SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik

SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik Kjo faqe është hapur me qëllim që t'i njoftoj të gjithë nxenësit, mësimdhënësit dhe prindërit?

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e kl...
27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Prishtinë, 27 gusht 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/.../katalogu-i-teksteve.../ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:
https://www.facebook.com/share/p/1BpWbJJNby/

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Përzgjedhja e librave nga klasa VI - IX
18/08/2026

Përzgjedhja e librave nga klasa VI - IX

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
28/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

23/07/2026

Nxënësja më e mirë e shkollës sonë, në një intervistë dhënë për Radio Prishtina dhe TËVË1.

Sot e me një koktej modest e përcollëm në pension mësuesin Nuhi Behrami.Drejtori dhe të gjithë kolektivi i shkollës e fa...
23/06/2026

Sot e me një koktej modest e përcollëm në pension mësuesin Nuhi Behrami.

Drejtori dhe të gjithë kolektivi i shkollës e falënderuan për kontributin që ka dhënë për shkollën tonë dhe i uruan shëndet e gjithë të mirat në pension.

Shkolla jonë do të ketë mungesë të madhe se pasi ai ishte bashkëpunues dhe i dashur për nxënësit. I gjithë kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Urime pensionimi mësuesi Nuhi Behrami!

Sot kujtuam me shumë emocion fundin e një kapitulli të bukur. Këta nxënës të mrekullueshëm përfunduan klasën e pestë dhe...
22/06/2026

Sot kujtuam me shumë emocion fundin e një kapitulli të bukur. Këta nxënës të mrekullueshëm përfunduan klasën e pestë dhe janë gati të nisin rrugëtimin e ri drejt sfidave te ardhshme.
Jemi krenar për secilin prej jush, për sukseset, buzëqeshjet dhe kujtimet që ndamë gjatë këtyre pesë viteve. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në çdo hap të jetës!

Me shumë dashuri dhe emocione përmbyllëm edhe këtë vit të bukur në klasën përgatitore, një vit i mbushur me këngë, vjers...
20/06/2026

Me shumë dashuri dhe emocione përmbyllëm edhe këtë vit të bukur në klasën përgatitore, një vit i mbushur me këngë, vjersha, lojëra dhe buzëqeshje fëmijësh.

Çdo ditë ka qenë një udhëtim i veçantë mësimi dhe argëtimi, ku fëmijët tanë kanë rritur dijen, vetëbesimin dhe gëzimin për të mësuar.

Me zemër të mbushur me krenari i përcjellim drejt klasës së parë, duke u uruar suksese dhe shumë lumturi në rrugëtimin e tyre të ri.

Me krenari dhe emocione përcjellim nxënësit tanë të klasës përgatitore, të cilët sot mbyllen me sukses një etapë të buku...
19/06/2026

Me krenari dhe emocione përcjellim nxënësit tanë të klasës përgatitore, të cilët sot mbyllen me sukses një etapë të bukur të fëmijërisë së tyre.
Ju urojmë shumë suksese, gëzim dhe mbarësi në rrugëtimin e ri drejt klasës së parë. Mbetshi gjithmonë të buzëqeshur dhe kureshtarë për të mësuar!❤️

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, nxënësit e klasave të treta realizuan aktivitete edukative duke përcjellë mesaz...
05/06/2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, nxënësit e klasave të treta realizuan aktivitete edukative duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj natyrës.🌍🌿

”Të kujdesemi për natyrën, të mbajmë pastër ambientin dhe të kontribuojmë për një planet të gjelbër dhe të shëndetshëm”

Mbrojtja e natyrës është e drejtë e secilit prej nesh!

Address

Drenas
13000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share