SHFMU “Drita” Gramaçel

SHFMU “Drita” Gramaçel Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU “Drita” Gramaçel, School, Gramaçel, Deçan.

Njoftim për fillimin e vitit të ri shkollor🔔🏫Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Ju njoftojmë se viti i ri shkoll...
31/08/2026

Njoftim për fillimin e vitit të ri shkollor🔔🏫

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se viti i ri shkollor fillon më 1 shtator 2026, ditë e martë.
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, përkushtim dhe arritje të reja. Të gjithë nxënësve ju dëshirojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese gjatë këtij viti!

Mirë se vini dhe suksese të gjithëve!

Me respekt drejtori i SHFMU “Drita” në Gramaçel,
z. Musa Kasumaj

📢 NJOFTIMNjoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë të nxënësve të klasave 1–9 se ka filluar procesi i plotës...
29/08/2026

📢 NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë të nxënësve të klasave 1–9 se ka filluar procesi i plotësimit dhe grumbullimit të Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2026/2027.

Deklarata do të shpërndahet përmes shkollave. Prindërit/kujdestarët ligjorë duhet ta plotësojnë, ta nënshkruajnë dhe ta kthejnë në shkollë përmes nxënësit.

Afati i fundit për përfundimin e këtij procesi është 1 tetor 2026.

Lusim të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për bashkëpunim dhe respektim të afatit, në mënyrë që procesi të zhvillohet me sukses në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan

SHFMU “Drita” në Gramaçel përfituese e katër kabineteve mësimore Shkolla jonë është përfituese e katër kabineteve mësimo...
06/08/2026

SHFMU “Drita” në Gramaçel përfituese e katër kabineteve mësimore

Shkolla jonë është përfituese e katër kabineteve mësimore falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Deçanit.

Kabinetet e reja janë për lëndët:
🧪 Kimi
⚛️ Fizikë
🧬 Biologji
➗ Matematikë

Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke u ofruar nxënësve mundësi më të mira për zhvillimin e aktiviteteve praktike dhe përvetësimin e njohurive bashkëkohore.
Falënderojmë Ministrinë e Arsimit dhe DKA-në e Komunës së Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e cilësisë së arsimit në shkollën tonë.

Drejtori Musa Kasumaj në emër te stafit të shkollës dhe të komunitetit falënderon shumë të gjithë ata që kontribuan.

Nxënësit e shkollës “Drita” me sukses të jashtëzakonshëm në nivel shtetëror! 🇽🇰⭐️💻👨🏻‍💻👩🏽‍💻
13/07/2026

Nxënësit e shkollës “Drita” me sukses të jashtëzakonshëm në nivel shtetëror! 🇽🇰⭐️💻👨🏻‍💻👩🏽‍💻

NJOFTIM SHFMU "DRITA”" në Gramaçel  📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARË DHE KLASËN PËRGATITORENë bazë...
10/06/2026

NJOFTIM

SHFMU "DRITA”" në Gramaçel
📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARË DHE KLASËN PËRGATITORE

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës nr. 04/L-032, neni 9, si dhe Udhëzimit Administrativ nr. 09/2023 të MAShTI-t për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, SHFMU “DRITA” në Gramaçel njofton të gjithë prindërit/kujdestarët ligjorë se ka filluar procesi i regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë dhe në klasën përgatitore (parafillore), i cili do të vazhdojë deri më DATËN 15 QERSHOR 2026.
✅ Kushtet për regjistrim:
• Fëmija regjistrohet në klasën e parë pasi të ketë mbushur moshën minimale 6 vjeç;
• Fëmija regjistrohet në klasën përgatitore/parafillore pasi të ketë mbushur moshën minimale 5 vjeç;
• Regjistrimi i fëmijës në klasën e parë nën moshën minimale 6 vjeç bëhet vetëm me rekomandim të ekipit profesional me bazë në shkollë;
• Vlerësimi dhe regjistrimi bëhen në prani të fëmijës dhe të njërit prind ose kujdestarit ligjor.
📄 Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
• Certifikata ose ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj);
• Dëshmia e vaksinimit të fëmijës nga qendra e vaksinimit;
• Dëshmia e vendbanimit nga bashkësia lokale (jo më e vjetër se 6 muaj);
• Dokument identifikues i prindit ose kujdestarit ligjor;
• Formulari i regjistrimit, i cili plotësohet në shkollë gjatë procesit të regjistrimit.
Drejtoria e shkollës u uron mirëseardhje të gjithë fëmijëve që plotësojnë kushtet për regjistrim dhe suksese të shumta në rrugëtimin e tyre drejt dijes, edukimit dhe zhvillimit personal.

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Musa Kasumaj

Donacion për shkollën nga një ish-nxënësi Adriatik BytyqiAdriatik Bytyqi nga Baballoqi, ish-nxënës i shkollës sonë, i ci...
08/06/2026

Donacion për shkollën nga një ish-nxënësi Adriatik Bytyqi

Adriatik Bytyqi nga Baballoqi, ish-nxënës i shkollës sonë, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhuruar një motorr-makinë për prerjen e barit.

Drejtori i shkollës, Musa Kasumaj, në emër të shkollës dhe të komunitetit, i shprehu falënderimet më të sinqerta Adriatikut për këtë kontribut të çmuar, që do të ndihmojë në mirëmbajtjen e ambientit të shkollës dhe të oborrit.

Ky është një shembull i shkëlqyer i lidhjes së vazhdueshme të ish-nxënësve me shkollën dhe mbështetjes së komunitetit tonë.

Në ambientet e SHFMU “Drita” në Gramaçel ka filluar të kryhet vlerësimi i parashkollorëve aktual, për të vijuar për në k...
29/05/2026

Në ambientet e SHFMU “Drita” në Gramaçel ka filluar të kryhet vlerësimi i parashkollorëve aktual, për të vijuar për në klasën e parë për vitin e ri shkollor 2026-2027.

Kjo procedurë po zhvillohet sipas udhëzimeve të MASHT-i dhe të DKA-së.
Ky proces po realizohet në prani të drejtorit të shkollës Musa Kasumaj, psikologes së shkollës, pedagoges së shkollës si dhe mësueses së klasës së parashkollorit, Qendresa Avdiu.

Ju urojmë suksese nxënësve!
Faleminderit prindërve për bashkëpunimin!

🌟 Suksesi i nxënëseve tona! 🌟Me shumë krenari ndajmë lajmin se nxënëset tona, Elisa Avdiu, Blina Jasiqi dhe Esma Hasanaj...
28/05/2026

🌟 Suksesi i nxënëseve tona! 🌟

Me shumë krenari ndajmë lajmin se nxënëset tona, Elisa Avdiu, Blina Jasiqi dhe Esma Hasanaj, janë vlerësuar me mirënjohje nga shtëpitë botuese Dukagjini dhe Pearson për kreativitetin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e videove me temën “My idea for a better world…”.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për mentoren Albulena Mataj, e cila i motivoi dhe u dha mundësinë të shprehin talentin dhe kreativitetin e tyre përmes këtij aktiviteti.

Urime vajzave për këtë sukses të merituar dhe suksese të mëtejshme! 💙✨

Nxënësit e ciklit 6–9 pjesëmarrës në eventin edukativ “Kids on The Moon” 🧑‍🧒‍🧒🌖në Prishtina Mall 💻🛩️Nxënësit e ciklit 6–...
19/05/2026

Nxënësit e ciklit 6–9 pjesëmarrës në eventin edukativ “Kids on The Moon” 🧑‍🧒‍🧒🌖në Prishtina Mall 💻🛩️

Nxënësit e ciklit 6–9 të shkollës sonë patën kënaqësinë të marrin pjesë në eventin edukativ “Kids on The Moon”, i organizuar në ambientet e Prishtina Mall, me datë 18 maj 2026.

Ky aktivitet unik solli për herë të parë në Kosovë teknologjinë dhe eksperiencat inspiruese të lidhura me NASA dhe ESA, duke u ofruar nxënësve mundësinë të mësojnë më shumë rreth hapësirës dhe rrugëtimit të njerëzimit drejt saj.
Përmes instalacioneve interaktive dhe aktiviteteve praktike, nxënësit tanë u njohën me botën e astronomisë, teknologjisë hapësinore dhe eksplorimit të universit në një mënyrë argëtuese dhe edukative. Ata treguan interesim të madh, kuriozitet dhe entuziazëm gjatë gjithë vizitës.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla edukative ndihmon në zhvillimin e njohurive shkencore, kreativitetit dhe frymës hulumtuese tek nxënësit tanë. Shkolla jonë vazhdon të mbështesë dhe inkurajojë përfshirjen e nxënësve në aktivitete që pasurojnë përvojën e tyre mësimore dhe kulturore.

SHFMU “Drita” feston 78-vjetorin e themelimit 🏫Në një atmosferë festive dhe plot emocion, SHFMU “Drita” shënoi 78-vjetor...
16/05/2026

SHFMU “Drita” feston 78-vjetorin e themelimit 🏫

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, SHFMU “Drita” shënoi 78-vjetorin e themelimit të saj, duke organizuar një program të pasur artistik dhe kulturor të përgatitur me përkushtim nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës.

Programi përfshiu pika të ndryshme artistike, recitime, këngë, valle dhe prezantime kreative, të cilat pasqyruan talentin, punën dhe entuziazmin e nxënësve tanë. Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë edhe shumë mysafirë, prindër, ish-mësimdhënës, të cilët e nderuan festën me praninë e tyre.

Gjatë aktivitetit, drejtori Musa Kasumaj vlerësoi punën dhe kontributin e vazhdueshëm të shkollës në edukimin dhe formimin e brezave ndër vite, e ndërsa të pranishmit shijuan një program të larmishëm dhe të organizuar me shumë përkushtim.

Mirënjohje për nxënësit, për talentin, angazhimin dhe entuziazmin e treguar gjatë përgatitjes dhe realizimit të programit festiv.

Urime 78-vjetori i themelimit të shkollës sonë!

Address

Gramaçel
Deçan
51000

Opening Hours

Monday 07:30 - 15:00
Tuesday 07:30 - 15:00
Wednesday 07:30 - 15:00
Thursday 07:30 - 15:00
Friday 07:30 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU “Drita” Gramaçel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category