Shfmu ”Azem Bejta” Shtuticë-Drenas

Shfmu ”Azem Bejta” Shtuticë-Drenas Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu ”Azem Bejta” Shtuticë-Drenas, School, Drenas.

01/09/2026
📚 Një fillim i bukur Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, me shumë gëzim mirëpritëm nxënësit tanë më të vegjël,...
01/09/2026

📚 Një fillim i bukur

Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, me shumë gëzim mirëpritëm nxënësit tanë më të vegjël, klasën e parë. 🎒

Nën kujdesin dhe përkushtimin e mësueses Afërdita Nebihi Veliu, ata nisën rrugëtimin e tyre të parë drejt dijes, miqësive dhe shumë kujtimeve të bukura.

Mirë se erdhët në shtëpinë e dijes, vogëlushë!
Ju urojmë një rrugëtim të mbarë, plot buzëqeshje, suksese dhe ëndrra të mëdha! 📖

31/08/2026

Njoftim për fillimin e vitit të Ri Shkollor 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Me kënaqësi ju njoftojmë se nesër, e martë, më 1 shtator 2026, shkolla jonë hap dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe stafi teknik kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që nesër t’ju mirëpresim në një ambient të ngrohtë, të pastër dhe funksional.

⏰ ORARI I MËSIMIT
Ndërrimi i I-rë – Paradite | Ora 08:00
Klasat: VI – IX

Ndërrimi i II-të – Pasdite | Ora 13:15
Parafillorja dhe klasat: I – V

Disiplina e nxënësve, përkushtimi i mësimdhënësve dhe bashkëpunimi i ngushtë me prindërit janë garancia jonë për një vit të mbushur me suksese!

Ju urojmë të gjithëve një vit të mbarë shkollor, me shëndet, suksese, përkushtim dhe arritje të shumta!

Me respekt Drejtoria e Shkollës!

Kalendari zyrtar për vitin shkollor 2026/2027
21/08/2026

Kalendari zyrtar për vitin shkollor 2026/2027

NJOFTIM!Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për ...
27/07/2026

NJOFTIM!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

Festa e Abetares ✨📚Nxënësit e klasës së parë, nën udhëheqjen e mësueses Aldona Prokshi, kremtuan me gëzim Festën e Abeta...
19/06/2026

Festa e Abetares ✨📚

Nxënësit e klasës së parë, nën udhëheqjen e mësueses Aldona Prokshi, kremtuan me gëzim Festën e Abetares.

Me recitime, këngë dhe aktivitete të ndryshme, ata shënuan përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre drejt dijes. Kjo festë ishte një moment i veçantë për të ndarë gëzimin e të mësuarit dhe sukseset e para në lexim e shkrim.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të bukur! Falënderime mësueses Aldona Prokshi për përkushtimin dhe punën e palodhur, si dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme.

Ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj!

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🌟Nxënësit tanë e festuan 1 Qershorin me aktivitete të ndryshme në natyrë. Ata...
01/06/2026

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🌟

Nxënësit tanë e festuan 1 Qershorin me aktivitete të ndryshme në natyrë. Ata u argëtuan duke vizatuar, luajtur lojëra të ndryshme dhe duke kaluar momente të bukura së bashku. Kjo ditë solli shumë buzëqeshje, kreativitet dhe gëzim për të gjithë.

Një falënderim i veçantë për mësimdhënësit tanë, të cilët me përkushtimin dhe kreativitetin e tyre e bëjnë procesin mësimor më tërheqës, më të këndshëm dhe më argëtues për nxënësit.

Gëzuar 1 Qershorin!

NJOFTIMPër pranimin e fëmijëve në klasën përgatitore / parafillor dhe regjistrimin e fëmijëve në klasëne parë, niveli ar...
15/05/2026

NJOFTIM

Për pranimin e fëmijëve në klasën përgatitore / parafillor dhe regjistrimin e fëmijëve në klasën

e parë, niveli arsimor 0 dhe 1, regjistrimi fillon nga data 15.05.2026 deri me 15.06.2026

Në klasën përgatitore/parafillor duhet të pranohen fëmijët që kanë moshën kalendarike 5-6 vjeç,

Në klasën e parë duhet të regjistrohen fëmijët që kanë moshën kalendarike 6 vjeç.


Sipas Ligjit të Arsimit Parauniversitar Neni 9, pika 2,6, femija i cili në kohën e fillimit të vitit

shkollor është nën minimumin e moshës së duhur ( 5 vite e 9 muaj) për shkollimin e detyruar

mund të regjistrohetnë këtë shkollim në bazë të rekomandimit të shërbimit profesional

pedagogjik-psikologjik.


Sipas Ligjit të Arsimit Parauniversitar Neni 15, vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit

është përgjegjësi krysore e prindit.


KUSHT :

Prindi ose kujdestari familjar është i obliguar që të jetë i pranishëm në pranimin e fëmijës

në klasën përgatitore/parafillore dhe regjistrimin e fëmijës në klasën e parë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PRANIM/ REGJISTRIMIN E FËMIUT:


1. Ekstrati i lindjes

Regjistrimi bëhet çdo ditë pune.

Krenari për shkollën tonë! Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se nxënësja e shkollës sonë Alea Berisha ka arritur të f...
12/05/2026

Krenari për shkollën tonë!

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se nxënësja e shkollës sonë Alea Berisha ka arritur të fitojë vendin e parë në garën “Math Kangaroo 2026” për klasat 3–4 në nivel komune.

Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës dhe talentit të nxënëses sonë, si dhe i mbështetjes së vazhdueshme nga familja dhe shkolla.

Falenderim i veçantë për mësimdhënësin e saj
Arsim Berisha për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme në përgatitjen dhe motivimin për të arritur rezultate të shkëlqyera.

Nxënëses sonë i urojmë edhe shumë suksese të tjera në garat dhe sfidat e ardhshme!

Address

Drenas

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu ”Azem Bejta” Shtuticë-Drenas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category