SHFMU "Shaban Shabani" Llopushnik

SHFMU "Shaban Shabani" Llopushnik Kjo shkollë u formua më: 15.05.1970.. Në kuadër të shkollës qendrore në Llopushnik funksionojnë paralelet e ndara fizike në Brezne, Buçe dhe Pllavë.

10/09/2026

Njoftim për kodin e veshjes në shkollë!

Të nderuar prindër, nxënës dhe mësimdhënës!

Me qëllim të ruajtjes së rregullit, respektit, dinjitetit dhe një mjedisi të përshtatshëm shkollor, ju rikujtojmë se në shkollë duhet të respektohet kodi i veshjes.

Në ambientet e shkollës nuk lejohen veshjet që nuk janë të përshtatshme për procesin mësimor, përfshirë veshjet tepër të shkurtra, bluzat pa mëngë, veshjet e grisura, fundet shumë të shkurtra, pantallonat shumë të shkurtra sportive dhe veshje të tjera të papërshtatshme për ambientin shkollor.

Kërkojmë nga nxënësit që të tregojnë përgjegjësi dhe respekt ndaj rregullave të shkollës, ndërsa nga prindërit kërkojmë bashkëpunim dhe kujdes që fëmijët të vijnë në shkollë me veshje të përshtatshme.

Po ashtu, mësimdhënësit dhe stafi i shkollës janë pjesë e rëndësishme e këtij standardi dhe duhet të japin shembull me paraqitjen dhe sjelljen e tyre profesionale.

Kodi i veshjes nuk ka për qëllim të kufizojë nxënësit, por të sigurojë një ambient shkollor të respektueshëm, profesional dhe të përshtatshëm për të gjithë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Mirënjohje për Shoqatën “Bereqeti” – DragashNë emër të nxënësve, prindërve dhe kolektivit të SHFMU “Shaban Shabani” – Ll...
08/09/2026

Mirënjohje për Shoqatën “Bereqeti” – Dragash

Në emër të nxënësve, prindërve dhe kolektivit të SHFMU “Shaban Shabani” – Llopushnik, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për Shoqatën “Bereqeti” – Dragash, si dhe koordinatorin e saj, z. Samidin Flugaj, për donacionin e këpucëve të dhuruara sot për nxënësit tanë.

Ky kontribut është një dëshmi e solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit ndaj fëmijëve dhe komunitetit. Mbështetja juaj ka një vlerë të veçantë për nxënësit tanë dhe familjet e tyre.

Faleminderit që jeni pranë fëmijëve tanë dhe që me veprat tuaja të mira po sillni gëzim dhe mbështetje aty ku nevojitet më së shumti.

Me respekt dhe mirënjohje,
U.D. Drejtori i shkollës:
MSc. Behar Shala

🇹🇷 Falënderim për KFOR-in Turk!Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për KFOR-in Turk, për kontrib...
03/09/2026

🇹🇷 Falënderim për KFOR-in Turk!

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për KFOR-in Turk, për kontributin dhe kujdesin e treguar ndaj nxënësve tanë.

Sot, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, KFOR-i Turk i dhuroi çanta shkollore nxënësve të paraleles së ndarë fizike në Plavë.

Ky gjest dëshmon edhe një herë se kujdesi për fëmijët, arsimin dhe të ardhmen e tyre nuk njeh kufij. Për nxënësit tanë, kjo dhuratë nuk është vetëm një çantë shkolle, por një mesazh i bukur mbështetjeje, respekti dhe solidariteti.

Në emër të nxënësve, prindërve dhe kolektivit të shkollës, ju falënderojmë përzemërsisht për këtë donacion dhe për afërsinë tuaj me komunitetin tonë.

Faleminderit përzemërsisht për këtë donacion dhe për buzëqeshjet që sollët te fëmijët tanë! 🇹🇷🤝🇽🇰

Me respekt dhe mirënjohje:

U.D.Drejtori i shkollës:
MSc.Behar Shala

31/08/2026

NJOFTIM

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës!

Ju njoftojmë se të martën, më 1 shtator 2026, fillon zyrtarisht procesi mësimor për vitin shkollor 2026/2027.

Shkolla jonë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar një fillim të mbarë, të organizuar dhe të suksesshëm të vitit të ri shkollor.

⏰ Orari i fillimit të mësimit:

- Shkolla qendrore në Llopushnik – klasat VI–IX:
🕗 Ora 08:00

- Paralelet fizike në Brezne, Buçe dhe Plavë – klasat I–V:
• Ndërrimi i parë: 🕗 08:00
• Ndërrimi i dytë: 🕧 12:30

- Parafillorët:
🕗 Ora 08:00

Ju dëshirojmë të gjithëve një fillim të mbarë të vitit shkollor, me shumë suksese, arritje, bashkëpunim dhe shëndet!

Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Me respekt dhe mirënjohje:

U.D.Drejtori i shkollës:
MSc.Behar Shala

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

🚀🔥 SOT ËSHTË DITA – SUPERFINALJA! 🤖🏆Sot, SHFMU "Shaban Shabani" – Llopushnik përfaqësohet me krenari në Superfinalen e K...
12/07/2026

🚀🔥 SOT ËSHTË DITA – SUPERFINALJA! 🤖🏆
Sot, SHFMU "Shaban Shabani" – Llopushnik përfaqësohet me krenari në Superfinalen e Kosova Makers League 2026 nga nxënësit tanë të shkëlqyer: Elma Kryeziu, Rita Krasniqi, Rron Shala dhe Harbin Kryeziu, të udhëhequr nga mentori i tyre, Leutrim Qengaj.
Me shumë punë, përkushtim dhe pasion për robotikën, ata kanë arritur deri në mesin e ekipeve më të mira. Sot është dita e tyre për të dëshmuar talentin dhe dijen!
Ju urojmë shumë suksese dhe fat në këtë sfidë të madhe!
Forca Elma, Rita, Rron dhe Harbin! Na bëni krenarë! 💙🤖🏆

NJOFTIMTë nderuar prindër dhe nxënës!Ju njoftojmë se rezultatet e Testit të Arritshmërisë janë publikuar.I përgëzojmë të...
06/07/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe nxënës!

Ju njoftojmë se rezultatet e Testit të Arritshmërisë janë publikuar.

I përgëzojmë të gjithë nxënësit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi dhe u urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre arsimor.

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe të dashur nxënës!Me ndjenja mirënjohjeje dhe respekti të veçantë, përcjellim punëtor...
30/06/2026

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe të dashur nxënës!

Me ndjenja mirënjohjeje dhe respekti të veçantë, përcjellim punëtorin tonë teknik, z. Misin Bojaxhiu, i cili për më shumë se 19 vite shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi si punëtor teknik në shkollën tonë.

Kontributi, korrektësia dhe përkushtimi i tij kanë lënë gjurmë të vlefshme në mbarëvajtjen e institucionit tonë. Për këtë, e falënderojmë sinqerisht dhe i shprehim respektin tonë të veçantë.

I uroj shëndet të mirë, lumturi dhe çdo të mirë në jetën e tij, me bindjen se puna dhe angazhimi i tij do të kujtohen gjithmonë me respekt.

Me respekt dhe mirënjohje:

U.D.Drejtori i shkollës
MSc.Behar Shala

🎉🤖 FINALISTË NË GAREN E ROBOTIKËS! 🤖🎉Një sukses që na mbush zemrën me krenari!Ekipi i SHFMU "Shaban Shabani" – Llopushni...
26/06/2026

🎉🤖 FINALISTË NË GAREN E ROBOTIKËS! 🤖🎉
Një sukses që na mbush zemrën me krenari!
Ekipi i SHFMU "Shaban Shabani" – Llopushnik, i përbërë nga nxënësit Elma Kryeziu, Rita Krasniqi, Harbin Kryeziu, Enea Shala dhe Rron Shala, nën mentorimin e Leutrim Qengajt, ka siguruar me meritë pjesëmarrjen në Finalen e Garës së Robotikës KML Open 2025/26.
Ky rezultat është dëshmi e punës së palodhshme, talentit dhe përkushtimit të ekipit tonë. Jemi krenarë për këtë arritje dhe besojmë se në finalen që do të mbahet më 12 korrik në Prishtinë, do ta përfaqësojnë me dinjitet shkollën tonë.
👏 Urime ekipit tonë dhe suksese në finale! Le të vazhdojmë ta dëshmojmë se dija, inovacioni dhe puna e vazhdueshme sjellin rezultate të mëdha.
🏆 Rrugëtimi vazhdon... Finalja na pret!

Address

Dragas
22000

Opening Hours

Monday 07:00 - 15:00
Tuesday 07:00 - 15:00
Wednesday 07:00 - 15:00
Thursday 07:00 - 15:00
Friday 07:00 - 15:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Shaban Shabani" Llopushnik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share