SHFMU "Deshmorët e Kombit" - Strellc i Ulët

SHFMU "Deshmorët e Kombit" - Strellc i Ulët Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Deshmorët e Kombit" - Strellc i Ulët, Educational consultant, Strellc i Ulët, Deçan.

SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Strellc i UlëtShprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për donatorin Arbnor F...
14/09/2026

SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Strellc i Ulët
Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për donatorin Arbnor Ferizaj dhe kompaninë e pastrimit NEA, për kontributin dhe angazhimin në pastrimin e kubëzave të oborrit të shkollës sonë.
Faleminderit për përkushtimin dhe mbështetjen tuaj në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të bukur për nxënësit tanë!
Bashkë për një shkollë më të mirë!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

21/06/2026

NJOFTIM PËR TESTIN E ARRITSHMËRISË 2026!

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Bazuar në Vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 2/1715, datë 28.04.2026, Testi i Arritshmërisë për vitin 2026 do të mbahet më 26 qershor 2026 (e premte).

Organizimi i Testit të Arritshmërisë në Komunën e Deçanit do të realizohet në SHFMU "Lidhja e Prizrenit" dhe IAAP" Tafil Kasumaj" në Deçan.

Qendra e Testimit 1 (Q1)
"Lidhja e Prizrenit" Deçan

Nxënësit e shkollave:

SHFMU "Sylë Alaj"
SHFMU" Bajram Curri"
SHFMU "Maxhun Çekaj"
SHFMU "Dëshmorët e Kombit"
SHFMU "Faik Konica"
SHFMU "Rexhep Kadrijaj"
SHFMU "Kuvendi i Verrave të Llukës"
SHFMU "Drita"
SHFMU "Esad Mekuli"

Qendra e Testimit 2 (Q2)
"Lidhja e Prizrenit" Deçan

Nxënësit e shkollave:

SHFMU "Isa Boletini"
SHFMU "Lidhja e Prizrenit"
SHFMU "Dëshmorët e Voksh*t"

Qendra e Testimit 3 (Q3)
IAAP" Tafil Kasumaj" Deçan

Nxënësit e shkollave:

SHFMU "Jusuf Gërvalla"
SHFMU "Heronjtë e Dukagjinit"
SHFMU "Lan Selimi"
SHFMU "Sylejmon Vokshi"
SHFMU "Dëshmorët e Baballoqit"
SHFMU" Ardhmëria"

🕘 Nxënësit duhet të jenë në qendrën e testimit në ora 09:00.

🕙 Fillimi i testit: ora 10:00.

Lusim të gjithë nxënësit të paraqiten me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e komisioneve të testimit.

Të gjithë nxënësve ju urojmë shumë suksese në Testin e Arritshmërisë 2026!

Drejtoria Komunale e Arsimit – Deçan

Sot, në shkollën tonë, u zhvillua procesi i vlerësimit të fëmijëve për regjistrim në klasën e parë për vitin shkollor 20...
11/06/2026

Sot, në shkollën tonë, u zhvillua procesi i vlerësimit të fëmijëve për regjistrim në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.
Ky proces u realizua me përkushtim dhe profesionalizëm nga shërbimi profesional i shkollës, i përbërë nga pedagogu Hysen Balaj, psikologia Besarta Tahirukaj, logopedja Diellëza Hulaj dhe asistentja Liridona Hylaj Gashi, me qëllim të vlerësimit të gatishmërisë së fëmijëve për fillimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre arsimor.
Falënderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe besimin e treguar, si dhe fëmijët për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e tyre gjatë këtij procesi.
Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të nxënësve tanë!

08/05/2026
Sot, për nder të Ditës së shkollës sonë “Dëshmorët e Kombit”, mësimdhënësit dhe nxënësit organizuan një program festiv, ...
08/05/2026

Sot, për nder të Ditës së shkollës sonë “Dëshmorët e Kombit”, mësimdhënësit dhe nxënësit organizuan një program festiv, të mbushur me emocione, krenari dhe suksese.

Gjatë kësaj dite të veçantë u bënë homazhe për dëshmorin, ish-nxënësin e shkollës sonë Naser Bajramaj, si dhe u shpërndanë mirënjohje dhe medalje për nxënësit që treguan suksese në sport.

Falënderim i veçantë për drejtorin e DKA-së, drejtorët e shkollave, pedagogët dhe prindërit që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe kontribuan në madhështinë e kësaj feste.

Urime Dita e shkollës “Dëshmorët e Kombit”!

Sot, me vendim të Kryetarit të Deçanit, data 6 maj 2026 shpallet ditë pushimi në nderim të Ditës së Dëshmorëve.Me respek...
05/05/2026

Sot, me vendim të Kryetarit të Deçanit, data 6 maj 2026 shpallet ditë pushimi në nderim të Ditës së Dëshmorëve.
Me respekt e mirënjohje për sakrificën e tyre, kujtojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve

03/04/2026
Sot,nxënësit e shkollës sonë, përfermuan  me një program festiv për nder  të 17 shkurtit , ditës së Pavarsisë së Kosovës...
16/02/2026

Sot,nxënësit e shkollës sonë, përfermuan me një program festiv për nder të 17 shkurtit ,
ditës së Pavarsisë së Kosovës.
Kjo ditë, shenon kurorëzimin e një rrugë të gjatë sakrifice, përpjekje dhe qëndresë për liri !

Address

Strellc I Ulët
Deçan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Deshmorët e Kombit" - Strellc i Ulët posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share