30/05/2026
Gjatë ekskursionit të organizuar me nxënësit e shkollës sonë, patëm kënaqësinë të vizitojmë ëmbëltoret “Drita” në Mitrovicë dhe “Sharri” në Gjakovë.
Me këtë rast, dëshirojmë t’i falënderojmë sinqerisht për mikpritjen e ngrohtë, shërbimin e shkëlqyer dhe atmosferën e këndshme që na ofruan. Pritja e tyre e veçantë e bëri vizitën tonë edhe më të bukur dhe la përshtypje shumë pozitive tek nxënësit dhe stafi ynë.
Mirënjohje të veçantë për profesionalizmin, bujarinë dhe respektin që treguan ndaj grupit tonë. Ju falënderojmë përzemërsisht dhe ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme në punën tuaj.
25/05/2026
Aromë Bajrami në shkollën tonë!
Falendërojmë bashkëfshatarin tonë z. Armend Kalanderi që me rastin e festës së Kurban Bajramit solli dhurata për nxënësit e klasëve të ndërrimit të pasditës. Ne si staf i shfmu: " Ulina " u jemi mirënjohës të gjithë atyre që sjellin gëzim në sytë e fëmijëve duke iu mësuar praktikisht se gjërat që ndahen me të tjerët kanë shije më të mirë. Respekt!
Urime Kurban Bajrami!
21/05/2026
Sot nxënësit e klasës së IX-të realizuan një vizitë në shkollën e mesme të lartë“Ruzhdi Berisha”, në Dragash ku u njohën nga afër me drejtimet dhe profilet që ofron kjo shkollë.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të vizitojnë kabinetet mësimore, të informohen për kushtet dhe aktivitetet që zhvillohen në shkollë, si dhe të marrin informata të dobishme për orientimin e tyre në të ardhmen.
Falënderojmë stafin e shkollës për mikpritjen dhe prezantimin e drejtimeve profesionale dhe edukative.
19/05/2026
Vizitë nga mjekët e QKMF-së
Sot në shkollën tonë patëm një vizitë mjekësore për klasën e parë dhe të pestë nga stafi profesionist i QKMF-së të cilët i falënderojmë për iniciativën.
Ne si shkollë jemi shumë të kënaqur që kemi nxënës të mirëedukuar dhe të shëndetshëm.
13/05/2026
Aktivitet fizik në lënden e Edukates Fizike nga mësimdhënësi Mentor Mejzini
11/05/2026
Sot, mësimdhënësit e shkollës sonë së bashku me nxënësit e klasave IV dhe V realizuan një vizitë edukativo-kulturore në qytetin historik të Prizrenit. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me monumentet historike, kulturore dhe trashëgiminë e pasur që karakterizon këtë qytet të veçantë.
Kjo vizitë shërbeu si një përvojë e vlefshme edukative dhe kulturore për nxënësit, duke ndikuar në zgjerimin e njohurive të tyre mbi historinë dhe kulturën e vendit tonë.
Në emër të shkollës, shprehim mirënjohje të veçantë për bashkëfshatarin tonë në mërgim dhe njëherit prindin, Labinot Kolloni, i cili mbështeti financiarisht realizimin e kësaj shëtitjeje me shumën prej 200 eurosh. E falënderojmë sinqerisht për përkrahjen dhe kujdesin ndaj nxënësve dhe shkollës sonë.
23/04/2026
📚 23 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Librit në shkollën tonë u shënua përmes leximit dhe komentimit të lektyrave shkollore duke pasur për qëllim vetëdijesimin rreth rëndësisë së librit. 📚🖋📖
23/04/2026
Emocion pas emocioni u shoqërua finalja e kuizit të diturisë, e mbajtur ndërmjet klasave VI, VII dhe VIII. Fituese doli klasa VI, ndërsa klasa VIII u rendit në vendin e dytë dhe klasa VII në vendin e tretë.
22/04/2026
22 PRILLI - DITA E TOKËS 🌍🌳
Me qëllim të kujdesit për planetin dhe vetëdijësimin e nxënësve për rëndësinë e ruajtjes së Tokës, sot në shkollën tonë u organizuan aktivitete për pastrimin e ambientit të jashtëm të shkollës dhe punimeve të bukura nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shfmu.: " Ulina" në Kosavë.
TOKA ËSHTË VET JETA, E JETA ËSHTË VET TOKA. 🌳
21/04/2026
Në shkollën tonë u organizua një ligjëratë vetëdijësuese me temë “Dhuna në familje dhe pasojat e saj”, e mbajtur nga përfaqësues të Stacionit Policor në Dragash. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të informojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve lidhur me format e ndryshme të dhunës në familje, pasojat që ajo sjell, si dhe mënyrat e raportimit dhe kërkimit të ndihmës.
Falenderojm Policin e Kosovës!
👮