SHFMU "Fehmi dhe Islam Kastrati" Kishnarekë

SHFMU "Fehmi dhe Islam Kastrati" Kishnarekë Kjo faqe pasqyron aktivitetet dhe sukseset e shkollës “Fehmi dhe Islam Kastrati”

31/08/2026

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës!

Nesër nis procesi mësimor dhe bashkë fillojmë një vit të ri shkollor, plot me dije, përkushtim, sfida dhe suksese të reja. 🎓

Ju urojmë një fillim të mbarë, shumë suksese, shëndet dhe mbarësi gjatë gjithë vitit shkollor. Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me punë, bashkëpunim, respekt dhe arritje të bukura!

Suksese të gjithëve dhe një fillim të mbarë! 🌟✏️📚

Njoftim për prindër dhe kujdestarë ligjorë 📢Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe...
13/08/2026

Njoftim për prindër dhe kujdestarë ligjorë 📢

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është zgjatur deri më 14 gusht 2026.
Prindërit dhe kujdestarët ligjorë që ende nuk kanë aplikuar, ftohen ta bëjnë aplikimin sa më parë.

📚 Njoftim për prindëritTë nderuar prindër,Ju njoftojmë se është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore p...
28/07/2026

📚 Njoftim për prindërit

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave I–IX për vitin shkollor 2026/2027.

Lusim të gjithë prindërit që t’i kryejnë aplikimet brenda afatit të përcaktuar.

Faleminderit për bashkëpunimin!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1462582669234428&id=100064481273032&mibextid=Nif5oz

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

26/06/2026

Të nderuar prindër, nxënës dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se ka përfunduar me sukses viti shkollor 2025/2026.
Duke filluar nga 25.06.2026, shkolla është në pushim veror.

Ju urojmë të gjithëve pushime të këndshme, të qeta dhe të mbushura me shëndet, gëzim e momente të bukura. 🌴
Ju falënderojmë për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij viti shkollor.

Shihemi sërish në shtator, me energji dhe suksese të reja! 📚

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

Një udhëtim i paharrueshëm në botën e hapësirës! Nxënësit e klasave III dhe IV përjetuan një aventurë të veçantë dhe shu...
19/06/2026

Një udhëtim i paharrueshëm në botën e hapësirës!

Nxënësit e klasave III dhe IV përjetuan një aventurë të veçantë dhe shumë emocionuese në botën e astronautëve. Të veshur me kostume dhe helmeta astronautësh, ata patën mundësinë të ndihen si eksplorues të vërtetë të hapësirës, duke përjetuar momente sikur po ecnin në Hënë dhe po udhëtonin mes planetëve. 🌕🚀

Gjatë këtij aktiviteti edukativ, nxënësit morën informata interesante rreth planetëve, sistemit diellor dhe misioneve hapësinore. Përmes lojës, eksplorimit dhe imagjinatës, ata zgjeruan njohuritë e tyre dhe përjetuan një eksperiencë të veçantë që ndërthurte mësimin me argëtimin.

Momente të tilla i motivojnë fëmijët të ëndërrojnë, të zbulojnë dhe të zhvillojnë kureshtjen për shkencën dhe botën që na rrethon. 🌌✨

Ky aktivitet u realizua nën përkujdesjen e mësimdhënëseve:
Arigzona Topalli Zogu
Behije Qela
Hava Morina

Nxënësit e klasave III dhe IV patën kënaqësinë të marrin pjesë në Panairin e Librit, një aktivitet i vlefshëm edukativ d...
19/06/2026

Nxënësit e klasave III dhe IV patën kënaqësinë të marrin pjesë në Panairin e Librit, një aktivitet i vlefshëm edukativ dhe kulturor që synon nxitjen e dashurisë për leximin.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të shohin libra të ndryshëm, të njihen me botime të reja dhe të zgjedhin libra sipas interesave të tyre. Me shumë entuziazëm, secili nxënës bleu nga një libër, duke pasuruar kështu bibliotekën e tij personale dhe duke forcuar shprehinë e leximit.

Ky aktivitet u realizua nën përkujdesjen e mësimdhënëseve Behije Qela, Hava Morina dhe Arigzona Topalli Zogu, të cilat vazhdimisht inkurajojnë nxënësit të kultivojnë dijen, kreativitetin dhe dashurinë për librin.

Libri mbetet miku më i mirë i fëmijëve dhe ura më e sigurt drejt dijes dhe suksesit.

17/06/2026

Një kapitull u mbyll, një tjetër po fillon. 🌟

Edukatore : Valmire Sylaj

17/06/2026

Ka ditë që nuk fshihen nga kujtesa… vetëm ruhen në zemër. ❤️
Sot ishte një prej tyre. Faleminderit fëmijëve të mi për dashurinë e pastër dhe prindërve për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. 🌹
Ju do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja.



Edukatore : Albana Morina Muliqi

Nga dita e parë e deri sot, çdo kujtim ka lënë gjurmë në zemrat tona. Ju uroj që gjithmonë të fluturoni lart, me guxim, ...
15/06/2026

Nga dita e parë e deri sot, çdo kujtim ka lënë gjurmë në zemrat tona.
Ju uroj që gjithmonë të fluturoni lart, me guxim, dije dhe buzëqeshje. 🌟💛

Klasa : V-1
Mësimdhënëse: Agnesë Çela

Address

Fehmi Kastrati, Kishnarekë
Drenas
13050

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Fehmi dhe Islam Kastrati" Kishnarekë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share