Uroj që shkronjat që mësuam bashkë të jenë gurthemeli i çdo suksesi në jetë!
Secilit vogëlush e vogëlushe, mësuesi i uron shëndet para së gjithash, pastaj një rrugëtim të mbarë në jetë dhe në karrierë. Do të jem përherë duartrokitësi i parë i sukseseve që do të arrini.
14/05/2026
Një ditë e veçantë mësimore për nxënësit tanë!
Sot nxënësit e KL.IV-V patën mundësinë të marrin pjesë në një vizitë edukative dhe frymëzuese, ku vizituan ekspozitën speciale të inspiruar nga teknologjia e NASA-s dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA). Përmes kësaj eksperience, ata eksploruan botën e planetëve, gjithësisë dhe teknologjisë hapësinore, duke zgjeruar njohuritë e tyre në mënyrë praktike dhe argëtuese. 🚀🪐
Më pas, vizita vazhdoi në Galerinë e Arteve “Flori”, ku nxënësit u njohën me vepra artistike të ndryshme dhe patën mundësinë të zhvillojnë më tej kreativitetin dhe ndjeshmërinë e tyre artistike. 🎨
Këto aktivitete janë një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur njohuritë teorike me përvojat konkrete, duke e bërë mësimin më tërheqës dhe më kuptimplotë për nxënësit tanë.
05/05/2026
Gëzuar Dita e Shkollës!
Në ambientet e shkollës sonë u shënua 35 vjetori i Pavarësimit të Shkollës.
E filluar me himin kombëtar e duke vazhduar me fjalimin e drejtorit të shkollës.
Me fjalë rasti na nderoi edhe drejtori i DKA-së z. Muhamet Gjoka.
U nderuan me mirënjohje ish drejtorët e shkollës, veteranët e ata që kontribuan për ndërtimin e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit për të arriturat e tyre.
E vazhduam me program kulturor-artistik të përgatitur nga mësimdhënësja e muzikës.
Bashkë po ndajmë disa foto nga kremtimi i Ditës së Shkollës.
Në fund patëm një koktej për të ftuarit.
E falënderojmë foto "Egzoni" për foto.
Urime të gjithëve Dita e Shkollës!
Suksese gjithmonë!
29/04/2026
Sot në ambientet e shkollës sonë na vizitoi ish drejtori i SHFMU “ Hasan Prishtina “ Godanc.
Me këtë rast i dhuroi shkollës sonë 3 libra monografi per bibliotekën e shkollës.
E falënderojmë dhe i urojmë shëndet të mirë!