Shejkh - IMAM Albani

Shejkh - IMAM Albani Ai u lind në vitin 1914 në Shkodër të Shqipërisë. Imam Albani është prej Imamëve të Ehli-Sunnetit dhe muhadith i shek.20

11/09/2026

Prej lutjeve profetike është që, kur sheh ndonjë të sëmurë, të thuash këtë lutje. Madje, shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se kjo lutje thuhet edhe kur njeriu sheh havarixhët (tekfircat) dhe të ngjashmit me ta:

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي عَافَانِي مِمَّا ابْتَلَاكَ بِهِ، وَفَضَّلَنِي عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقَ تَفْضِيلًا

“Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ka ruajtur nga ajo me të cilën të ka sprovuar ty dhe më ka dalluar mbi shumë prej atyre që ka krijuar.”

Nuk ka bashkim në të kotën!Pyetësi thotë:Të bashkohemi duke qenë në gabim është më mirë sesa të përçahemi duke qenë në t...
09/09/2026

Nuk ka bashkim në të kotën!

Pyetësi thotë:

Të bashkohemi duke qenë në gabim është më mirë sesa të përçahemi duke qenë në të vërtetën; jo çdo e vërtetë është e saktë dhe jo çdo e kotë është gabim?

Përgjigjja:

Kjo është fjalë poetike dhe imagjinare.

Çfarë dobie ka bashkimi duke qenë në gabim? Dhe çfarë dëmi ka ndarja, nëse disa janë në të vërtetën e disa janë në gabim?

Zoti ynë, i Plotfuqishëm, thotë: فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلَّا الضَّلَال

“E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes?” (Jnus 32).

Dhe thotë: وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَا يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ (١١٨) إِلَّا مَنْ رَحِمَ رَبُّك (١١٩)

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë, përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt.” (Hud 118–119).

Dhe hadithi i njohur – e ky, në realitet, sipas mendimit tim, është goditje shkatërruese për shpinën e grupeve islame që nuk kapen pas metodologjisë sunite selefije – është:

“Hebrenjtë u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe; të krishterët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe; ndërsa umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha janë në Zjarr përveç njërës.”

Thanë:

Cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?

Ai tha:

Ajo është xhemati.

Në një transmetim tjetër tha:

“Ajo që i përmbahet asaj në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”

Pra, kjo fjalë bie ndesh me Kur’an-in, bie ndesh me Sunetin dhe bie ndesh me logjikën.

Si mund të jetë bashkimi duke qenë në gabim më i mirë sesa ndarja duke qenë në të vërtetën?! Disa janë në të vërtetën dhe disa janë në gabim!

Së pari, kjo është diçka që Allahu e ka lejuar të ndodhë me caktimin e Tij.:

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme.” (Hud 118).

Së dyti, ky është lajmi i të Dërguarit të pagabueshëm salAllahu alejhi ue selem, se umeti do të ndahet më shumë sesa u ndanë hebrenjtë dhe të krishterët. Dhe vetëm një grup prej këtyre shtatëdhjetë e tri grupeve është në të vërtetën, ndërsa të tjerët janë në të kotën.

Prandaj, atij që e thotë këtë fjalë, duke qenë e qartë pavlefshmëria e saj, i thuhet: هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

“Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!” (Bekare 111).

Dhe nuk ka nevojë të thuhet më shumë se kaq.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Huda uen-Nur, Nr. 310)
Përktheu: Besim Gjelaj

03/09/2026

Të ruhemi nga idetë e havarixhëve

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Kur studiojmë realitetin e grupeve islame që kanë ekzistuar për afërsisht një shekull, si dhe idetë dhe praktikat e tyre, do të vërejmë se shumë prej tyre nuk kanë përfituar, e as nuk kanë sjellë ndonjë përfitim të rëndësishëm, pavarësisht britmave dhe zhurmës së tyre se duan të vendosin një qeverisje islame. Për shkak të këtij pretendimi të pabazë, është derdhur gjaku i shumë të pafajshmëve, pa arritur ata të realizojnë asgjë nga ajo që pretendonin.

Ende vazhdojmë të dëgjojmë prej tyre besime që bien ndesh me Kur’an-in dhe Sunetin, si dhe vepra që janë në kundërshtim me Kur’an-in dhe Sunetin, përveçse vazhdojnë t’i përsërisin ato përpjekje të dështuara që bien ndesh me Sheriatin.

Në përfundim, them: Ekziston një fjalë e njërit prej thirrësve, të cilën do të doja që pasuesit e tij t’i përmbaheshin dhe ta zbatonin. Ai ka thënë:

“Vendoseni shtetin islam në zemrat tuaja, e ai do të ngrihet për ju edhe në tokën tuaj.”

Sepse, nëse muslimani e korrigjon akiden e tij, duke u bazuar në Kur’an-in dhe Sunetin, nuk ka dyshim se me këtë do të përmirësohet adhurimi i tij, do të përmirësohet morali i tij dhe do të përmirësohet sjellja e tij, e kështu me radhë.

Mirëpo, për fat të keq, këta njerëz nuk e zbatuan këtë fjalë të mirë. Ata vazhduan të bërtisnin dhe të kërkonin ngritjen e një shteti musliman, por pa ndonjë rezultat. Vërtet, për ta është me vend fjala e poetit:

“Shpreson shpëtimin, por nuk ndjek rrugët që të çojnë tek ai.

Vërtet, anija nuk lundron mbi tokë të thatë.”

Ndoshta ajo që përmenda është bindëse për çdo njeri të paanshëm dhe mjafton për t’i dhënë fund këmbënguljes së çdo kundërshtari. Prej Allahut kërkojmë ndihmë.

(Fitnetu et-Tekfir, f.13)
Përktheu: Besim Gjelaj

19/08/2026
22/06/2026

Butësia në thirrjen drejt së vërtetës

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Këta që kundërshtojnë Kur’anin dhe Sunetin, pa dyshim janë të humbur. Përderisa janë në këtë gjendje, ata janë të sëmurë (në aspektin e devijimit), ndaj ne duhet të kemi dhembshuri për ta, t’i trajtojmë me butësi dhe t’i thërrasim (në të vërtetën), ashtu siç ka ardhur në ajetin: ادْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ ۖ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ta në mënyrën më të mirë.” (Nahl 125).

Ne vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim derisa të na bëhet e qartë për ndonjërin prej tyre se ai është kokëfortë, se i mohon të vërtetat dhe se butësia e mirësjellja me të nuk sjellin asnjë dobi. Atëherë hyn në fuqi fjala e Zotit tonë, të Plotëfuqishëm: فَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ

“Prandaj largohu nga të paditurit!” (‘Araf 199).

(Huda ue Nur, nr. 735)
Përktheu: Besim Gjelaj

Address

Deçan
51000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shejkh - IMAM Albani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shejkh - IMAM Albani:

Shortcuts

Share

Category