16/12/2025
Suksesi në Olimpiadën Komunale të Matematikës!
Puna, këmbëngulja dhe besimi në vete janë çelësi i suksesit në Matematikë. Nxënësit tanë provuan se përkushtimi sjell rezultate të mëdha!
Me krenari ju njoftojmë se në ketë garë nxënësit e shkollës sonë: Amar Shabani (Klasa 7-të), u rendit në vendin e parë, Riad Nafezi (Klasa 8-të) po ashtu në vendin e parë si dhe Urat Shefqeti (Klasa 9-të) që u rendit në vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë njohurish, përkushtim dhe aftësi të spikatura në matematikë.
Njëkohësisht, shprehim mirënjohje për të gjithë nxënësit pjesëmarrës që me seriozitet dhe përgatitje dinjitoze përfaqësuan shkollën tonë në këtë garë intelektuale. Kontribut dhe angazhim të veçantë treguan edhe: Reis Mehmeti, Erdi Fetahu, Hylmi Fetahu dhe Albesa Hajredini.
Falënderim i veçantë i drejtohet mësimdhënësit të matematikës, Vajdin Ademi, për përkushtimin profesional, udhëzimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen motivuese që ka dhënë gjatë përgatitjes së nxënësve.
Amarit, Riadit dhe Uratit u dëshirojmë suksese të reja dhe arritje edhe më të mëdha në Olimpiadën në nivel republikan!